
Prej kohësh, Facebook po përpiqet të tërheqë më shumë përdorues me një seksion të dedikuar videove të quajtur Ëatch. Videot janë prodhime origjinale dhe synimi është t’i përngjasojë aq shumë YouTube sa përdoruesit të vazhdojnë ta përdorin si platformë. Prapseprap, plani nuk po funksionon siç pritej dhe Facebook ka ndërmend të përfshijë video të gjata në Instagram.
Tani për tani, përdoruesit mund të ngarkojnë video maksimumi një minutëshe. Sipas një raportimi nga The Wall Street Journal, së shpejti do të mund të ngarkohen video deri në një orë.
Videot do të jenë në format të gjatë, në dy kuptime. Të gjata nga ana kohore dhe të gjata nga ana e përmasave. Në dallim nga çdo aplikacion tjetër që lejon video, videot në platformën e re brenda Instagramit do të kenë format vertikal.
Vërtet të rinjtë po largohen nga Facebook me shpejtësi për rrjete të tjera sociale si Instagrami dhe vërtet aty gjendet audienca më e madhe, por a do t’ia vlejë? I gjithë avantazhi i Instagramit qëndron tek fakti se gjërat lëvizin shpejt, me çdo refresh të shfaqen foto të reja, me dy rrëshqitje poshtë sheh dhjetëra postime. Vëmendja është në minimum dhe një video një orëshe nuk i duket kujt joshëse.
Sidoqoftë, planet janë ende tentative dhe asgjë s’është finalizuar, por Instagram ka nisur bisedimet me njerëz të njohur në platformë për të krijuar kontent në këtë lloj formati.