Celebrity

Nicole Kidman s’flet kurrë me mesazhe me të shoqin, prandaj ka 12 vite e martuar

27 Qershor 2018

Nicole Kidman s’flet kurrë me mesazhe me të shoqin, prandaj ka

Pa ndonjë vështirësi të madhe vihet re se Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj prej  vitesh janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Qofshin në evente apo në tapet të kuq, janë gjithnjë pranë, duke u puthur, përqafuar apo duke parë thellë në sytë e njëri-tjetrit.

Në një intervistë me Parade, Kidman zbuloi një prej sekretet e një martese të lumtur. “S’kemi folur kurrë me mesazhe. Marrëdhënia jonë s’është e tillë dhe kjo është interesante, apo jo? Flasim në celular.”

Nicole Kidman s’flet kurrë me mesazhe me të shoqin, prandaj ka

Aktorja shpjegoi më tej se ata preferojnë mënyra të tjera kontakti. “Flasim zë me zë ose lëkurë mbi lëkurë, siç e quajmë ne. Flasim gjatë gjithë kohës, flasim në Facetime, thjesht nuk mesazhojmë. Më duket sikur mesazhet lënë shumë për të keqinterpretuar.”

Ju mund të mendoni se çifti vuri këtë rregull strikt në fillim të marrëdhënies dhe thjesht e ndoqi gjithë këtë kohë, por në të vërtetë, s’ndodhi kështu. Kidman tregon se ndodhi prej rrethanave. “Kemi bërë kështu që në fillim. Nisi sepse unë nuk dija të mesazhoja atëherë dhe thjesht funksionoi për ne. Kështu që, tani flasim vetëm me zë ose figurë.”

Ja ku jemi. Më pak teknologji, më shumë kontakt “zë me zë” dhe keni në duar një marrëdhënie të suksesshme.