Një blogere e njohur britanike ka shokuar autoritetet vendase me mënyrën se si jeton në të vërtetë. Kayla Jenkins, e njohur ndryshe si Okaylaaa ka rezultuar të ketë një jetë e cila nuk ka aspak lidhje me atë që shfaqet në instagramin e saj.
Në fotot e Instagram bogerja shfaqet mes luksit, dhe shkëlqimit të aparatit profesional. Ndërkohë që jeta e vërtetë në shtëpinë e saj rezulton të jetë tërësisht ndryshe.
Kayla jetonte në një shtëpi me qera, shtëpi nga e cila u argua vetëm para pak ditësh pasi nu kishte mundësi të paguante qeranë. Por përtej kësaj, pronarët e shtëpisë në fjalë janë shokuar kur i është dashur të shohin gjendjen në të cilën ishte katandisur shtëpia që ata kishin lëshuar me qera.
Mbeturina, jashtëqitje kafshësh dhe një sërë dëmesh të tjera ishin panorama me të cilën u përballën këta qiradhënës. Ata lajmëruan menjëherë autoritetet vendase, të cilët u morën gjërë e gjatë me rsatin në fjalë.
Megjithëse blogerja nuk pranoi se e kishte katandisur vetë shtëpinë në atë gjendje, autoritetet i vendosën asaj një gjobë të majme.
Burimi: metrouk