Para se të parakalojë nëpër sfilata, Miranda Kerr nuk lë pa konsumuar pijen e saj të mëngjesit: një përzierje e frutave Goji, ujit të kokosit, farave Chia, pluhurit të papërpunuar të kakaos dhe pluhurit vegan të orizit. Për modelen e suksesshme "bukuria e vërtetë fillon me atë që shtron në tavolinë". Dieta e saj e pasur në proteina, e lejon që herë pas here të bëjë bdonjë "gabim", duke ngrënë kek me mollë e banane.
"Kam qënë me fat, pasi kam oatur një mama që gatuante në shtëpi pjata të shëndetshme dhe të ushqyeshme. Me kalimin e kohës ajo perfeksionoi gatimin e perimeve. Ajo që i bënte këto pjata edhe më të shijshme ishte përbërësi më i rëndësishëm: përgatitja e tyre me dashuri" tha themeluesja e linjës kozmetike organike "Kora".
Ja një ditë në tavolinë me ish-modelen e Victoria's Secret:
Në mëngjes:
Çaj jeshil me pak limon dhe një sallatë frutash ose një jogurt ose tost ose 2 vezë të zjera.
Dreka:
Sallatë me peshk ton, një copë bukë, çaj jeshil
Midis vakteve:
Frut ose arra
Darka:
Proteina, kryesisht salmon ose ton me perime dhe çaj jeshil.
Burimi: Marie Claire