Metropolitan

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i çojnë dot deri në fund

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Netflix, duke përdorur algoritmet dhe të dhënat e veta, ka përpiluar një listë me dhjetë filma aq të frikshëm, sa shikuesit nuk i çojnë dot deri në fund. Sipas tyre, shikuesit shihnin minimalisht 70% të filmave të listuar dhe më pas i fiknin sepe horrorri bëhej i papërballueshëm. Farë mirë mund të thoni se shikuesit në fjalë heqin dorë nga filmi sepse s’u pëlqen apo sepse është shumë i mërzitshëm. Në fakt, kur dikujt s’i pëlqen një film, largohet para se të arrijë në 70% të minutazhit.

Sipas Netflix, këta janë dhjetë filmat më të frikshëm në platformë.

Cabin Fever (2016)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Një grup studentësh kolegji marrin me qira një kasolle në pyll dhe bien pre e një virusi mishngrënës, i cili tërheq vëmendjen e vendasve që përpiqen t’i vrasi.

Carnage Park (2016)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

I vendosur në vitet ’70, ky thriller shpalos luftën për mbijetesë mes një grupi hajdutësh që sapo vodhën një bankë dhe një snajperi psikotik i cili okupon shkretëtirën e largët ku kriminelët përpiqen të fshihen nga autoritetet.

Mexico Barbaro (2014)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Tetë regjisorë meksikanë sjellin në jetë përrallat dhe mitet më tmerruese meksikane përmes grafikave tejet realiste.

Piranha (2010)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Pasi një tërmet nënujor lë të lirë tufa të tëra me peshq historikë mishngrënës, një grup të panjohurish duhet të punojnë së bashku për të mbijetuar.

Raw (2016)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Kur një vegjetariane i nënshtrohet një rituali karnivor në një shkollë veterinarie një dëshirë e pamposhtur për mish ndizet brenda saj. Sidomos për mish njeriu.

Teeth (2007)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Ende e pamësuar me trupin e saj, një gjimnaziste zbulon një aftësi të veçantë tek vetja që i ngjallet kur bëhet objekt i dhunës mashkullore.

The Conjuring (2013)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Hetuesit paranormalë Ed dhe Lorraine Warren ndihmojnë një familje të terrorizuar nga një prezencë e errët në fermën e tyre.

The Human Centipede II (Full Sequence) (2011)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Vetmitari trazuar Martin ëndërron të krijojë një shumëkëmbësh njerëzor me 12 persona dhe ndërmerr hapa për të realizuar fantazinë e tij të sëmurë.

The Void (2016)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Pasi dërgon një pacient në spital, një oficer policie fillon të përjetojë ndodhi të dhunshme dhe të çuditshme, të gjitha të lidhura me një grup figurash misterioze me kapuç.

Jeruzalem (2015)

Këta filma janë aq të frikshëm, sa njerëzit nuk i

Kur një grup të rinjsh amerikan vizitojnë Jeruzalemin, qyteti pushtohet nga një makth biblik.

REELS

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat