Horoscope

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa

Keni dëgjuar ndonjëherë për Feng Shui-n? Nëse jo, është koha të mësoni tani, në të kundërt hidhuni në paragrafin tjetër. Feng Shui është një pseudoshkencë me origjinë nga Kina, e cila përdor forcat energjike per të harmonizuar individët me mjedisin e tyre rrethues. E përkthyer fjalë për fjalë, Feng Shui do të thotë “uji i erës” dhe konsiderohet si një nga Pesë Artet e metafizikës kineze. Praktika e Feng Shui-t vë në qendër arkitekturën dhe “forcat e padukshme” që lidhin universin, tokën dhe njerëzimin së bashku. Historikisht, Feng Shui u përdor për të dizenjuar ndërtesat e rëndësishme në mënyrë sa më të mbarë; sa më fatsjellëse. Për disa ide mbi dekorimin e shtëpisë sipas kësaj praktike, mund të lexoni këtu.

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa

Çdo person dëshiron të ketë një jetë të pasur dhe të shëndetshme dhe Feng Shui jep këshilla pikërisht për këtë gjë; ndonjëherë praktikuesit e tij sugjerojnë të thyejnë ndonjë derë apo të lëvizin ndonjë mobilje për mbarësi. Por gjithashtu mund të kemi një jetë të pasur edhe duke i kushtuar rëndësi disa objekteve e sendeve të vogla që na rrethojnë. Në këtë artikull do të trajtojmë një send që mund të jetë zgjedhje e zgjuar për financat tuaja – portofoli dhe ngjyra e tij.

Me shumë mundësi keni dëgjuar që njerëz të njohur, të cilët kanë të ardhura të majme, thonë se nuk i kanë punët mirë me portofolin: Bill Gates thotë se nuk mban para të thata me vete, ka një debit card dhe më së shumti nuk mban portofol fare; John Lennon nuk mori më portofol me vete kur u bë i pasur; Samir Mane ka treguar për Blendi Fevziun dhe Ermal Mamaqin se nuk mban shumë para me vete etj. Ju bënë mendimet lëmsh? S’keni faj! Por Feng Shui e ka përgjigjen – nuk është thelbi tek portofoli, sepse siç e kuptuat ai nuk ka rëndësi, por sekreti qendron tek ngjyra e tij.

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa

Ngjyra e portofolit nuk është një ngjyrë e zakonshme, por është edhe simbol i shpirtit të pronarit. Bëni gati kuletat nga i keni nga s’i keni dhe zbuloni ç’domethënie ka secila ngjyrë!

I zi dhe blu: Këto dy ngjyra i përkasin elementit të ujit, i cili është i lidhur me paratë tuaja në teorinë e Feng Shui-t. Sidomos ngjyra e zezë tërheq paratë më shumë; sa herë e hapni atë për ndonjë blerje, ajo ngjall ndjenjat dhe tërheq pasuri.

I kuq: E kuqja është ngjyra më e mbarë në Feng Shui, e cila i përket elementit të zjarrit. Për këtë arsye shumë njerëz, që besojnë tek kjo teori, priren të mbajnë një portofil të kuq. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo ngjyrë nxit elementin e zjarrit dhe mund t’ju bëjë që të shpenzoni më shumë seç duhet.

I gjelbër: Kjo ngjyrë i përket elementit të drurit, është e lidhur me procesin e rritjes dhe i jep pozitivitet jetës. Ajo është e aftë të tërheqë pasurinë dhe sjell fat për personat e lidhur me biznesin. Ngjyra e gjelbër nxit idetë dhe kreativitetin.

I verdhë, kafe ose bezhë: Janë ngjyra që i japin stabilitet pasurisë dhe ju ndihmojnë të kurseni para. Gjithashtu mbron para tuaja. Nëse jeni një njeri që shpenzoni shumë, atëherë një portofil në ngjyrë kafe do të ishte alternativa më e mirë (elementi i tokës).

I bardhë, gri, argjend ose në ngjyrë ari: Këto ngjyra i përkasin elementeve metalike, që gjithashtu mbajnë pasurinë tuaj; e bëjnë më të qëndrueshme dhe më të përhershme. Ari është gjithnjë i lidhur me luksin.

Shënim: Feng Shui merret me elementet bazë dhe ngjyrat kryesore të këtyre elementeve, por në vijim po ju paraqesim edhe disa ngjyra të tjera, të cilat kanë të njëjtën vlerë si këto më sipër.

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa

Elementi i drurit: e gjelbër, kafe
Elementi i zjarrit: e kuqe, e verdhë e ndezur, portokalli, lejla dhe rozë
Elementi i tokës: e verdhë e hapur, kafe e lehtë
Elemtenti i metalit: e bardhë, gri, ari
Elementi i ujit: blu, e zezë.

Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa

REELS

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.