Njerëzit më të rëndësishëm në botë janë ata të botës së teknologjisë. Përveçse të rëndësishëm, domosdo janë dhe ndër më të pasurit. Disa kanë shije të mirë, disa veshin të njëjtat gjëra çdo ditë. Përshembull, Mark Zuckerberg vesh gjithnjë bluza gri, të cilat i porosit në një firmë italiane. Të tjerë, janë fansa të këpucëve Lanvin.
Të gjithë këta emra fitojnë miliona në vit dhe vlejnë mbi 1 miliard dollarë. Sidoqoftë, veshjet e tyre s’janë aq të paarritshme sa duket. Të kesh shumë lekë, s’do të thotë të shpenzosh shumë lekë.
CEO i Snapchat, Evan Spiegel vesh gjithnjë një bluzë të bardhë me jakë V, xhinse të zeza dhe atlete të bardha. Atletet janë Common Projects dhe kushtojnë $410.
CEO i Google, Sundar Pichai preferon veshjet e thjeshta: xhinse, atlete dhe një xhaketë sportive. Gjëja më e shtrenjtë në këtë veshje janë atletet Lanvin, të cilat arrijnë vlerën $500.
Jack Dorsey, CEO i Twitter dhe Square, anon nga street style. Shpesh shihet me atlete Rick Oëens, të cilat kapin vlerën $1,000.
COO e Facebook, Sheryl Sandberg dallon nga kolegët e saj. Sandberg vishet serioze dhe shtrenjtë.
Satya Nadella, CEO i Microsoft, është një nga njerëzit të veshur më mirë në industrinë e teknologjisë. Në garderobën e tij dominon bluja dhe sigurisht, atletet Lanvin.
CEO i Instagram, Kevin Systrom, është një nga milionerët më stil në botë. Madje, është treguar kritik ndaj bashkëpunëtorëve të tij që vishen si t’u vijë për mbarë.
Mark Zuckerberg vesh të njëjtin model bluzeje gri prej dhjetë vitesh. Në konferencën e përvitshme të Facebook, Zuckerberg ndërroi uniformë. Xhinset blu i zëvendësoi me një palë të zeza dhe bluzën gri me një ngjyrë bojëqielli.
Tim Cook, CEO i Apple, i përmbahet kodit të veshjes së biznesit. Ngaqë është dhe në krye të Nike, atletet janë gjithnjë të kësaj firme.
CEO e YouTube, Susan Wojcicki është një nga njerëzit më të zënë në Google dhe garderoba e saj i përshtatet më së miri: e thjeshtë, komode, e sërish e respektueshme.
CEO i Amazon, Jeff Bezos ka ndryshuar stil kohët e fundit dhe veshjet e bëjnë të duken më i ashpër. Bluzat i vesh një masë më të vogël nga ç’është realisht.
Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, ka shije të shtrenjta. Shihet shpesh me një xhaketë nga Alexander McQueen.
Brian Chesky, CEO i Airbnb, preferon brande popullore, por edhe të shtrenjta, si Gucci.