Dating

Si të sillesh kur takon për herë të parë prindërit e të dashurës

4 Korrik 2018

Si të sillesh kur takon për herë të parë prindërit

Hall më vete edhe ky!

Ndonjëherë duke u përpjekur të bësh figurë të mirë, nga emocionet dhe dëshira për të treguar sa më shumë mund të prishësh gjithë punën.

Ka një listë me gjëra që duhen dhe nuk duhen bërë gjatë prezantimit si “dhëndër i ardhshëm” kështu që zbrisni më poshtë për t’i zbuluar.

Si të sillesh kur takon për herë të parë prindërit

Bëhu një mysafir i mirë

Bëj të gjithë detyrat që duhet të bëjë një “mysafir”. Përpiqu të ndjekësh rregullat e vendit dhe të njerëzve me të cilët ndodhesh.

Kështu do ta kthesh më lehtë situatën në favorin tënd.

Mos u mburr

Ndoshta ti po mendon t’i befasosh ama kjo nuk është diçka që duhet bërë. Përpiqu të tregohesh modest teksa tregon për jetën dhe për karrierën tënde.

Kujdes me veprimet

Tegohu i kujdesshëm me vajzën e tyre, por mos e kalo masën. Ti nuk e di nëse prindërit e saj i kanë apo jo qejf dashuriçkat në tavolinë.

Kujdes me humorin

Ndoshta njerëzit rreth teje do të kenë të vështirë të kuptojnë humorin tënd. Kështu që mos guxo shumë me të!

Burimi: metroUk