Ma merr mendja se çfarë dini për vajin e arganit: Është një vaj dhe hmmm... njerëzit e përdorin për.. bukuri... kështu gjërash domethënë. Po që se keni keq! Vaji i arganit është një përbërës të cilin e gjeni në shumë produkte, lexoni artikuj të shumtë për të ama përsëri nuk e dini se pse ky vaj është kaq i hatashëm.
Unë , mikja ime dermatologe në New York, Patricia Wexler dhe Josie Maran, themeluese e produkteve kozmetike me të njëtin emër, të cilat kanë në përbërje vajin e arganit jemi këtu për t’u folur më shumë rreth këtij eliksiri.
Pikë së pari: Jo të gjithë vajrat janë njësoj
Vajrat e fytyrës kanë dendësi ose përbërje të ndryshme. Vaji i kastorit për shembull si dhe ai i farave të rrushit shërben për të reduktuar vajin e tepërt në pore, e ndërsa vaji i kokosit dhe avokados vepron si hidratues për lëkurën e thatë. Në gjithë këtë listë të gjatë, vaji i arganit qëndron në mes, as shumë i rëndë dhe as shumë i lehtë duke e bërë atë perfekt për të gjitha llojet e lëkurës. Vaji përmban acide yndyrore, linoleike dhe vitaminë E, që mundësojnë zbutjen e lëkurës, lagështinë e saj dhe zvogëlimin e akneve.
Po, vaji i arganit ju ndihmon shumë nëse keni tharje të lëkurës
Vitamina E, e cila është në përbërje të vajit shërben jo vetëm si anti- inflamator ndaj skuqjes së lëkurës, por gjithashtu mban nën kontroll nivelen e prodhimit të vajit në lëkurë, ndaj do të keni më pak plasaritje apo irritim të lëkurës. Plus, antioksidantët njihen për ndihmën e madhe që japin në zhdukjen e plagëve apo ekzemës. E kuptoni tani se përse e duan të gjithë vajin e arganit?
Jo, nuk do t’i bllokojë poret
Tani, teknikisht çdo gjë mund t’i bllokojë poret tuaja për aq kohë sa keni një lëkurë e cila ka ndjeshmëri të lartë ndaj një përbërësi të caktuar, por përgjithësisht, vaji i arganit në ndryshim nga ai i ullirit apo kokosit ka shumë pak mundësi ta bëjë diçka të tillë. Në fakt është në fund të listës, si vaji më pak i rrezikshëm në bllokimin e poreve.
Burimi: Marie Claire