Kallot: Absolutisht gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë gjatë pushimeve. Sigurisht përveç humbjes së ndonjë fluturimi apo harrimit të pasaportës. E keni parasysh si është të ecësh gjithë ditën, të eksplorosh një qytet të bukur dhe në cep të trurit të kesh gjatë gjithë kohës dhimbjen që po të shkaktojnë këpucët. Vdekja duket e pashmangshme në ato momente.
Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Merrni me vete këpucë të rehatshme që nuk ju vrasin (nëse diçka e tillë ekziston). Po, takat ngjajnë shumë bukur në foto, por a ia vlen? Shkurtimisht, jo.
Tre llojët e këpucëve që duhet të merrni me vete në pushime ndahen në tre kategori. Ju zgjidhni si të doni.
Këpucët për të ecur, për të parë qytetin, për të vizituar muze dhe galeri.
Këpucët për darkat e këndshme pas një dite plot me aktivitete.
Dhe, këpucët për Instagram, sepse ngjajnë bukur nga çdo kënd dhe me çdo veshje.