Petullat janë një vakt i mirë për mëngjesin, sidomos kur përgatiten me gjëra të tjera shtesë, që i japin më shumë shije. Receta e sotme është petulla me patate! Bëhuni gati njerëz, do të lëpini gishtat.
Përbërësit për 4-5 persona:
- 5 patate mesatare
- 2-3 vezë
- 80 gr miell
- pak kripë dhe piper
- vaj
Përgatitja është e tillë: Qërojmë patatet dhe i kalojmë në rende, në mënyrë që të copëtohen pak nga pak. Patatet e grira i përziejmë me miellin dhe vezët. Shtoni dhe kripën sipas dëshirës.
Më vonë, në tigan hidhni vajin për t’u nxehur dhe ndërkohë përgatisni forma të vogla me masën që krijuat me miellin, vezët dhe patatet. Skuqini si petulla normale dhe në fund mund t’i shoqëroni me pak gjalpë ose djathë.
Zbukurimin e keni ju në dorë. Shijojini! :)