Ky artikull vlen për të gjitha ju që kur keni dashur t’i hiqni tipsat nga thonjtë jeni munduar me orë e orë të tëra e si përfundim keni pritur sa të bien vetë.
Atëherë, fillojmë me metodën e parë:
Prisni thonjtë fallco deri afër thonjve realë dhe me një limë nisni të limoni pjesën e sipërme. Kjo metodë dobëson strukturën e tyre. Më vonë, lyeni thonjtë me açeton paraprakisht në mënyrë që ta keni më të lehtë heqjen e tyre.
Pasi t’i keni lyer me pambukun me açeton, mbështillini thonjtë me letër alumini dhe mbajini ashtu për 20-30 minuta. Në vijim, largoni letrat e aluminit dhe me ndihmën e kunjave të dhëmbëve ngacmoni pjesët anësore derisa të hiqen tipsat.
Metoda e dytë:
Metoda e dytë është njësoj si e para, por në vend që t’i mbështillni me letra alumini, futini gishtat në një enë me açeton.
Paraprakisht, gishtat lyejini me pak vazelinë për t’ju mbrojtur nga dëmtimet.
Mos harro: Në fund të procedurës, lajini duart me ujë të bollshëm dhe vendosni kremin tuaj hidratues.
Shënim: Heqja e tipsave këshillohet për të gjithë rastet kur përbëjnë rrezik për t’u kthyer në një vatër papastërtish. Një takim tek estetistja e thonjve do të ishte perfekt, por në pamundësi mund të veproni edhe vetë në shtëpi me metodat e përmendura sipër.