Anabelizim

Histori shqiptare: ‘Letër për ty babi, për ty që s’më deshe kurrë’

Histori shqiptare: ‘Letër për ty babi, për ty që

Përgjithësisht mendohet se raporti prind-fëmijë është më i miri në botë; ka një dashuri pafund mes tyre, pavarësisht konflikteve të pranishme në çdo marrëdhënie. Por jo gjithnjë gjërat shkojnë vaj.

Në një temë të hapur në Facebook-un e Revistës Anabel lidhur me marrëdhënien me babain, erdhën letra ku vajzat flisnin me adhurim për babain e sakrificave, për babain e rreptë, por njëkohësisht shumë të dashur, për babain emigrant që u mundua gjithë jetën për një jetesë më të mirë etj. Mirëpo një pjesë e letrave tregonin edhe një anë tjetër të medaljes: një prind të alkoolizuar, një prind që mohon fëmijën për shkak të divorcit apo edhe thjesht për faktin që ka lindur femër, një prind të dhunshëm. Prandaj vendosëm që të përmbledhim pikërisht këto histori, që duken sa absurde aq edhe të vërteta.

“Kjo temë më lëndon pa masë. Si mundet një baba të mohojë vajzën e tij të vetme, vetëm e vetëm se divorcohet. Si mundet një baba t’i bëj keq fëmijës. Kam patur një fëmijëri të vështirë, kur nuk mbaj mend sa e sa herë kthehesha nga shkolla dhe gjeja gjëra të thyera, një nënë të dhunuar dhe një baba të dehur. Me keqardhje mund të them një baba për t’u mohuar, por që asnjëherë nuk e mohova, në çdo hap të jetës nuk më tha kurrë që ke babin ti, por isha unë që i thoja ‘Ke vajzën tënde ti, mos u mërzit’. Më ka munguar gjithmonjë një baba ku të mbështes koka, një baba që të më përqafonte, më ka munguar një përqafim i tillë. Të bëhesh baba është e lehtë, por të jesh i tillë është e vështirë. Uroj që të të ketë mëshirë Zoti, sepse njeriu nuk ca çfarë t’i bëjë”, shkruan dikush.

 

“Marrëdhënia me babin s’ka qenë asnjëherë e afërt, asnjëherë s’më ka afruar, nuk më ka përqafuar, por gjithmonë ka mbajtur distancë ndaj meje. Unë e dua shumë tim atë, për aq kohë sa ka punuar e më ka ushqyer, rritur e edukuar dhe  e vlerësoj një gjë të tillë. Ama ai nuk më deshi kurrë pasi isha vajzë. Gjithsesi isha e lumtur që kishte vëllain, e donte dhe ai ishte krenaria e tij. Papritur vëllai u nda nga jeta, aq shumë e vuajti sa shumë herë më thoshte që pse nuk vdiqa unë, por vdiq ai. A e bën një baba këtë pyetje për fëmijën. Kam kaq vite që pyes veten”, është një tjetër letër e dikujt që u mohua dashuria.

 

“Që ditën e parë që linda, babi nuk më kishte dashur si një pjesë e meshkujve veriorë apo shqiptarë. Donte djalë. Rritesha dita-ditës. Im atë vetëm pinte, jetonte jashtë shtetit, ndërsa mami me prindërit e tij, të cilët nuk e trajtonin mirë. Unë dhe im vëlla u rritëm, u shkolluan dhe morëm drejtimet tona në jetë, por gjithë jetën time do të kem peng dashurinë e babait që s’e pata kurrë. Çdo prind e do fëmijën si sytë e ballit, por babai im mjaftohet duke paguar qeranë e shtëpisë.” – një tjetër histori e një raporti të prishur për shkak të gjinisë së fëmijës, histori kjo që nuk është e vetmja.

 

“Është hera e parë që shkruaj dhe arsyeja ishte tema. Sa lot më ranë tek lexoja historitë e publikuara. Unë e kam një baba, por në të njëjtën kohë edhe nuk e kam. Im atë donte që fëmija (unë) të ishte djalë dhe kur mësoi që u bë me vajzë nuk erdhi as të më shikonte. Nuk e di ç’aromë ka; ai braktisi nënën time vetëm nga fakti që unë isha vajzë. Shkoja në kopësht dhe kur shihja shoqet që përqafonin baballarët e tyre, shpresoja që edhe ai të vinte një ditë. Nuk e urreva, gjithnjë e prisja. Pasi u diplomova dhe punoj në spital si fizioterapiste, ende shpresoj se do ta takoj, qoftë edhe si pacient. Unë jetoj me nënën timë që është e gjithë bota për mua, por me gjithë shpirt e them që dua ta ndjej atë dashurinë e babit. Ç’faj kisha që linda vajzë?”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons