
Reperi Sean “Diddy” Combs , i njohur si Puff Daddy apo P Diddy u zgjua një ditë të bukur dhe e ndau mendjen për të harxhuar një goxha shumë të majme.
Ai bëri të tijën një pikturë të Kerry James Marshall për 21,1 milionë dollarë. Shuma thuhet se është më e larta në historinë e njerëzimit për një vepër të një artisti afro- amerikan.

Piktura “Past Times” (Kohët e Shkuara) është një fragment i jetës së amerikanëve me ngjyrë teksa bëjnë piknik, lundrojnë në ujë dhe dëgjojnë muzikë në parkun e Chicago- s. Piktura është 4 metra e gjerë.

Në ankand shuma më e lartë që ishte propozuar për pikturën në fjalë qe 8 milionë dollarë, derisa erdhi oferta e papritur e Diddy- t.

Kerry Marshall, i lindur në Alabama dhe i rritur në Los Angeles është i njohur për pikturat e tij me tematikë jetën e afro- amerikanëve.


Burimi: BBC