Showbiz

Babai dhe Era tek ‘Njerëz dhe fate’ janë bazuar në histori personale

Babai dhe Era tek ‘Njerëz dhe fate’ janë bazuar në

Aktorja Egla Ceno foli për Gazetën Intervista dhe mes të tjerash tregoi se dy prej roleve në telenovelën e parë shqiptare, “Njerëz dhe fate” janë bazuar në histori personale të sajat. Roli i babait është frymëzuar nga babai i Cenos, i cili vdiq kur ajo ishte adoleshente.

“Kur isha studente në Akademinë e Arteve, viti i fundit, bëja tre punë njëkohësisht nëpër televizione si regjisore dhe asistent regjisore. Rastësisht u gjenda në mes të një ngjarjeje le të themi sepse për artin tonë ishte ngjarje. Po realizohej telenovela e parë shqiptare që më vonë publiku e njohu me emrin ‘Njerëz dhe fate’. M’u propozua, por nuk kishte akoma një ide si do të ishte. Mora laps e letër dhe nisa të shkruaj. U nisa nga historia ime personale. Krijova të parin personazhin e babait tim i cili ka qenë kinooperator dhe vdiq në moshën 48-vjeçare kur unë isha ende adoleshente. Isha shumë e lidhur me të dhe doja në një fare mënyrë që ai të vazhdonte të jetonte.”

Babai dhe Era tek ‘Njerëz dhe fate’ janë bazuar në

Për të materializuar këtë lidhje, Ceno e shkruajti rolin e Erës, vajzës, për vete. Prej studimeve, nuk arriti ta luante, por sidoqoftë, zgjedhja e Eni Janit ishte e goditur.

“Krijova babain dhe vajzën që në telenovelë u quajt Era. Doja të materializoja marrëdhënien me tim atë. Ngjarjet më larguan nga Tirana drejt Gjermanisë për studime dhe e braktisa atë projekt. U lumturova shumë kur mora vesh që personazhi i babait tim kishte ngelur dhe akoma më shumë që rolin e luante Robret Ndrenika. Gjithashtu dhe për Erën. Eni është një mike e veçantë prë mua edhe sot e kësaj dite dhe nuk do të kishte zgjedhje më të mirë për rolin e vajzës që kisha skicuar për vete. Sigurisht që do të doja ta kisha çuar deri në fund, por nuk ishte e thënë.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb