Relationships

Duhemi shumë, jetojmë bashkë ama flemë të ndarë!

Duhemi shumë, jetojmë bashkë ama flemë të ndarë!

Të ndash shtratin me dikë, aty midis goditjeve, djersitjes, gërrhitjeve... është e tmerrshm. Sinqerisht e urrej! Por ajo çka më duket më e çuditshmja është fakti që shoqëria na dikton me patjetër të flemë në shtrat me partnerin tonë. E kuptoj që “duhet bërë”, por pse?

Duke u bazuar në një intervistë fantastike në “The Atlantic” me Robert Ekirch, i cili shkruajti një libër mbi temën në fjalë, arsyeja kryesore përse njerëzit kanë fjetur historikisht bashkë ka qenë kursimi i parave. Po kështu të mos fjeturit bashkë perceptohet si një pamundësi për të bërë seks, ja pse njerëzit kanë frikë të pranojnë se duan të flenë të ndarë.

Duhemi shumë, jetojmë bashkë ama flemë të ndarë!

Kështu vendosa të provoja të flija e ndarë nga i dashuri im, Ben. Një sqarim i vogël: jemi lidhur prej 9 vitesh dhe për 2 vite e gjysmë kemi fjetur bashkë. Pavarësisht kësaj, ankoheshim (ai, më shumë se unë) për mënyrën tonë të të fjeturit. Unë gërrhas gjatë natës, ndërkohë që ai ka diçka që s’më pëlqen, zgjohet shumë herët dhe më zgjodh edhe mua. Kështu vendosëm  për një javë të flinim në krevate të ndarë dhe më duhet të them se ishte fantastike. Mund të shkoja të flija kur të doja, nuk kisha frikë se ai do të vinte dhe do të më zgjonte. Flija rehat, zgjohesha në mëngjes, bëja yoga dhe e dini kush ishte gjëja më e mirë? Ishim shumë të sjellshëm dhe të dashur me njëri- tjetrin përgjatë gjithë javës. Kjo për faktin se nuk kishim qëndruar të shtrirë ato 6-7 orë pranë e pranë, ndaj e vlerësonim dhe i përkushtoheshim njëri- tjetrit më shumë gjatë ditës. Kështu në mëngjes nuk zgjohesha e acaruar me të, apo ai me mua që e kisha lënë pa fjetur mirë. Nuk kishte inate midis nesh.Gjithashtu e gjetëm veten në një periudhë kur ti dëshiron ta bësh tjetrin të ndihet mirë, në vend që e ulur në qypin e banjos të bërtasësh: “Ejjjj më sill pak letër higjenike se ka mbaruar!”

Pasi java mbaroi fjetëm sërish bashkë. Nuk kaluan shumë ditë dhe nisëm me problemet e dikurshme. Tani ia kemi gjetur zgjidhjen: nëse duam të flemë bashkë flemë, nëse s’duam flemë të ndarë. Nuk ka hatërmbetje aspak. Fundja pse duhet të ketë?

Burimi: Refinery 29

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!