Dating

Si ta bësh një vajzë për vete që në takimin e parë

19 Prill 2018

Si ta bësh një vajzë për vete që në takimin e

Takimi i parë me një femër është një makth i vëtetë për shumicën e meshkujve. Mendimi semos çdo gjë shkon për dreq dhe ajo përfundon duke u ngritur nga tavolina ende pa u rehatuar mirë është një frikë e madhe. Ama djema, na besoni kur ju themi se nuk është aspak e vështirë. Ndonjëherë keni tendencën për t’i ndërlikuar aq shumë gjërat sa na bëni të besojmë se termi “drama queen” duhet zëvendësuar me “drama king”. Në këtë artikull po ju bëjmë një guidë falas, për ta bërë atë për vete mos bëni këto gabime.

Kujdes me “sheqerin”

“Ah, Romeo, Romeo! Askush nuk ka nevojë për ty që në takimin e parë.”  Kështu që bëj kujdes me sheqerosjen. Jo shumë fjalë të ëmbla, jo shumë premtime elektorale dhe mbi të gjitha fare skena të marra nga filmat romantikë .

Kujdes me “CV-në”

Është takim dhe jo intervstë pune. Kurseja të shkretës vajzë lodhjen nga dëgjimi i jetëshkrimit tënd. Në vend që të ngresh veten në piedestal mundohu të shfaqësh interes dhe të bësh pyetje për gjërat që të interesojnë lidhur me personin që ke përballë.

Mos hap “arkivat”

Kurrë, por kurrë mos i fol një vajze në takimin e parë për listën e ish- të dashurave të tua. Ç’takirat ka e gjora të bombardohet që në fillim me kaq shumë informacion.

Deklarimin e pasurisë mbaje për vete

Mos i fol kurrë një vajze për të ardhurat e tua që në takimin e parë. Nuk ke për t’u dukur asgjë tjetër veçse një mburravec, edhe nëse të gjithë ato që thua janë të vërteta.

Mbase edhe me këto këshilla nuk do të arrini ta bëni për vete atë vajzë, por të paktën fajin nuk do t'ja vini mënyrës si ju u sollët.