Showbiz dhe TV

Blero dhe Afrona ndahen para dasmës? Postimi në Instagram shpjegon gjithçka

1 Korrik 2018

Blero dhe Afrona ndahen para dasmës? Postimi në Instagram shpjegon

Historia e dashurisë e Bleros dhe Afrona Dikës ka përshkuar ulje- ngritje të mëdha përgjatë viteve.

Këtë verë teksa pritet që çifti të kurorëzojë dashurinë u dyshua se me shumë mundësi ishin ndarë pak para ceremonisë martesore. Shkak i aludimeve u bë fakti që nuk ndiqeshin më  në Instagram dhe Afrona kishte fshirë çdo foto të saj me të.

Blero dhe Afrona ndahen para dasmës? Postimi në Instagram shpjegon

Blero nga ana e tij vazhdonte t’i mbante fotot. Por nuk ka zgjatur shumë dhe janë kthyer bashkë përsëri. Ditën e djeshme Afrona ka postuar këtë foto në Instagram ku shkruan:

“Asnjë lidhje nuk është perfekte. Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Ata që ia dalin dhe kapërcejnë gjithçka janë ata që duhen vërtet.”

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e kësaj natyre. Në 2016- ën dyshja i dha fund lidhjes 1- vjeçare e cila u shoqërua sipas Prive edhe me një zënkë të madhe mes të dyve në një club të Prishtinës.

Blero dhe Afrona ndahen para dasmës? Postimi në Instagram shpjegon

Mes çiftit nuk munguan edhe zënkat virtuale ku postimet e bëra në llogaritë përkatëse ishin haptazi dedikim për njëri- tjetrin.

Nuk zgjati shumë dhe ata u kthyen sërish bashkë. Por kriza e radhës nuk vonoi. Marrëdhënia Blero- Afërdita pati vazhdimisht probleme, që sado të mëdha të ishin, të dashuruarit e gjenin përherë rrugën drejt pajtimit dhe bashkimit.