E dini që ju duhet 1 orë e 40 minuta ecje me hap të shpejtë për të djegur kaloritë e një kutie çokollate? Normalisht rënia në peshë s’mund të jetë aq e thjeshtë, sidomos kur nuk di nga t’ia nisësh.
Në vazhdim do t’ju tregojmë disa hile të vogla për t’u dobësuar një orë e më parë.
1. Hani salca picante
Shkencëtarët kanadezë vërtetuan se salcat picante nxisin metabolizmin si dhe na largojnë dëshirën për të ngënë diçka të kripur apo të ëmëbl. Kështu shtoni piper të kuq te vezët, makaronat, mishi për të larguar oreksin si dhe për ta shtyrë metabolizmin të punojë më shpejt.
2. Përdorni tharëse flokësh
Shumë pak njerëz e dinë se një tharëse flokësh të ndihmon të biesh në peshë. Ideja është këtu: nxehtësia shkakton djersitje dhe të ndihmon të largosh ujin e tepërt nga trupi. Zgjidhni një zonë të caktuar, vendosni një kompresë të ngrohtë dhe ndizni tharësen.
3. Zgjidhini pjatat me kujdes
Shkencëtarë nga universiteti Cornell dolën në përfundimin se kur ngjyra e pjatës dhe e ushqimit është e përafërt ju hani shumë më shumë nga çdo të kishit ngrënë nëse do të kishte një kontrast mes ngjyrave.
4. Konsumoni kanellë
Kanella është e aftë të pakësojë ndjesinë e urisë, ndërkohë që gjithashtu mban nën kontroll metabolizmin. Shtoni pak nga ky pluhur magjik ku të mundeni.
5. Ndizini dritat dhe uleni muzikën
Ndriçimi i ulët shkakton relaksim dhe na shtyn të hamë sa më shumë, ndërkohë që muzika është arsyeja përse nisim e hamë shpejt. Kështu që kujdes herën tjetër.