Gjoksi ynë përbëhet nga tre lloje indesh: glandulat mamare (gjendrat dhe kanalet e qumështit, indet lidhëse dhe indet dhjamore. Sa më të reja jemi, aq më i dendur është gjoksi ynë. Konsiderohet ‘i dendur’ kur ka shumë inde flandulare dhe lidhëse dhe jo aq shumë inde dhjamore. Vetëm një mamografi mund të përcaktojë nëse keni gjoks të dendur. As doktori, as ju nëpërmjet një vetë-ekzaminimi, nuk mund ta kuptoni nga madhësia, forma, ngurtësia apo faktorë të tjerë si BMI-ja juaj apo pesha.
Çfarë e shkakton gjoksin e dendur?
Me kalimin e viteve, gjoksi ka tendencën të bëhet më pak i dendur dhe më shumë dhjamor. Ky ndryshim gradual vjen si pasojë e rënies së niveleve të estrogjenit si pjesë e procesit natyral të plakjes, veçanërisht gjatë menopauzës.
Sidoqoftë, gjoksi i dendur në moshë madhore është i zakonshëm dhe prek gjysmën e grave në botë, rreth 50-60% e grave 40-44 vjeçare në Amerikë konsiderohen me gjoks të dendur. Dhe disa njerëz e kanë dhe gjenetike, ndaj nëse mamaja juaj ka gjoks të dendur, gjasat janë që dhe ju të keni një të tillë.
Çfarë duhet të dini:
Patja e një gjoksi të dendur ngre dy shqetësime. Së pari, dendësia e lartë është lidhur me rrezikshmëri më të madhe të kancerit të gjirit, ndonëse arsyeja e saktë e saj është e panjohur.
Së dyti, nëse keni kancer gjiri, mund të jetë më e vështirë të diganostikohet tek gjoksi i dendur, sepse indet jo-dhjamore dhe kanceri dalin të dyja të bardha në mamografi.
Sigurohuni të flisni hapur me doktorin nëse e keni kancerin në historikun shëndetësor të familjes, mund t’ju sugjerojë teste alternative.
Në përgjithësi, pavarësisht dendësisë së gjirit tuaj, mund të reduktoni rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit duke u ushtruar rregullisht, duke limituar alkoolin dhe duke mbajtur një peshë të shëndetshme.