Modelja e famshme e Victoria’s Secret, Candice Swanepoel është bërë për herë të dytë nënë e një djali, i cili erdhi në jetë pak orë më parë. Mamaja e vogëlushit 20-muajsh dhe i fejuari i saj Hermann Nicoli e kanë ndarë lajmin me miqtë e tyre në rrjete sociale.
Supermodeles nuk i është pritur dhe menjëherë ka ndarë foton e parë të bebushit që shtrëngonte gishtin e nënës së tij.
“E bekuar!- shkroi ajo, teksa i prezantonte botës vogëlushin, emri i të cilët nuk është ende i ditur. Faleminderit shumë për gjithë urimet. Djali ynë i vogël erdhi në shtëpi sot në mëngjes dhe s’mund të ishte më perfekt se kaq!”.
Në dhjetor të vitit të shkuar, ëngjëlli 29-vjeçar ndau lajmin e shtatzënisë së dytë përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it.
Burimi: People