Djali i aktorit David Labrava, Tycho vrau veten në moshën 16-vjeçare këtë javë. Labrava u bë i njohur me rolin e Happy, tek serialie Sons of Anarchy.
Aktori 55-vjeçar postoi disa foto bashkë me të birin në Instagram, ku edhe bëri publik lajmin. Në përshkrim, ai tha:
“Kurrë në një milion vite s’ma kishte marrë mendja se do të shkruaja këto fjalë. Ky është djali im, Tycho. Pak ditë më parë, ai vrau veten në moshën 16-vjeçare. Vuante nga depresioni dhe nuk nuk kishim vënë re gjë sepse ishte një fëmijë kaq i lumtur. Flisni me të dashurit tuaj, mund të mos ketë shenja të dukshme. Duajini. Jam i rrënuar.”
Aktori ka filluar të mbledhë dhurime nga fansat në emër të djalit të tij të ndjerë dhe gjithë fondet do të shkojnë për një organizatë që merret me çrregullimin bipolar dhe depresionin.
Faqja e ngritur në emër të tij shkruan:
“Më 5 maj 2018, Tycho Spelis Chiusano vendosi t’i japë fund jetës. Ishte 16 vjeç. Në heshtje, vuajti nga depresioni për vite me radhë dhe nuk diti si të kërkonte ndihmë. [...]
Dëshira e tij e fundit ishte ‘jepjani gjithë paratë e mia një organizate për çrregulimin bipolar dhe depresionin’ dhe pikërisht këtë po bëjmë.”
Qëllimi është të mblidhen mbi 10 mijë dollarë me dhurime vullnetare dhe brenda një dite, vlera u arrit.
Labrava, lindur në Miami, është i apasionuar pas motorrave dhe ka punuar më parë si mekanik për Harley Davidson. Ai u punësua si këshilltar në Sons of Anarchy dhe më pas filloi të luante rolin e Happy po në të njëjtin serial.