Lifestyle

Si të bëni foton perfekte të fejesës: 5 rregulla!

Si të bëni foton perfekte të fejesës: 5 rregulla!

Fotot e fejesës (nëse do ketë një të tillë, sigurisht) mund të rezultojnë një tmerr i vërtetë - fotografi nuk e di cila është ana juaj më e mirë, nuk po bëni një selfie dhe sikur të mos mjaftonte, presioni është i madh. Prandaj kushtojini pak kohë 5 rregullave të arta për të shkrepur foton perfekte

1. Sigurohuni që fotografi/ja të jetë i duhuri. Pyesni dhe merrni rekomandime nga miqtë tuaj. Një profesionist i mirë do të bashkëpunojë dhe do të realizojë vizionin tuaj e gjithashtu do t’ju japë këshilla për dekorin, veshjen e gjithë organizimin; i di më mirë disa gjëra, kështu që le t’i besojmë.

2. Zgjidhni një vend që ka kuptim për ju; mund të jetë në shtëpi, në park, në rrugë, në librari në plazh, në kafene etj.

3. Mos e mundoni veten duke menduar për çdo detaj të fotos. Shijojeni momentin, argëtohuni dhe silluni natyrshëm. Nëse nuk i kontrolloni dot emocionet gjatë fotove, merrni kohë për t’u relaksuar dhe përqëndrohuni vetëm tek partneri.

4. Mbani mend që nuk jeni duke xhiruar një set fotografik mode, ndaj mos u sikletosni më kot për veshjet. Vishni diçka që ju qëndron mirë dhe ju shkon pa thyer kodin e një eventi të tillë.

5. Shumëllojshmëri! Duhet me patjetër që të ketë një gamë të madhe të fotografive. Kërkoni që disa të jenë horizontale, disa nga larg e të tjerat më nga afër e sigurisht zgjidhni këndet më të mira.

Burimi: Vogue

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb