Metropolitan

E ardhmja e sigurtë e Eselës

E ardhmja e sigurtë e Eselës

Ishte në Romë, në qytetin ku jeton, kur zilja e telefonit e sinjalizoi për një tjetër ofertë pune që do t’i vinte nga Tirana. Ishte zilja që ajo zakonisht e pret për ndonjë projekt të ri në teatër apo film. Këtë herë ishte për një spot televiziv, që e gëzoi në fakt po aq.

Sepse ishte përzgjedhur të luante rolin e protagonistes e për të xhiruar si të ishte në një film me metrazh të shkurtër. E mbi të gjitha sepse do të provonte për pak ditë ndjesinë e të qenit një mami, e dashur dhe shumë e kujdesshme, e një vajzë, të cilën në të vërtetë ajo ende nuk e ka.

E ardhmja e sigurtë e Eselës

E shijoi si të ishte krejt e vërtetë kjo marrëdhënie. U kënaq me xhirimet e spotit, të cilin prej pak ditësh po e shijojnë të gjithë prej ekranit të televiziorit e rrjeteve sociale, aq sa bashkëbisedimi i vajzës së vogël me mamin e saj është kthyer në refren: “Mami ti do të jesh gjithmonë pranë meje, apo jo? Sigurisht që po. Edhe nëse vijnë piratët të më marrin? Unë do ta dijë gjithmonë ku të të gjej. Po nëse dua të dëgjoj zërin tënd?  Ti, vetëm më thuaj. Të dua mami!”.

Mami është aktorja Esela Pysqyli, të cilën dy muaj më parë, publiku shqiptar e pa në skenën e teatrit me shfaqjen “Shumë zhurmë për asgjë”.  Ndërsa tani po e sheh çdo ditë si një mami e lumtur krah fëmijës së saj, duke përcjellë mesazhet e familjes së qetë e të sigurtë me Vodafone Connected Watch.

E ardhmja e sigurtë e Eselës

Esela e përshkruan si një eksperiencë krejt të veçantë dhe e rikthyer sërish në Romë, ka disa detaje për të na rrëfyer, nga sheshi xhirimi e ndjesitë e saj.

Si u ndjeve nën petkun e nënës që mbron të bijën? A mendon se do të ishe e mirë dhe e kujdesshme si nënë?

Në sheshxhirim të spotit që tashmë po shfaqet kudo, provova se çfarë do të thotë pak a shumë mami me kohë të plotë, të paktën për dy ditë. Të jem një nënë e mirë dhe e kujdesshme sigurisht që do kthehet në misionin parësor për mua kur të bëhem me fëmijë.

Në rrjetet sociale shkruajte “vajza ime për pak ditë”. Si ishte të ndjeheshe “nënë për pak ditë”?

Unë i kam shumë qejf fëmijët dhe krijoj lehtë afrimitet duke luajtur me ta. Por kjo është një gjë dhe është komplet tjetër gjë të të duhet ta bësh këtë gjithë ditën. Fëmijët duan një durim të paparë që t’i “bindësh” për diçka, nuk mundesh thjesht t’i gënjesh. Kjo ishte e vështirë, por sigurisht edhe zbavitëse. Ishte një provë se si do jenë ditët e mia kur të kem një fëmijë.

Cilat kanë qenë reagimet e njerëzve për spotin?

Mikeshat e mia më të afërta janë gati të gjitha mami të reja dhe janë përqendruar tek ana emocionale e spotit, i cili ka goditur në shenjë.

Po të ishe vetë nënë, a do t’i blije një Vodafone Connected Watch fëmijës për t’u ndjerë e sigurtë ku është në çdo moment të ditës?

Do të doja shumë që të jetonim në një botë ku prindërit t’i linin të lirë fëmijët e tyre të zbaviteshin dhe, edhe të gabonin, pa qenë të shqetësuar për sigurinë e tyre. Por ky realitet duket akoma larg, prandaj me siguri do t’ia blija edhe unë fëmijës sim.

Si ishte pervoja me spotin e Vodafone Albania? Dhe si të erdhi ftesa?

Ftesa për të marrë pjesë në audicion më erdhi nga Le Spot group, duke qenë se kam punuar edhe një herë tjetër me ta, madje edhe atëherë për Vodafone-in. Njësoj si herën e parë isha e sigurtë se stafi realizues ishte i një niveli shumë të lartë dhe kjo më bëri të fluturoj nga Roma për në Tiranë dy orë, pasi mora vesh se isha përzgjedhur. Për mua ishte si të xhiroja një film me metrazh të shkurtër.

A është emocionuese e ardhmja jote... e afërt? Role dhe projekte të bukura në horizont?

Të ardhmen time e shoh gjithmonë emocionuese dhe përpiqem të mendoj se varet prej meje. Përpara është akoma vera dhe jam duke programuar pushimet. Por ndërkohë po planifikoj edhe projektet e ardhshme në punë.

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

The safe future of Esela

E ardhmja e sigurtë e Eselës