Kuzhina

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

4 Qershor 2018

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Do thoni ju, “nuk pritëm të na e tregoni ju si gatuhen makaronat”.

Në rregull, makaronat mund të duken si një ndër pjatat më të thjeshta për t’u gatuar, ama na duhet t’ju themi se recetat e tyre mbajnë brenda shumë hile. 8 nga keto hile kemi vendosur ne t’i ndajmë me ju, në mënyrë që herës tjetër t’i gatuani makaronat më mirë se një shef italian.

Kripa

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Mos ja kurseni kripën ujit të makaronave. Përgjithësisht shefat italianë të kuzhinës përdorin edhe kripën e zezë për ta ngopur ujin me vlerat dhe shijen e saj.

Sasia

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Mos hidhni më shumë dhe as më pak se ç’duhet makarona. Përpiquni të përdorni një masë e cila përcakton sasinë e duhur të makaronave për ju.

Ruani ujin

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Uji në të cilin janë zier makaronat është fantastik për të përgatitur salcën. Kështu që mos e derdhni kurrësesi ujin e makaronave.

Zierja

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Gatuajini makaronat aq sa të mbeten “al dente”. Makaronat që nuk ngjisin nëpër dhëmbë janë zier më shumë se duhet.

Kombinimi

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Zgjidhni makaronat e duhura për salcën që do të gatuani. Jo të gjithë llojet e makaronave shkojnë me  të gjithë llojet e salcave.

Mos blini...

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Mos e blini kurrë salcën e domateve. Nëse dëshironi të gatuani makarona me salcë domatesh e mira është që këtë të fundit ta bëni vetë.

Kujdes...

8 rregullat e arta për të gatuar makarona fantastike

Bëni kujdes në përzgjedhjen e djathit kaçkavall. Një djathë i mirë është finalizimi i një recete të shijshme.