Pak kohë më parë, pas mbylljes së emisionit “Oktapod”, u tha se Turjan Hyska do të largohej nga Vizion Plus, vendin e të cilit si drejtor ekzekutiv e zuri Sokol Balla. Edhe pse kur e telefonuam Turin ai tha me bindje “Jo, jo, jo nuk është e vërtetë. Është lajm i rremë!”, të nesërmen u fotografua me Aleksandër Frangajn, presidentin e Klan.
Sërish dyshime dhe sërish zëra se Turi jo vetëm që do të largohej nga Vizion Plus për të realizuar një game show në Klan Plus, ku thuhet se do të vendoset në postin e drejtorit ekzekutiv, por do të merrte me vete edhe trupën e aktorëve të “Apartamenti 2XL”.
Burime të sigurta pranë Anabel.al thonë se përfundimisht trupa e aktorëve të spektaklit të humorit, si Julian Deda, Albano Bogdo etj, do të zhvendosen në Klan. Një gjë të tillë duket se na thotë edhe Julian Deda përmes kësaj fotoje-mesazh të postuar në Instagram. “Bisedimet...drejt fundit”.
Burimet thonë se bisedimet kanë marrë fund dhe aktualisht është zhvilluar edhe mbledhja e parë e stafit.
Nuk dihet ekzaktësisht si do të jetë, por duke qenë se Klanit i mungon një spektakël humori, ndryshe nga Vizion+ që ka “Al Pazar” dhe Top Channel me “Portokalli”, mendja na shkon tek një format i ngjashëm me "Apartamenti 2XL".