Celebrity

Sa i dha bekimin Kortney, Scott Disick shkon e ndahet nga e dashura 19-vjeçare

4 Qershor 2018

Sa i dha bekimin Kortney, Scott Disick shkon e ndahet nga e dashura

Scott Disick dhe Sofia Richie janë ndarë pas një lidhjeje një vjeçare.

Sipas TMZ, Disick ishte i pranishëm në festën e albumit të Kanye West në Wyoming pa të dashurën e tij. Të ftuarit thanë se ishte gjithë kohës me pije në dorë, thoshte vazhdimisht se ishte beqar dhe për t’i bërë gjërat akoma më keq, u fotografua shumë pranë një vajze të panjohur. Lajmi i ndarjes pritej nga momenti në moment.

Sa i dha bekimin Kortney, Scott Disick shkon e ndahet nga e dashura

Çifti kishte 16 vite diferencë në moshë dhe thuhet se ishte Sofia Richie ajo që kërkoi ndarjen. Scot Dissick është i pirë gjatë gjithë kohës dhe i varur nga seksi. Këto ndikuan në vendimin e Sofia-s, e cila u lodh nga sjellja e tij.

Pak më parë, Kortney Kardashian, ish bashkëshortja e Scott Dissick dhe nëna e tre fëmijëve të tyre dha më në fund bekimin për lidhjen me 19-vjeçaren. Shumë vonë, ama. Scott i ka fshirë gjithë fotot me Sofia-n nga Instagrami, ndërsa ajo i ka lënë të paprekura.