Ronela Hajati ka thumbuar kolegët përmes një postimi në Instagram lidhur me blerjen e klikimeve. Sipas Ronelës, tregu shqiptar dhe artistët shqiptarë nuk mund t’i bëjnë kurrsesi 4 milionë klikime në pak ditë.
“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna s’i bën morë vëllezër e motra, apo ça është Rihanna para nesh thuaj”, ka shkruar ajo.
Sipas jush, kush po i blen klikimet?