Le të flasim pak për smoothie-t. Cili është i preferuari juaj?
Në fakt për këtë po ju shkruajmë për t’ju treguar recetën e smoothie-t më të shijshëm të të gjitha kohërave. Është aq i thjeshtë sa që mund të përgatitet në vetëm 5 minuta!
Çfarë ju duhet?
Luleshtrydhe
Banane
Qumësht
Si ta bëni?
Filloni duke pastruar e prerë me kujdes frutat e mësipërme. Sasia e përbërësve varet nga sasia e smoothie-t që dëshironi të përgatisni. Frutat e prera hidhini në blender dhe më pas shtoni në to qumësht. Kur të vini re se frutat dhe qumështi kanë krijuar një lëng të njëtrajtshëm, masën e përgatitur hidheni nëpër gota.
Kujdes!
Mos shtoni sheqer. Një smoothie i mirë nuk ka kurrë sheqer.