Metropolitan

Ata janë të gjithë të mrekullueshëm, pothuajse!

Unë jam Magdalena. Apo tepër tipike?

Hmm…Unë jam Kiki. Më pëlqen emri Kiki, Kam Patur nje mackë te vogël që quhej Kiki.

Por po tingelloka tepër si emri I një prostitute të moshuar që ende vijëzon buzët me laps të zi, hë?

OK, OK, do më quani Elira. Më mirë, ë?

Nëse nuk e kapët menjëherë, më vonë me siguri do ta kuptoni paralelizmin mes emrit qe zgjodha dhe ngjarjeve që dua t’ju tregoj.

Do thoni ju, meqë jam kaq e lirë, pse nuk përdor emrin tim të vërtetë.

Epo, kush nga ju nuk e ka një gjyshe me stomak, kolit, model mesjetar që ende ju meson si te kamufloni cicat? Unë nuk e kam.

Por mendova si do thyheshin zemrat e brishta dhe egot e qelqeta të meshkujve të jetës sime.

Meshkujt e jetës sime, tani do te jenë edhe te jetës suaj. Jam e bindur se ju nuk do ti harroni më ata.

Nëse kam mësuar një gjë prej meshkujve është që kam mësuar dy gjëra, të cilatiI bashkojnë absolutisht të gjithë:

- Miti i damës në rrezik, apo kompleksi i superheroit. Më thjeshtë, nevoja për tu patur nevojë

Ata kanë nevojë të të shpëtojne ty, të të ndihmojnë apo të të mësojne ty.

Si munden ata ti rezistojnë një femre të brishtë deri në naive? Ajo është katalizator i egos se tyre.

Por, kujdes! Ata do të lodhen nga kjo po aq shpejt sa nga pozicioni i misionarit.

Le ta themi, viktimizimi nuk është seksi!

- Vaniteti i penisit: Ata, absolutisht të gjithë, kanë nevojë të mendojnë se penisi i tyre është më i vecanti që ka ekzistuar ndonjëherë

Dhe ata do ta besojnë këtë fare lehtë, sikurse tmerrësisht lehtë do ta besojnë se penisi i tyre është më i madhi, edhe nëse per tu masturbuar përdorin një piskatore vetullash.

Përtej humorit, e vërteta është se ata janë të gjithë më të mirët.

Mos harroni që ata na lexojnë.

Tani që ndava me ju ca nga urtësia ime, dua t'ju tregoj për Edin.

Por dua t'ju tregoj edhe pse dua t'ju tregoj

Enka, shoqa ime e ngushtë dhe e shtrenjtë, ka qënë deri më sot priftëresha ime.

Unë dhe Enka jemi rritur së bashku në të njëjtën lagje e në të njëjtën klasë.

Asaj i tregova kur mendoja se flisja me lavatricen, çezmën dhe lavamanin dhe të gjithë miqtë e mi në tualetin e shtëpisë kur isha fëmijë dhe ajo më tregoi se fliste me nje kërmill me emrin Mini.

Unë i dërgova asaj menjehërë një mesazh kur bëra seks për herë të parë, dhe e çova atë te QTU-ja kur ajo humbi virgjërinë dhe pak kohe më vonë e festuam me birra kur ajo hipi lartë mbi të dashurin e saj për herë të parë.

E pra, sa herë që rrëfeshesha me Enkën dhe qeshnim deri në pikat e para te urinës, mendoja: sa keq që Enka duhet të jetë e vetmja spektatore dhe unë e vetmja protagoniste e këtyre ngjarjeve.

Ndoshta dua që ju te jeni unë përmes meje, ndoshta kam nevoje të rikujtoj, ose ndoshta thjesht dua të shkruaj këtu te Anabel.Une shkruaj mire. Cfarë të keqe ka ta pranojmë se në thelb jemi te gjithë shumë të thjeshtë?

Ndoshta më interesant se Edi ishin personazhet çuna në kartonat e animuar me të cilët dashurohesha kur isha e vogël, edhe pse kam shume ankesa për ta.

Meqë ra fjala, si mund të jetë e ligjshme të shohësh Pinokun para se të kesh patur të paktën tre të dashur?

Ti mund të fillosh të besosh se mund të nxjerrësh një mashkull prej vërteti nga një copë druri.

Madje, në rastin e Edit, ti mund ta besosh vërtetë se ndonjë pjesë e trupit të tij mund të zgjatet sa herë ai gënjen, ose të paktën ta shpresosh.

Po, pikërisht për atë po flas!

Kisha fjetur disa netë në shtëpinë e tij. Fjetur, fjetur po them, me rroba veshur e përqafuar.

Ëhë, kam qënë edhe unë e turpshme dikur.

Një nga këto netët, ishte nata e së vërtetës!

Po tallesh ti?!- ulërita mes nervave dhe mundimit për të mos qeshur me fatin tim të hidhur kur pashë penisin e tij vocërrak.

Edi, me fal! Kudo qe të jesh, shpresoj ta kesh marrë veten!

Por të paktën më mësove, të kem frikë të dashurohem me dikë para se të bëj seks me të.

Ky ishte mesimi I pare me vlere qe morra nga ai.

Vajza, seriozisht. nuk është një nga ato rastet tipike kur i përdorim përmasat kundër ish të dashurve tanë.

Por ishte dicka thelbësore për tu treguar për Edin. Sot, kaq mbaj mend prej tij.

Edi ishte i dashuri im i dytë. A nuk janë të gjithë të dytët ata?

Por nuk kishte asgjë interesante te ai. Ishte i shkurter, jo i bukur. Ndaj nuk kishte asgjë për tu mbajtur mend te ai përvecse që e doja shumë,  pavarësisht se me Enkën bënim në kurriz të tij batuta të tipit: Gudulisje, drog dhe rock&roll.

E doja shumë dhe falë tij njoha shumë meshkuj te mrekullueshëm pas tij.

Edi iku nje ditë, u zhduk ne asgjë.

Disa thanë se vdiq dhe une qava.

Disa thanë se kishte qënë I martuar dhe unë e urreva.

Disa thanë se jetonte larg tani dhe unë e harrova. Por jo pa ndihmën e dikujt!

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe dashuria është vetëm një gjendje mendore, një neuroze ose patologji, por jo për këtë nuk është e mrekullueshme.

Keto gjëra nuk i kuptova falë Edit, por falë atyre që ai më lejoi të njihja duke dalë nga jeta ime. 

Keni  kohë të merrni kokoshkat! Jeta ime po fillon!

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson