Muzika

Kush është BTS, grupi korean që fiksoi botën dhe goxha shqiptarë

28 Maj 2018

Kush është BTS, grupi korean që fiksoi botën dhe goxha

Grup korean? Aman se s’kemi terezi. Jo, s’është si gjithë të tjerët. Në fakt këta shtatë djem po bëjnë namin.

Më fal, shtatë? Po, këta janë Jin, Suga, J-Hope, Rap Monster, Jimin, V dhe Jungkook, të gjithë në të njëzetat. Të shtatë përbëjnë grupin BTS dhe këndojnë K-pop të përzierë me rep. Kanë diku te 20 milion fansa në gjithë botën dhe ky është një minimizim i situatës.

E pse janë të famshëm këta? Të shtatë anëtarët u bënë bashkë nga shtëpia diskografike Big Hit dhe patën sukses të papritur në 2015-n, pasi publikuan këngën “I need you”. Nga aty, gjërat morën përmasa të papërshkrueshme.

Po përpiqu t’i përshkruash një herë. Mirë. Në 2017-n, shitën 12,500 bileta për dy orë... në Kili. Kur BTS shkoi në Sh.B.A. për të performuar në American Music Awards në 2017-s, Ellen Degeneres e përshkroi situatën në Los Angeles “njësoj sikur të kishin ardhur the Beatles.” Në një koncert, niveli i ulërimave nga fansat kapi 127 decibel, goxha mbi limitin ku dëmtohet dëgjimi...

Ok, e mora vesh. Mjaft. Ka më, ki durim. Albumi i fundit, i quajtur “Love Yourself: Tear” debutoi në vend të parë në US Billboard 200 duke u bërë albumi më i sukesshëm i BTS në Amerikë, albumi i parë K-pop që futet në klasifikime dhe albumi më i suksesshëm aziatik.

Na vër një këngë. Ja ku keni “Fake Love” publikuar para një jave me plot 103 milionë klikime.

Mesatare. Asgjë për të lënë kokën. Shhh, se do të të dëgjojnë BTS Army Albania dhe do të të sulen.

Këta kanë fansa në Shqipëri? Kanë, sigurisht. Ç’kemi ne më pak nga bota. Fansat e BTS quhen ARMY dhe në Twitter psonisa ca si puna e këtyre më poshtë.

Kush është BTS, grupi korean që fiksoi botën dhe goxha

Kush është BTS, grupi korean që fiksoi botën dhe goxha

Seriozisht duan që BTS të vijë në Shqipëri? Po, madje kanë një hashtag në Twitter. #BringBTStoAlbania. E kanë shumë seriozisht.

Ç’të bëj unë me këtë informacion. Ç’të duash. Ne tonën e bëmë.

MOS I HUMBISNI