Mbrëmjen e djeshme u diskutua në “Top Show” ardhja e këngëtarit grek në Tiranë, Notis Sfakianakis, i cili do të mbajë një koncert recital në Pallatin e Kongreseve.
Në diskutimin me tematikë “Notis, pro dhe kundër” u fol se sa e hijshme ishte prania e tij në Shqipëri, nisur nga fakti që artisti është anëtar i partisë naziste greke Agimi i Artë.
Gazetari Denis Dyrnjaja ishte i mendimit se arti nuk duhet të përzihet me politikën, ndaj pavarësisht bindjeve të Sfakianakis- it, të enjten do të shkohet për të dëgjuar muzikën e tij dhe jo ideologjinë që partia në fjalë ushqen. Pak ditë më parë madje, Dyrnjaja publikoi edhe një shkrim me titullin “Notis Sfakianakis vjen në Tiranë për muzikë, jo për politikë”. I të njejtit mendim ishte edhe moderatorja e “Wake Up” Ori Nebiaj, sipas së cilës nuk kishte asgjë që s’shkonte në këtë mes.
“Shyqyr që po vjen ai greku në Shqipëri, ne si gjithmonë kokëulur duke patur frikë se do të na pushtojë. Kemi frikë ne nga një farë Agimi i Artë. Unë dua ta rris fëmijën tim me dashuri dhe jo me urrejtje.” u shpreh ajo.
Totalisht kundra mendimit të tyre qe moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila u shpreh se ky është momenti që shqiptarët të vendosin dinjitetin e tyre në vend duke bojkotuar koncertin. Për Haxhialiun s’duhej lejuar prezenca e dikujt që mbështet tezat e një partie neo- naziste.
Madje në përfundim të emisionit, Fatma nxorri flamurin e Agimit të Artë, e hodhi në tokë duke u shprehur ekzaktëisht se “ata që përfaqësojnë nazistët meritojnë t’i bëjnë koncertet në koshin e plehrave.”
Mbi debatin e djeshëm ka reaguar edhe këngëtari Blero Muharremi, i cili përmes një postimi në Instagram Stories është shprehur:
Koncerti në fjalë do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve.