Në nëntor të 2015-ës do të shfaqet nëpër kinema filmi i 24-ët i serisë James Bond. Daniel Craig do të rimarrë rolin e Agjentit të famshëm 007.
Një element i rëndësishëm i filmit ngelet kolona zanore dhe kënag-temë. Çdo film i James Bond ka patur kolona zanore spektakolare. Tani, producentët po kërkojnë një vokal perfekt, për të tejkaluar performancën e Adele të Skyfall.
Ndër emrat që përfliten se do të këndojnë janë Sam Smith, tekstshkruesi dhe këngëtari britanik dhe fenomeni amerikan Lana Del Rey.
Cila do të ishte zgjedhja perfekte?
Burimi: Daily Mail