Dj suedez Tim Bergling, i njohur për të gjithë si Avicii ndërroi jetë më 20 prill. Nga Paris Hilton te Calvin Harris, të famshëm të tjerë si dhe fansa të shumtë shprehën dhimbjen e madhe për vdekjen e artistit 28- vjeçar.
Pak ditë më parë, e dashura e Avicii- t, modelja çeke Tereza Kacerova, e panjohur deri më tani për publikun i dedikoi një mesazh- letër partnerit të saj të ndjerë.
“I dashur Tim,
Kam pritur këto ditët e fundit të zgjohem, të vijë dikush e të më thotë se e gjitha kjo ishte thjesht një shaka e ligë, një gabimi tmerrshëm. Por mendoj se tani vërtet nuk do të shoh më kurrë sërish. Ato ditët e para i bombardova miqtë e tu me pytje (a ishin të sigurtë që ISHTE E VËRTETË?! duke u kërkuar të më thonin se KU JE TANI?!) Kontrollova në Google artikuj për të parë se ata e kishin gabim. Për çdo herë që pashë “U prefsh në paqe” dhe “Avicii” apo datën e fundit të jetës tënde u shokova. Kur pashë se kishin shkruar në biografinë tënde në Wikipedia “ishte” dhe jo “është” u rrënova.” shkruan ndër të tjera Tereza në një letër të gjatë që ka rrënqethur fansat.
“Kishim kaq shumë planE bashkë. Ti kurrë nuk munde të më tregoje Suedinë në verë dhe unë nuk munda të të tregoj Amerikën e Jugut; nuk do të mundem më kurrë të t’i kthej të gjitha rrobat që të vodha ( jo se kisha në plan, por do të jepja gjithçka për të patur mundësinë për ta bërë.”
Teksa shkruan për lidhjen e ngushtë të AviCIi- t me fëmijën e saj, Luka- n, Kacerova tha se shpreson që djali i saj të rritet duke e kujtuar përherë AviCIi- n, edhe pse nuk ishte babai i tij biologjik.
“Do të jem aty për t’ia kujtuar!”
Në letër, Tereza shpjegon arsyen përse çifti kishte preferuar ta mbante marRëdhënien larg vëmendjes mediatike duke thënë se lidhja e tyre do të zbulohej kur ajo të ngelte shtatzënë.
“Unë kam qënë gjithmonë e vendosur për ta mbajtur marrëdhënien tonë private, sepse kam dashur që ajo të jetë E JONA dhe nuk dëshirojA të bëjA dikë tjetër pjesë të çmendurisë sonë. Por mendova, nëse do ta ndaj me botën, do ta bëj kur të ngel shtatzënë. Ohhhh sa keq shkoi gjithë ai plan. Kurrë nuk ndalova duke të ta mbushur e mbushur mendjen se vajza jonë duhet të quhej Serafina.”
Tereza ka postuar gjithashtu edhe një video përmbledhëse me foto.