Dasma mbrëterore po afron dhe kjo është pikërisht koha në të cilën fillon të dalë në dritë thuajse gjithçka. Së fundmi është bërë një llogaritje e kostos financiare që kjo dasmë do të ketë dhe sigurisht është treguar se na xhepi i kujt do të dalin ato para.
Si fillim:
Familja e nuses dhe nusja vetë duhet të rrijnë të qetë pasi të gjithë shpenzimet e dasmës i janë faturuar babait të dhëndrit, pra pikërisht Princit Charles. Ama sa dhe për çfarë do t’i shkundë xhepat Princi Charles?
Këtë jua themi ne:
Ambienti- 350 000£
Meghan dhe Harry kanë vendosur ta zhvillojnë ceremoninë e dasmës së tyre në Kështjellën Windsdor. Kjo kështjellë bën pjesë ndër më të mëdhatë dhe më të bukurat në botë. Më poshtë po ju lëmë të shijoni madhështinë e saj...
Ushqimi- 286 000£
Duke qenë se familja mbretërore nuk mund t’i lërë pa ngrënë të ftuarit në dasmë, ka vendosur të shpenzojë një shumë të majme për ushqimin. Sipas llogarive secili i ftuar në ceremoni ka të caktuar 300£ për darkën dhe 100£ për drekën.
Pijet- 300 000£
Mos u çudisni që pijet kanë një faturë më të majme se ushqimi. Duhet të merrni me mend se shampanja që do të serviret në atë cereoni nuk ka për të qenë e një cilësie të çfarëdoshme.
Fustani- 300 000£
Fustani që Meghan do të veshë në ditën e madhe thuhet se ka një kosto prej 300 000£. Pra është paksa më i lirë se fustani i dasmës së kunatës së saj Kate Middleton.
Lulet- 110 000£
Kjo shumë është menduar të shpenzohet vetëm për lulet që do të dekorojnë këtë ceremoni. Lule në të cilat nuk do të mungojë trëndafili i bardhë, në kujtim të të ndjerës Lady Diana.
Fotografë dhe kameramanë- 17 000£
Kjo dasmë duhet dokumentuar siç i ka hije, kështu që shuma e mësipërme është vedosur të shkojë vetëm për kameramanët dhe fotografët që do të mbulojnë ceremoninë.
Torta- 50 000£
Torta e kësaj dasme është porositur të bëhet nga një pastiçeri tradicionale. Në përbërjen e kësaj ëmbëlsire do të mbizotërojë limoni dhe gjalpi.
Shkresurina- 30 000£
Ftesat, menutë dhe çdo gjë tjetër e personalizuar në këtë dasmë mban koston e 30 000£.
Muzika- 300 000£
DJ, kori, banda frymore dhe të gjithë komponentët e tjerë muzikorë në këtë dasmë mbajnë vlerën e mësipërme.
Trumpeta- 90 000£
Duke qenë se bëhet fjalë për një ceremoni formale, nuk ka si të anashkalohet prania e trumpetës. Ky instrument frymor do të jetë ai që do të shoqërojë çdo pikë kulminante të kësaj dasme.
Unazat- 6000£
Meghan dhe Harry e kanë parë të nevojshme të shpenzojnë vetëm 6000£ për unazat e tyre të martesës.
Veshjet e shoqërueseve- 6 698£
Shoqërueset e nuses do të jenë të veshura me futane të cilët të gjithë së bashku mbajnë shifrën e mësipërme.
Shërbesa kishtare- 175£
Meghan dhe Harry sipas traditës do të celebrohen në kishë dhe për këtë do të paguajnë vlerën simbolike të mësipërme e cila është një tarifë fikse për shërbesat kishtare të këtij lloji.
Flokë dhe make up- 10 000£
Megjithëse nuses i duhet të zbatojë protokollin edhe në veshje apo model flokësh, përsëri do të angazhohet një skuadër e madhe për të kuruar imazhin e saj.
Zbavitje- 55 000£
Kjo shifër i është dedikuar vetëm zbavitjes dhe kryesisht spektaklit të fishekzjarreve.
Tualete- 35 00£
800 të ftuar kërkojnë një shtim të tualeteve publike.
Muaj mjalti- 120 000£
Ende nuk është bërë publik vendi në të cilin Meghan dhe Harry do të kalojnë muajin e tyre të mjaltit. Ama fatura e këtij muaji mban shfrën e mësipërme.
Siguria- 30 milionë £
Më e rëndësishmjë për në fund! 30 milionë £ do të shkojnë vetëm për sigurinë e kësaj ceremonie.
Totali: £32 099 873
Aspak varfër apo jo?!
Burimi: Metro Uk