Health News

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

4 Prill 2018

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

Të dhënat e fundit tregojnë se përdorimi i Xanax-it dhe antidepresivëve të tjerë janë rritur ndjeshëm, sidomos përgjatë këtyre 3 viteve.

Ky lloj medikamenti përdoret për të zbehur gjendjen e ankthit dhe ndikon në qetësinë e trurit. Por si çdo barnë tjetër ka efekte anësorë, që duhen ditur me çdo kusht para se të konsumohet.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

1. Mund të krijosh varësi

Ndonëse Xanax-i është i ilaç i sigurtë kur jepet nga mjekët, ka rrezikun të krijojë  varësi, që është në fakt dhe problemi më i madh. Shumica e njerëzve e marrin vazhdimisht sepse u pëlqen gjendja euforike që i shkakton. Varësia mund të jetë e ngjashme njësoj si ajo me alkoolin. Më e mira është që të hiqni dorë në kohë, para se fiziku dhe shëndeti juaj mendor të kërcënohet nga përdorimi i tij.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

2. Probleme të mëdha me frymëmarrjen

Xanax-i mund të ngadalësojë frymëmarrjen dhe kjo mund të jetë fatale, sepse nëse kalohet masa e përdorimit të këtij ilaçi frymëmarrja juaj mund të ndalojë. Gjatë kohës që konsumoni Xanax, në mënyrë kategorike nuk duhet të konsumosh alkool.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

3. Probleme gjatë shtatzënisë ose në lindje

Nëse pini gjatë shtatzënisë, ka shumë gjasa që fëmija juaj të lindë me defekte. Rreziku është që bebushi të dalë me qiellëzën e çarë. Ndonëse nuk është defekt i madh, është diçka. Rreziku më i madh prej tij është sigurisht gjatë 3 muajëve të parë.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

4.Marramendje ose përgjumje

Javën e parë që merrni Xanax s’duhet kurrsesi t’i jepni makinës. Me shumë gjasa do të keni marrje mendsh apo gjendje gjumi. Ai në vetvete është një lloj droge, kështu që varet si trupi juaj do t’ju përgjigjet.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

5. Rrit mendimet për të kryer vetëvrasje

Xanax-i dhe antidepresantët e tjerë lidhen ngushtë me rritjen e të tilla mendimeve. Njerëzit që janë të varur ndaj tij mendojnë shpesh për t’i bërë keq vetes. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë e mira është të kontaktoni menjëherë një doktor.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

6. Gjendje deliri

10% e njerëzve që përdorin Xanax vuajnë nga gjendja e konfuzionit apo shkëputen papritur nga realiteti. Kjo lloj droge ka aftësinë të të shpërqëndrojë duke bërë që të mos i kushtosh rëndësi gjërave.

Ndonjëherë mund të arrish deri në delir- një gjendje në të cilën truri nuk funksionon siç duhet dhe të duket sikur po dergjesh nga temperatura e lartë.

7 gjëra që duhet të dini patjetër para se të pini Xanax

7. Mund të bësh sjellje të pamatura

Një tjetër arsye për të shmangur alkoolin kur je duke pirë Xanax. Ti mund të kthehesh papritur në njeriun më të papërgjegjshëm dhe të veprosh në mënyrë impulsive pa menduar për pasojat. Kështu që përdorimi i tij kërkon kujdes.

Burimi: Women’s Health