Një nuse në prag të dasmës është gjendur në një situatë të pazakontë. Nëse përgjithësisht mundohemi ta shmangim me patjetër të bardhën në dasmë, për t’ia lënë nderin nuses, vjehrra e kësaj të fundit e ka ndarë mendjen të bëjë të kundërtën.
Në dasmë do të veshë një fustan të gjatë të bardhë dhe pikë. Pa prit pak!
Nusja do të martohet këtë verë dhe ceremonia do të jetë intime me vetëm 19 të ftuar. Ishte mikesha e ngushtë e nuses ajo që e hapi diskutimin në website-n Mumsnet duke treguar se vjehrra ia kishte nisur fustanin shoqes së saj me foto në celular. Sipas saj, mikesha kishte dy rrugë: ose t’i kërkonte partnerit ta rregullonte situatën ose t’i shkruante vjehrrës “hahahaah mendova për një moment se e kishe seriozisht”.
Kaq është dashur dhe kanë vërshuar komentet dhe sugjerimet e shumta:
Unë do i thoja: “Sikur qenka pak si fustani im, apo jo?” shkruan dikush.
Thuaji: “Për mua s’ka problem vish ç’të duash por nuk është e hijshme dhe nuk dua që njerëzit të flasin keq për ty.” sugjeron dikush më diplomatik.
Burimi: Independent