Tradhtitë nuk janë gjithnjë njësoj. Edhe tradhtarët po ashtu. Njerëzit në përgjithësi kanë perceptime të ndryshme rreth asaj çfarë quhet tradhti. Dikush mendon se një mesazh me ish-in është tradhti e pafalshme, ndërsa të tjerë nuk e konsiderojnë kështu nëse nuk ka përfshirje fizike.
Por që t’i ndani njëherë e mirë, po ju tregojmë gjithë llojet e tradhtarëve.
1. Ai që përfshihet fizikisht me dikë tjetër që nuk është partneri.
Kjo nuk ka nevojë për shumë sqarime. I përfshin të gjitha. Prekjet, puthjet dhe seksin me një person të tretë. Tradhtar i pastër.
2. Kur ai ushqen ndjenja për dikë tjetër
Tradhtia emocionale është diçka tjetër. Mund të jetë pëlqim, dashuri apo përfshirje emocionale që ti ndjen për dikë që nuk është i dashuri yt ekskluziv. Ashtu siç është e mira të diskutohen sjelljet seksuale në një marrëdhënie duhet të flitet edhe për lidhjen emocionale. Kjo mund të rezultojë edhe më e rrezikshme për lidhjen tuaj se sa thjesht seksi.
Të jemi pak më të qartë, nuk ka asgjë të keqe nëse përfshiheni emocionalisht me dikë që nuk është partneri juaj. Por nëse jeni po ndjeni diçka për dikë dhe ai/ajo s’di gjë, dikush do të lëndohet!
3.Ata që fantazojnë për dikë tjetër!
Të fantazosh për dikë tjetër që nuk është i dashuri është tërësisht normale. Pooor kur ju ja thoni atij këtë.
4. Tradhtari i rrjeteve sociale
Pabesia që vjen nga rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më shumë problem për çiftet. Tradhtia në rrjete sociale mund të vijë në 2 forma. E para, nëse partneri yt pëlqen vazhdimisht fotot të ish-it, apo të vajzave të tjera në Instagram, tregon që në mendjen e tij po kurdis diçka shumë seksuale.
E ndërsa forma e dytë që është po kaq shqetësuese sa e para është ta tradhtosh partnerin duke qëndruar në rrjete sociale apo në telefon ndërkohë që jeni bashkë. Ku shkoi respekti?
Burimi: Women’s Health