Fletore Kinemaje

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet t'i shihni patjetër

23 Maj 2018

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

Më poshtë janë listuar 10 prej filmave më të njohur në qendër të së cilave është tradhtia, si rrezik i pranishëm që ndryshon rrjedhën e jetës së çdo çifti. 

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

The Bridges of Madison County 

Film i vitit 1995 me regji të Clint Eastëood dhe aktrimin e Meryl Streep është nga ato romanca që s’duhet humbur kurrsesi. Para shumë vitesh, Francesca (Meryl Streep) u zhvendos nga Italia drejt  SHBA-ve, pasi u njoh me një ushtar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Jeta e saj familjare ishte e qetë derisa për herë të parë, ajo ndihet se e vetmuar. Pjesëtarët e familjes e lënë vetëm në shtëpi për një fundjavë. Gjatë kësaj kohe të shkurtër ajo njihet me një fotograf, i cili ndryshon tërësisht jetën dhe ndjesitë e saj.  Ndonëse e kishte provuar dashurinë, asgjë nuk ishte aq sublime dhe e vërtetë sa kjo që po i ndodhte tani. Francesca-s iu desh të zgjidhte mes dy dashurive.  Fotografi apo bashkëshorti dhe familja e saj?

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

2. Vicky Cristina Barcelona (2008)

Ky  film nis si një aventurë e bukur, por papritur kthehet në një trëkëndësh dashurie. Vicky (Rebecca Hall) ishte shumë kureshtare të njihte djalin spanjoll që i kishte ftuar atë dhe shoqen e saj për të kaluar një fundjavë në shtëpinë e tij në Barcelonë.

Udhëtimi shkon shumë mirë derisa Vicky e kap veten të dashuruar kokë e këmbë pas Juan Antonio-s, por problemi qëndronte se për pak ditë do të martohej.  Bashkëshorti i saj nuk mësoi gjë kurrë rreth asaj fundjave pasioni të rrezikshëm, por jeta e asnjërit prej personazheve s’ishte më njësoj.

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

3. The Age of Innocence (1993)

Neëland Archer (Daniel Day-Leëis) i duhet të jetojë sipas rregullave që vendoste klasa e lartë e shoqërisë në Manhattan-in e viteve 1870-të.  May Ëelland (Winona Ryder) ishte ‘partnerja perfekte’ për të në çdo aspekt. Por diçka ndodh kur kushërira e gruas së tij, (luajtur nga aktorja Michelle Pfeiffer) kthehet nga jashtë pas një martese të dashtuar.  Pasionantë deri në çmenduri pas njëri tjetrit, të dy po rrezikonin mjaft.  Por a do të mund të dalë ai jashtë traditave shumë vjeçare për këtë dashuri?

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

4. Eyes Wide Shut (1999)

Jeta e një çifti të dashuruar me njëri tjetrin në dukje po shkonte mrekullisht mirë, derisa ai zbulon fantazitë seksuale të gruas së tij me meshkuj të tjerë. Siç do të bënte çdo burrë tjetër xheloz, ai nis gjurmimet.  Obsesioni i tij bëhet aq serioz sa përfundon në një club seksi aspak të zakonshëm...

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

5. Unfaithful (2002)

Personazhi kryesor, Connie, ishte e lumtur me familjen e saj në Ëestchester, Neë York me djalin dhe bashkëshortin e saj të përgjegjshëm derisa takon një djalë të ri francez. Ajo bie në dashuri me librashitësin dhe e themelet e jetës së saj tundohen si kurrë më parë. Një nga filmat më të famshëm të Richard Gere-it shndërrohet në thriller kur i shoqi zbulon tradhtinë jashtë martesore dhe merr masa...

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

6. Take This Waltz (2011)

Në dukje, Margot (Michelle Ëilliams) dhe burri i saj Lou (Seth Rogen) kanë jetën perfekte. Pas 5 vitesh martesë ata ende e duan njëri tjetrin, derisa ajo takon një djalë tjetër. Ai është gjithçk, përveçse si bashkëshorti i saj. Padashur, mes tyre nis një lidhje dhe asgjë në jetën e saj s’është si më parë. Mes fajit të tradhtisë dhe dashurisë që ndjen për të dy, asnjë nga zgjedhjet që do të bëjë nuk është e duhura. Të gjitha lëndojnë!

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

7. Indecent Proposal (1993)

Filmi ikonik  i Demi Moore.  Jeta e një çifti shumë të dashuruar merr tjetër rrjedhë pas një krize ekonomike që i la trokë.  Për të sfiduar fatin, provojnë kumarin. Gjatë një nate në Vegas, ata takojnë milionerin i cili i bën propozimin që ndryshon gjithçka. 1 milion dollarë në këmbim të gruas së tij. Vetëm për një natë!

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

8. The English Patient (1996)

Gjatë ditëve të fundit të  Luftës së Dytë Botërore në Itali, infermierja e quajtur Hanna merr përsipër të kujdeset për  pacientët e lënduar. Njëri prej tyre, në ditët e fundit të jetës rrëfen historinë e dashurisë që përfundoi në tragjedi.

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

9. Match Point (2005)

Film me regji të Ëoody Allen vendos Jonathan Rhys Meyers dhe Scarlett Johansson në qendër të një tradhtie. Ndonëse historia e tyre nis në mënyrën më romantike të mundshme, puthje nën shi dhe gjithçka tjetër, fundi...s’ishte ai që prisnim për asnjë nga të përfshirët.

10 historitë më të famshme të tradhtisë që duhet

10. Closer (2005)

Në këtë film, flitet për  jetën e  dy çifteve që padashur ndërthuret më njëra tjetrën.  Personazhet kryesor të luajtur nga  Jude Laë, Natalie Portman, Clive Oëen dhe Julia Roberts  do t’ju mbajnë fiksuar pas televizorit deri në sekondën e fundit të tij!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI