Vetebesimi

Pasi linda djalin, ma shpifte si ndihesha për trupin tim

27 Prill 2018

Pasi linda djalin, ma shpifte si ndihesha për trupin tim

Të isha një nënë e re ishte koha periudha më e bukur e jetës sime, por mënyra se si ndihesha për trupin tim, ta shpifte.

Ishte kaq e çuditshme. Nuk mendoj se vuaja nga depresioni i paslindjes apo diçka e tillë. Isha shumë e lumtur me Luca-n. Por ndihesha sikur qëllimi im i vetëm tani do të ishte të isha nëna e tij dhe të ushqeja atë me gji.

Trupin e ‘peshës së bebit’ e ruajta për një kohë të gjatë. Nuk isha nga ato nëna që thjesht mund të ushqeja me gji dhe nga ana tjetër të humbisja peshë. Disa gra e kanë shumë të thjeshtë dhe është kaq gjë e mirë, por për mua ka qenë super e vështirë t’i kthehem trupit tim të vjetër pasi u bëra mama.

Pasi linda djalin, ma shpifte si ndihesha për trupin tim

Më kujtohet pasi im bir lindi, vendosa të lë shtëpinë. Kjo ndodhi përafërsisht 16 ditë pas lindjes së tij. Kisha veshur tuta. Dikush më ndoqi dhe më beri një foto. Ditën tjetër, pashë kudo lajme të tipit “Hilary tregon trupin e pas lindjes”. Me vete thoja, “çfarë dreqin thonë, unë s’po tregoj asgjë”.  Presioni që kisha ishte tepër i madh.

Kjo situatë vazhdoi derisa truri im e kuptoi që s’duhet ta vrisja më mendjen për këtë. Mbaj mend që i thashë vetes se nuk do të jem më ajo që kam qenë dhe se nuk ka asnjë problem me këtë.  Mësova të jem krenare me atë që trupi im bën për mua dhe çfarë bëri gjatë kohës që isha shtatzënë me tim bir.

Trupi im më ndihmoi të krijojë një lidhje të veçantë mes meje dhe tij. Të isha pranë tij në muajt e parë të jetës ishte shumë herë me e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Dhe ky ishte mendimi i vetëm që më ndihmoi ta kaloja atë periudhë.

Pasi linda djalin, ma shpifte si ndihesha për trupin tim

Tani jam e lumtur të them se kam një marrëdhënie shumë të lezetshme me trupin tim. Sigurisht, dua të dukem bukur me xhinse, dua gjithashtu të ndihem mirë, por s’kam pse të jem ai njeriu super i dobët. Jam normale, kam një lidhje të mirë me ushqimin dhe përpiqem të mbaj një regjim të shëndetshëm për t’i dhënë trupit tim çfarë ka nevojë.

Sot është tepër e vështirë për gratë ta duan trupin e tyre. Presioni ndihet shumë. Harrojmë që duhet të mësojmë të ndihemi mirë me veten. Unë dal me shoqet e mia, merrem me veten dhe përpiqem të kujdesem sa mundem. Kjo më ka ndihmuar të jem një njeri më i duruar dhe i kuptueshëm, jo vetëm me të tjerët, por dhe me veten. Kam mësuar të jem e mirë me veten.

Një ditë, im bir kërkoi t’i bëja një tostë për mëngjes. Ndërkohë që e përgatisja për shkollë, harrova tostën dhe u dogj. U mërzita dhe nisa të shaja veten. “O Zot, unë ta shpif!”

Ai u çua, u afrua drejt meje dhe më tha: “Ti nuk ta shpif. Ti po bën të pamundurën dhe po e bën shumë mirë. Dhe mua më pëlqen të ha një tostë të djegur.”

Ishte kaq i ëmbël! Dhe është e vërtetë, jemi kaq të këqinj me veten ndonjëherë.  Kështu që e mira është të ndalojmë për një moment dhe të qetësohemi.  Vetëm kështu mund t’i shohim gjërat pastër.

Shënim:  Këtë rrëfim e ka bërë aktorja Hilary Duff gjatë një interviste për Elle.