Letra 1
Anabeli, nese e publikon doja te thoja qe jemi te predispozuar te bejme gabime dhe te falim te tilla. Ndaj une sot bej 1 falje publike ndaj mamit tim. Ehe ndaj mamit! Me fal nese padashur te kam lenduar duke vendosur perpara teje, 1 bisede me 1 trap te pashaportizuar, qe nescafeja mu dukte me e shijshme me gocat perpara kafes turke me ty, qe besova se "sinqeriteti" shoqes ishte me i besueshem se i joti. Une kam shume gabime, por faljen me te madhe do te ta kerkoj me shume per faktin qe sa here perqafohemi ne krevat para se te flesh, harroj te te them sa me fat jam qe te kam! Mqs ti je lexuese e Anabelit, po te them facebook-isht: Je floriri im!
Letra 2
Pershendetje anabel! Shum e kan te veshtire tflasin per gabimet,ndersa disa t tjer mendojn se gabimet jan vetem lidhjet , T flas per gabimin m tmadh ose sic e quaj une pendimi im m i madh eshte si ti kthehem dickaje ndersa ajo ecen larg meje, U be afersisht nje vit kur pata nje debat me babin tim ,si cdo zenke e vogel ,ku un si femij i gricur q jam grindesha ,por dhe n t njejten kohe pajtohesha shpejt,pas nje debati babi per here t pare m mmallkoj dhe un jam ndier vertet shum keq nuk i kam folur per nje kohe ,m ftoi t shkomim bashk te dasma e goces s shokut t vet une svajta,jam penduar m tvertet shum sepse ,pas nje muaj babi ndrroj jet dhe m duket sikur ditet e tij t fundit une n vend ti afroesha ju largova,nfakt nqs do e dija qe do ndothte keshtu nuk do merzitesha kurr mr babin tim, por smendoja kurr q ai t ikte kaq i ri, eshte vertet nje gabim pa shpres e kthim i cili do jet gjithmon mbrapa meje si hije q m ndjek nga pas
Letra 3
Gabimi me i madh qe kur une humba virgjerine.Ne fakt nuk e kuptova fare si ndodhi..Shm prej jush do qeshin por keshtu eshte..dhimbje pata por nuk e kuptova se cndodhi.cdo gje ndodhi vetem sa per te ndodhur..jo qerinj,lule nate romantike etj.une e i dashuri im duhemi shm e jemi bashke por pendohem qe kete ngjarje te jetes nuk e trajtova ne menyren e duhur qe ta mbaja mend se tani nuk mbaj mend fare kur qe hera e1.Mbase deshira e atij qe aq e madhe per te me ber te tijen sa gjerat e tjra nuk paten rendesi
Letra 4
Prsh: ANABEL Meqenese tema per sonte eshte gabimi me i madh qe kemi ber ne jete. Mar shkak te shkruaj historin time.. Jam 24 vjece. Ne adoleshenc u njoha me nje djale qe e simpatizoja . si te gjith adoleshentet mendova te krijoja nje lidhje me. lidhja me te nuk zgjati shum as 1 muaj, sepse ai u largua per ne gjermani atje u njoh me nje tjeter dhe tani kan krijuar familje, nejse u ndam.. Pad disa kohesh njoha nje djale tjeter qe me shikim te par me pelqeu shum, e mendoja vazhdimisht, djeri kur nje dite ai djale me propozoi qe te lidheshim. lidhja jon zgjati per 3 vjet e gjysem . e doja shum , dhe ai mua. djeri ne momentin kur u rishfaq djali tjeter qe kishte ikur ne gjermani . aty mar vesh qe ata te dy bienin kushurijn te 4 . kur ai e mori vesh gjithcka ndryshoi mes nesh ai u ftoh shum nuk ma hapte tele as nuk me merte me. e perjetova shum keq sepse ne kishim nje lidhje serjoze, nga familja ime kam pasur shum konflikte per shkak te tij. sepse familja ime nuk donte qe vajza e tyre te dashurohesh. jam zen shum her me familjen time sepse un nuk hiqja dot dore nga ai. e si ma shperbleu ai duke me then qe nuk mund te jemi me bashk sepse nqs familja e tij e merte vesh qe un kisha pasur nje lidhje me kusheririn e tij, nuk do me pranonin. edhe pse jemi te ndar un akoma e dua . dhe ai akoma vazhdon te me kerkoj. por gojat e liga nuk na lejojn qe te jemi bashk . pra gabimi me i madh i jetes time ishte njohja me ate djalin ne adoleshenc qe me ndau nga njeriu qe doja me shum ne jete. me vjen shum inat me keto njerez qe fusin hundet dhe ndajn nje cift qe duhen. kam pasur raste per tu fejuar por eshte e pamundur nuk e heq dot nga mendja ate nuk di cte bej as se si te veproj me . jam e lodhur duke pritur nje fund te lumtur
Letra 5
Pershendetje! Ah... gabimi me I madh I jetes sime...eshte akoma edhe sot nje plage per mua qe e vuaj cdo dite! Ath sapo isha diplomuan ne univeritet ,ishte vere dhe po mundohesha per te gjetuur nje pune! Vendosa te qendoja me shume kundershtime nga familja ime ne Tirane! Beja debate cdo dite duke I bindur se do gjej nje pune,se eshte me mire te qendroj ketu! Por ditet kalonin dhe asgje nuk po gjeja! Jetesa u be e veshtire! Isha vetem! Po zhgenjehesha cdo dit e me shume qe spo mundja te beja asgje! Qaja cdo dite naten! Skisha perkrahjen e askujt! Isha kaq e vetme nne kete bote kaq te hidhur! Haja,pija,flija vetem..vetemm...! Nje darke me bie telefoni! Ishte dikush qe donte te fliste! Nuk pranove duke I then se ste njoh.! Pas disa ditesh bie perseri telefoni...! Dhe ne kohen qe ndodhte te merte telefon isha ne gjendje shum te keqe,teper e deshperuar! Keshtu mendova te flas per te mos u ndjere e vetme! Here I thoja se sdua te flas here flisja...! Me pas u prezantuam ne fb kush ishim,e pastaj u takuam! E kuptonte qe vuaja,qe isha e merzitur dhe me qetsonte sado pak! Kaluan disa muaj dhe u lidhem..! Un vazhdoja te isha ne gjendje depresive! Nuk kisha abolutisht asnje ndjenje per te! Vec doja nje njeri te kisha afer! Here I thoja nuk dua te flasim dhe gjithcka mbyllej,pastaj kisha nevoj e flisja again and again..! Ndjetem gati nje vit ne kete situate..! Nuk e di ,tani me duket si ender e keqe si e kalova ate nje vit me ate njeri...! Gabimi I'm me I madh brenda gjith ketij gabimi te madh ndodhi brenda nje nate...! Si gjithmon e merzitur...! Po me perqafonte dhe po loznim...! Pastaj kisha frik te ikte dhe ndejtem bashk ate nate! Nuk e di tamam nese ndodhi dicka pasi u mundova mos ta lejoj...! Ajo nate me tronditi teper! E vuaj edhe sot! Me shum me vret. Dyshimi! A ka ndodhur dicka apo jo! Pas kesaj tronditje,u larguam! Tashme nuk komunikojm me,ose shum ralle! E gjitha kjo per shkak te depresionit!Anonim te lutem!
Letra 6
Gabimi me i madh i jetes sime eshte qe humba virgjerine me ish pedagogun tim. Pasi mbaroi mbaroi Universiteti i kishim ruajtur akoma kontaktet. Flisnim ne messenger per shume gjera,flisnim per ne, flisnim per jeten.Ishte personi qe me kuptonte me shume nga te gjithe. Une sapo kisha filluar pune edhe po kaloja nje gjendje te veshtire edhe ne familje edh ngushellimi i vetem ne ate kohe ishin bisedat me te. Me terhiqte shume fizikisht edhe menderisht. Bisedat vazhduan deri ne momentin ku situata ne shtepi po rendohej edhe ne vendosem te takoheshim te nje nga apartamentet e tij. Ai ishte i ri, une disa vjet me e vogel. Them gabim sepse pranova te isha e dyta, ose e treta , ose e katerta ne jeten e tij ne ate kohe.Ai kishte edhe nje lidhje serioze per te cilen une isha ne dijeni, por ato dy ore qe kalonim bashke ishim vetem une edhe ai, edhe asnje tjeter. E di cfare do thone komentuesit e tu, edhe nofken qe do me vene. Une nuk doja ta pranoja ate fjale ne ate kohe. Mundohesha te largohesha nga realiteti. Lidhjen e shkeputa pas 2 muajve. Ndihesha shume ne faj edhe doja dicka me shume. Doja dike vetem per vete, jo me per tu larguar nga realiteti, por per ta jetuar ate.Per te dale dore per dore me dike pa u fshehur ne nje apartament te humbur, edhe dike qe mund ta quaja te dashur, edhe jo isha dashnorja. ..
Letra 7
Pershendetje Anabel. Kjo tema e sotme me riktheu kujtimet e 2 viteve me pare. Si fillim dua t'ju bej ne dije se emri im eshte Andja dhe jam 24 vjece. Isha ne vit te dyte fakultet. Ate vit nder te tjere, me jepte mesim nje pedagog i ri ne moshe. Nuk e di, por qe diten e pare me terhoqi shume menyra e shpjegimit dhe body language. Kishte nje gjestikulacion mbreselenes, nje menyre komunikimi shume gjitheperfshires. Me pak fjale, oret e atij ishin te mbushura plot me studentë. Jo per te lavderuar veten, por une isha studente mbi mesataren dhe shume aktive gjate oreve te seminareve por edhe ne leksione. Kaluan disa dite dhe me kishte bere ftese ne facebook. Ne fakt u habita shume se nuk e prisja dhe as qe e mendoja. Qe nga ajo dite, kemi shkruar perdite me njeri-tjetrin. Me kalimin e diteve fillova te ndjeja per te nje gje te cuditshme, por nuk e kuptoja. U bera e fiksuar pas tij dhe sa here e shikoja ne fakultet, me pershendeste edhe nga larg dhe me kapte nje e qeshur vesh më vesh, nje lloj ndjesie kenaqesie. Nje dite shkova ta takoja ne zyre se duhet te dorezoja nje detyre kursi qe nje dite perpara kisha munguar. Nuk e kuptova c'me gjeti, me kapen djerse te ftohta, nje nxehtesi ne trup gjate kohes qe isha aty. Ai asnjehere nuk me jepte shkas per ngacmime. U afrua, me pyeti cfare kam qe nuk ndjehem mire dhe une e putha gjithe pasion e force. Ishte puthje qe zgjati ca, por me pas i thirra mendjes se c'po beja, u shkeputem dhe i kerkova falje duke dale me vrap nga zyra dhe fillova te qaja. I mungova per 2 jave ne mesim dhe ne facebook nuk i shkruajta me. Pas dy javesh, kur mbaroi ora me therret ne zyre ne mes te klases. U detyrova dhe shkova. I kerkova ndjese per sjelljen, por me habiti fakti qe ai nuk ndihej ne siklet, madje po mundohej te ma bente te lehte situaten dhe me tha, une nuk mund te te pergjigjem se etika e pedagogut nuk ma lejon, ti je akoma studetja ime. E mbajtem nje fare shoqerie shume te afert deri kur mbaroi semestri dhe me pas u lidhem. Ma ben te qarte qe ne fillim se eshte i martuar, por une nuk doja t'ja dija sepse ndjenjat ishin me te forta se arsyeja. Frekuentoheshim rregullisht. Pas 1 viti lidhje, na gjen gruaja e tij nje dite ne nje lokal duke u prekur me njeri-tjetrin. Nuk e di po qe prej asaj dite dhe gjashte muaj me pas jeta ime u kthye ne nje ferr te vertete. Ai u nda me gruan e tij, kishin patur edhe nje femije, qe nuk e dija . E kam kerkuar gruan e tij ta takoj dhe t'ja sqaroj gjerat se faji ishte i imi dhe jo i te shoqit, por ajo nuk ka pranuar te me takonte. I gjeta numrin e telefonit, i beja mesazhe ku e sqaroja per cdo gje, por ajo e kishte vendosur qe nuk do nderronte mendje. Une me ish profesorin i shkeputem lidhjet totalisht dhe ai ma hedh fajin mua per cdo gje. E pranoj qe une e nisa e para, une u tregova e nxituar por a komandohet ndjenja e forte e dashurise dhe joshjes?? Une jam ende shume e penduar me veten time, e di qe shkaterrova nje familje, qe prisha qetesine e nje femije te pafajshem dhe per kete ndihem shume keq sa here e kujtoj. Me thoni ju si ta heq gjithe kete peshe te madhe faji, ku as ai per te cilin dikur ndjeva fort nuk do te me shohe me sy?! Me falni qe u zgjata shume dhe faleminderit nese do e publikonit.
Letra 8
Pershendetje Anabel,sapo pashe temen qe do trajtoni sonte,mu kujtua gabimi me I madh I jetes sime. Ka kaluar rreth 3vite qekur mora ate vendim por e vuaj edhe sot e kesaj dite! Ne gjimnaz dashurohem me shokun tim te ngushte Ai djali I dy mjekeve edhe une nje vajze nga nje familje teper e thjeshte me gjendje ekonomike jo te mire. E jetojme dashurine tone per plot 4 vjet derisa erdhi koha te fillonim universitetin. Une fitova inxhinieri ne Firence por nuk e vazhdiva sepse pamundesite ekonomike benin te veten.Ndersa ai kishte hedhur mjekesine por nuk e fitoi e keshtu prinderit e regjistruan tek Zoja e Keshillit te Mire. Ate kohe ai I thote familjareve te tij per dashurine karshi meje,edhe prinderit e kishin pyetur nga cila familje isha cfare dege do ndiqja a isha vajze mjaftueshem e mire per te edhe familjen e tij.Me te gjitha pergjigjet kishin qene dakort por kur I kishte thene qe jam nga nje familje me nje gjendje ekonomike jo te mire,ishin stepur e kishin thene qe e mira do ishte te ishin ne te njejtin nivel te dyja familjet me njerez te shkolluar te ditur e te hapur.Kjo gje s’iu pelqente fare por nuk e diskutonin shume me te dashurin tim se s’donin ta merzisnin.Ndersa I jati kishte then qe he se dashuri te rinjsh asgje serioze nuk vlen ta marrim parasysh fare kete lidhjen e tij.Nderkohe mua I dashuri mi tregonte keto pa ditur qe prekesha aq shume edhe me vrisnin ato fjale qe thuheshin “nga vjehrrit e mi te ardhshem” Se djali qe doja ishte I vendosur qe sdo na ndante kurre gje.Por rrethanat edhe mendja ime e shkaterroi ate lidhje. Kur filloi shkollen cte shihje atje ishin te gjithe me xhepat plot parkonin makinen para shkolles ,mos te them per sjelljet qe I kishin plot seriozitet se do beheshin mjeke te ardhshem edhe duhej pozite qofte edhe ne qendrim.Ate vit iku ne nje udhetim jashte Shqiperise me shoqerine qe kishte formuar ,ate vit ishte kaq shume I dhene pas gjerave qe bente me shoket e shoqet sa pa dyshim me la ne plan te dyte.Filluan ti pelqenin vendet qe ikte me ta edhe takimet tona rraloheshim,sa kemi arritur ne nje zenke edhe me tha pse duhet te jesh kaq e afert per zemren time edhe kaq e larget te gjerat qe dua te bej.Pse nuk te perfshij dot ne diten time kur dua te dal te kem qef te shkojme per darka ,pse nuk me lejon te bej dhurata sic cdo femer do,pse duhet te ishe ti pikerisht ajo qe me more zemren por ca gjera na largojne. Dhe nuk mbaj mend se sa PSE me ka pyetur ate nate,edhe pergjigja gjithe ate PSE-VE ishte qe une nuk doja te kisha qef te dilja sa me shpesh se s’doja te me paguante ai sa here ,se vihesha ne siklet,une s’doja te ikja per darka se sdoja te paguante ai serish ,se perseri vihesha ne siklet,une s’doja te me bente dhurata se s’doja qe te tjeret te me personifikonin si arriviste qe mund te rrija me te vec prej lekeve,une s’doja qe te ishte ai qe une doja. Shume zenka pasuan fillestaren edhe vendosa ta lija me aq.U ndame por ai kurrsesi se pranonte.Me ndiqte sme linte te afrohej asnje mashkull per nje vit plot,derisa u dorezua.Por miq qe na njohin me thone qe ende ai pyet per mua nese jam njohur me njeri,edhe pyet me shume se c’duhet te pyese nje djale I fejuar.Ka 1 vit qe eshte fejuar me vajze “ te seres se tij” .Jam ndeshur me ta shume here ,thua na con zoti ne te njejtat vende. Ia shoh ata sy edhe e di qe ka ende dashuri,e shoh edhe dua ta perqafoj ti them qe kam bere nje marrezi qe u ndame,por si ta shkatrroj nje lidhje,si ta ndaj vajzen e botes edhe ti shkaktoj vuajtje ,kur une e kisha te fejuarin e saj edhe e lashe prej budallalikut.S’kam guxim edhe pse shoke te tij me kane then qe ai fjalen time pret vetem. Guxim skam,por dashuri kam shume.Pendohem pendohem qe lashe dashurine e jetes te shkoje...
Letra 9
Gabimi me i madh i jetes sime !! Para 2 muajsh ekzaktesisht 07.07.2014 , perdora lend narkotike piva hashash , ishte hera e 5-6 . Dhe me zuri paniku , Mu deshen 10 or gjum qe te qetsohesha por kur u zgjova s ishte me si me par , nje akth i pa par , shkoj te shof veten ne pasqyr nuk arrija te njihja as veten , shikoja duart nuk me dukeshin sikur ishin te miat vetdiagnistikohem ne google dhe gjej qe siptomat perputheshin me depersonalizim , kam 2 muaj kam ngec ne depersonalizim dhe shpehs her kam sulme paniku 5 pompa 5 sekonda me ndryshuan 1 jet te ter :((( prinderve su tregoj dot , su them dot ai cuni i mir qe do merrte shkollen qe ju deshironi perdori drog ,, gjithsesi shpresoj t mos kaloj ne skizofreni se kshu do bej cdo bej per t jetuar ,
Letra 10
Pershendetje Anabel ! Publikoje te lutem... Para 2 vjetesh nisi gjithcka, njoha nje djale dhe u afruam shume qe ne ditet e para te njohjes. Por njohja me kete njeri ishte gabimi me i madh i jetes time ai ishte i fejuar, dhe une i dhashe gjene me te shtrenjte qe kisha. E mora vesh shume vone qe djali ne fjale do lidhte jeten me dike tjeter, por ajo nuk do isha une jam penduar shume po tani nuk ka me kthim pas . Kur ishim te lidhur e prezantova me shoqen time te ngusht... Kisha besim te verber tek ata te dy, ama ata thurnin plane per mua...arriten gjerat deri aty saqe shoqja ime ja mbushi mendjen atij qe tme conin ne itali te punoja, edhe pse e njihnin tipin tim ata vazhdonin dhe mendonin se kjo deshir do ju plotesohej. Per fatin tim te mire, planet e tyre u shkaterruan, nuk munden qe tbenin leke me mua... Ne fund kur nuk pranova djali qe i fala virgjerin, vuri dore mbi mua vetem pse nuk pranova te ikja me ta. Edhe pse kjo lidhje eshte gabimi me i madh i jetes time, une ndjehem femra me me fat qe i largova ata njerez nga jeta ime! Anonim te lutem
Letra 11
Prsh Anabel... Po ju shkruaj per gabimin me te madh te jetes sime.. Jam e fejuar..e dashuruar ose keshtu kujtoja deri dje..deri kur njoha ate me nje emer te vecant.Ne fakt se njoha une e gjujta ..une provokova..deri sa i cova gjerat ne kete pike. Se di ca po bej..kam dal jasht vetes..une nuk jam me une..po ne njefar menyre vet ai me shtyu ne krahet e ketij..duke me perplasur cdo dite pendimin e tij per fejesen..duke mos qen i zoti tme mbroj..te ngrej zerin per mua..duke me kujtuar origjinen time..fshatin. Deri dje ai sdonte tja dinte per keto gjera.. Une e dua..e dua te fejuarin por ndihem ne faj sa here e shoh sa here qe e perqafoj..se nuk po e ndal dot kete tradhti,ai e di qe jam e fejuar e di sjam asgje per te...ai eshte arratisja ime nga realiteti..po e tradhtoj me ndergjegje te plote per kete fajsoj veten se nuk.e di kur do ndali kjo gje..jam e penduar..por prap po vazhdoj te takoj ate..me emrin e vecante. Ai nuk kupton asgje ka besim te une, thot me do..po ndonjeher nuk mjaftojn vetem fjalet..une dua dhe vemendje ,perkushtim e mbi te gjitha te kem perkrah nje BURRE ne kuptimin e plote te fjales..se di si do perfundoj ky gabim i jetes sime.... Te lutem anonim flm
Letra 12
Prsh Anabel . Une jam nje vajz nga nje vend i jugut . Ne moshen 14vjec dashurova me nje djal 24cjec gabimi me i madh i jetes time.Me von e merr vesh familja ime e cila nuk donin qe ne te ishim bashk per arsye sepse ato ishen nje familje jo shum e rregullt . Edhe pse ata kundershtonin neve serish nuk largoheshim nga njeri tjetri. Ai vinte cdo dit ne shkoll me shikonte dhe me pelqente shum. Me bente dhurata nga me te ndryshmet dhe me donte shum saqe sakrifikoj cdo gje per mua. Nje dit vjen dhe me kerkon doren ne shtepin time gjeti te dy qrinderit e mi por ishte e pa mundur qe ata te nindeshin ne kete lidhje qe dy njeres po perjetonin . Ai dilte cdo dark per per te pir kafen e mbremjes une qe e dia orarin e yij dilja ne dritare te shtepis dhe e shikoja per arsye se neve jetonim ne nje lagje dhe une e ndiqja me sy per cdo gje qe bente ai vinte te makina dhe vinte kengen e tij te preferua " anila mimani e ta dish sa shum te dua"" ishte kenga qe simbolizoj dashurin ton . Nje dite nga ditet shkoj te vendi i takimit tone i cili ishte pran xhamis aty ku dham dhe. puthjen e par aty ku na bekoj dhe zoti .. Ai me zeri e tij te ngroht me propozoj zemer nuk mund te takohemi me keshtu nuk nuk mundem te jetoj dot pa ty ne ate moment ndjeva nje keqardhje duhet te fejohemi qe te gjith ta din per dashurin tonte lutem perpiqu te flasish dhe nje her me prinderi . Ok shkoj ne shtepi ishte e pa mundur qe prinderit te e pranojen ate babi me thoshte qe ti po more ate harroje qe ke nen dhe baba. Ok me loteve ate nat vjen dita e neserme e mbas nje jave te ketij muhabeti vendoshem te arratiseshim te dy. Tani kemi 5vjet te martuar dhe dy enjgjej te vegjel. Vajzen dhe djalin . Kete e quaj gabimin me te madh te jetes time e perse duhet te isha martuar kur moshetaret e mia shkonin ne shkoll e un rri ne shtepi gjith diten. Burri nuk punon pret nga prinderit e tij. Ne lulezim te rinis time prinderit me mbyllyn jete ne nje shtepi sepse ata nuk donin kerr qe neve te fejoheshim dhe une do fa njifja dhe nuk do te arrinim ne keto gjera . Te lutem anonin please qe u zgjata
Letra 13
Gjithmon kam dashur tju shkruaj por asnjehere nuk kam mar guximin.Te them ate qe ndjenj por si te gjithe dhe une kam gabuar ne moshe adoleshence me njeriun e gabuar ishim te dy te rinj nje diferenc 3 vitesh per mua dashuri ndersa per te loje e cila ishte argetim kaluam 4 vite une duke menduar se ai me adhuronte dhe ishte nje prince ndersa ai as nuk donte tja dinte e verteta ishte pak e vonuar ne lidhjen tone por me vones erdhi premtimet e tij qe do me dhuronin henen ne fakt me dhuruan tradheti mashtrim nuk e di si mund te ekzistojn njerze te tille .E verteta doli kur un tregoha te gjitheve qe e doja ate atehere ai nxori fytyren e tij te vertet ajo e interesit vetem per leke gjate gjithe kohes ai me kishte qendruar afer vetem per leket e familjes sime edhe pse une kur nuk i kisha dhene kurre kurre leke sot pas 2 vjetesh me duket apsurde te jem e rrethuar nga njerze qe nuk dine te dashurojn dhe te lene te dashurosh Faleminderit
Letra 14
Eh gabimi me i madh i jetes sime.....po une skam vdekur akoma moj, ku di une cdo bej me vone kur isha e vogel, gabim quaja kur zihesha me shoqen e bankes se me zinte shume vend e ndaja banken me nje vize ne mes, e me shoqen nuk flisja. Gabim kam bere kur na futen ne sherr mua dhe shokun tim te ngushte se me kishin inat dhe une vura krenarine para e si fola me atij. E kur u njoha me nje djale, e qe me pelqente shume, e ai qe e kishte mendjen te gocat e tjera, dhe une ngaa inati si fola me hic. Po pastaj me mori malli e vendosa ti gjeja shtepine ne QS. E kam torturuar shoqen por sja gjeta. Kur nje dite e shoh ne rruge ne QS, e kam vene shoqen si qen ta ndiqte nga pas, e une pas shoqes qe mos te kuptohesha. Truri me thoshte: cpo ben moj e cmendur? E zemra me thoshte: vazhdo ndiqe. E nejseee e ndoqaaa dhe ia gjeta shtepineee Ka me budallellik se ky? Ai s'ma varte hic, po une nga inati nuk hiqja dore. U bo ai me me bo mu si njish? e nje here tjeter ai po shkonte ne stacionin e autobusit, e une nga pas nuk arrita ta kapja dot, e ma dha truri tja fusja vrapit te ndiqja autobusin te hipja ne stacionin tjeter rrofte shoqja qe me ndaloi . E prape nje dite i pashe te dashuren ne rruge, ose ishte dikush qe i ngjante, e une prape nga pas doja ta shikoja nga afer "Konkurrenten" time....po asnjehere se mora vesh ishte ajo e dashura apo ia futa une kot a se mos filloni me moralin: ai i lidhur ti doje ti ndaje. Jo jo seriozisht skam bere asnje veprim qe ti ndaje, keto ndjekjet si ka marre vesh kurre. E kam pasur shume shok saqe fillova ta doja, por ai e ka mendjen per aventura e mua me quan "cupe e vogel". Deri tani, ky eshte gabimi im: rashe ne dashuri, mire qe rashe por ato budallelliqe pse i kam bere?
Letra 15
pershendetje anabel ...nuk dua ta kujtoj gabimin e jetes sime por me qe e kini ju temen po kthehem edhe njeher pas ne kujtime ... para 3 vitesh u lidha me nje djale ai ishte nga veriu kurse une jam nga jugu i Shqiperise..ne fillim shkonin shume mire gjerat,derisa filloi ai me xhelozine e tepruar ,une nuk duhet te dilja as nga pragu i deres sepse behej nami te mos mbaja as tel as fb me pak fjale donte te me izolonte fare nga bota ..filloi kur te martohemi ne kemi zakonet tona tha do mbulohesh me shami nuk do dalesh nga pragu do ju lash kembet pleqeve te mi ..oo zot thashe ku paskam rene keshtu .edhe kur fliste me mua nuk dinte te fliste si njeri por me nje gjuhe rrugacesh..ne fakt ai nuk ishte rrugac kishte nje pune te mire nuk kishte vese as alkool as duhan ..kur i thoja pse sillesh keshtu ai thoshte mashkulli duhet te kete autoritet mbi femren .. .. dhe qe mbas ketij muhabeti e ndava mendjen dhe u mundova ta largoj kam provuar te gjitha me te mire dhe me te keq ai prap nuk largohet po vetem me kercenon hap adresa ne emrin tim dhe ve foto ku kemi dale bashke etj ju lutem me jepni nje mendim si mund ta largoj nga jeta ime kete njeri se po cmendem ..kam frik sepse nuk dua ta marrin vesh edhe njerezit e shtepise sime ...te lutem anabel postoje mbase me ndihmon njeri ta largoj ..kot te them anonim se me anonim sa jam ska ku te shkoje ..ju uroj gjithe te mirat..
Letra 16
Eh gabimi me I madh I jetes time.Ne fakt nuk e kam nje te tille, sic dhe nuk kam nje sasi te madhe jete sa per te bere gabime te medha.Nuk e di nese paraqet vlefshmeri ai rasti kur kisha harruar nje kore buke poshte jastekut dhe fale nje prej atyre neteve te egra te dimrit, e zbulova qe gjallonte akoma ty, bashke me kundermimin e mykut faqejeshil.Apo psh. Ai rasti kur behesha objekt bezdisjeje per prinderit nderkohe qe ata 'rehatoheshin' ne dhomen e tyre , sepse me dhimbte barku, dmth me dhimbte ai barku imagjinar,qe e mbaja rezerve per te ndaluar "gjemat prinderore".Ose kur naivisht, krejt padashje fusja letrat e cokollatave poshte divanit, ose ndonje grimce ose ndonjehere vellain tim te tepert.Po, edhe ai rasti kur kercenoja motren me varje, sepse asnjehere nuk ma leshonte ate te mallkuar kompjuter,kushedi tani do te isha pas hekurave duke pare filxhan si Xhemreja dhe duke ngrene biskota shtepie.Pastaj genjeshtrat, gabimet e mia vocerrake qe thureshin shkel e shko,e pastaj perfundoja duke arnuar stereotipet e shqyera tek tuk.Ose ate gjellen me lakra qe nuk e hengra kurre , qe e hengert mortja, nfkt nuk e hengri as mortja, po e hante qeni im.Kam pasur nje qen , king djale, e majma si nje gic te vogel me kofshe pule, pastaj nje dite prej ditesh vdiq sepse une kisha lene deren haphapur.Vdiq , jo ngordhi, sepse per mua ishte me shume se nje njeri, si nje hero stoik drejt rrugeve te pashtruara te lagjes time.U flijua padashur nen rrotat e makinave si lypsi I Migjenit.U prehte ne paqe shpirti I tij dhe I te gjitha gabimeve te mia te medha ne kete jete te vogel :ppp Klejdja.
Letra 17
do te doja shum ti rezistoja kesaj teme por jo dua te flas te shprehem pasi sja kam then askujt kte ...ndergjegja me vret tmerrsisht.hodha poshte nje lidhje 6 vjecare.ishte njeriu me i rendesishem i jetes sime,historia jone ishte aq e vecant sa ndoj her me dukej sikur perjetoj nje ender.aq sa edhe mire shkonim ama dhe zenkat i kishim pjese tonen,dhe nje nga ato netet e debateve une dola piva dhe bera gabimin me te madh te jetes sime qe as dua ta kujtoj.....e gjykoj veten me shum se cdo njeri tjete,jua siguroj aq shume saqe spo mundem te krijoj nje lidhje tjeter. Tradhetia ime nuk mjaftoi ama per ta cuar deri ne fund kte gabim vajta dhe ja thash te gjitha atij,njeriut te jetes sime ....nuk dua as ta kujtoj reagimin e tij,zhgenjimin e tij,qe aty gjithcka u shua..per te nuk isha me femra ideale e perfeckte sic mendonte me pare.....une e di sa idjote jam treguar dhe i jap shume te drejte per cdo gje qe ai me ka then..pervec ndergjegjes sime qe me vret cdo dite nuk mund te harroj dot kurr fjalin e tij te fundit "te lutem jeto ndershemrisht qe ktej e tutje,beje per hir te dashurise tone..se fundmi dua ta mbyll me nje shprehje (remark) qe ja them shpesh vetes ne forme ngushellimi qe sadopak te me japi force per te ecur perpara ..." pendimi eshte gjeja me e pavlere ne kete toke,asgje nuk mund te kthehet qe atje ku ka shkuar..perndryshe ne te gjith do ishim shenjetor.dhe kush mendon se esht e ka vendin ne muzeum"....faleminderit per cdo kritik apo ofendim i meritoj plotesisht e di...
Letra 18
Gabimi i jetes time...u bera burrin e nenes time te dashurohej ne mua. Ne fillim filloi si hakmarrje ndaj nenes, sepse pasi na vdiq babai na la 4 femije te vegjel kishim shume nevoj per nenen, ai dilte cdo nate ne disko dhe vinte ne shpi e dehur ne oren 5 te mengjesit, ajo thoshte qe e ka nga merzia po a thua ne nuk ishim te merzitur?...kishim aq shume nevoje per te asaj nuk binte ne mend qe ishim te gjalle. Keshtu nena vazhdoi per 1 vit te bente keto budalleqe, party dhe te shkonte pas meshkujve. Une jam femija i madh. Nje nate ajo vjen me nje burre ne shpi, ishte shum qen, dukej O Zot, na thote qe ky do te jete burri im. Nuk e donim ate njeri, nuk donim ta shihnim me sy, ai vishte rrobat e babit tone, na thoshte hajde ke babi, nuk kishte pike llogjike..te dy ishin 24 ore te dehur. Nje dite ai kishte pire dhe vjen i dehur, shtrihet ne divan dhe me thote te dua, thash hajde ky me ngaterron me nenen time nuk ja vura veshin, dhe ika. Diten tj ishte esell dhe me thote hajde te perqafoj, shkoj dhe me shtrengon fort me prek floket ne nje menyre jo te kendshme, me thote je shume e embel, ke fytyre engjelli lum ai qe te prek..fillon me puth ne faqe afrohet ke buzet, largohem. Ky person doli ashtu sic e kishim menduar, shume njeri i keq. Doja te mbroja motrat e mia qe ishin me te vogla, dhe nuk i lija asnje sekond vetem ne shpi me te. Gjithku shkoja me to dhe isha me to 24 ore ne dite. Nje pytje qe ja beja vetes rregullisht, Si ka mundesi nena jone na sjell ne shtepi nje njeri te tille?!.. Sot jemi rritur, te 4 jemi ne shkolla te larta, ne pune, 2 jashte shteti dhe me nota perfekte, me nenen u ben 3 vite qe nuk flasim as nuk e kemi pare edhe pse 2 nga ne jetojme ne Tr, po te ishte nene e mire do na kishte kerkuar dhe ishte interesuar per ne. Gabim e quaj (edhe pse nuk ishte faji ime) sepse per shkak te ketij personi ne humbem nenen tone. Nene nuk te behet kush ne jete. Na mungon shume por....asaj ai mungojme?!...Zoti e di
Letra 19
Anabel pershendetje ,fillimisht dua te te them qe kurr se kisha menduar qe mund te shkruaja ktu tek ti sepse jam person qe gjerat i zgjidh gjithmone vetem,pa pyetur askend ! Nejse njeriu ka nevoje te flase here pas here,ose te ngushellohet kur sheh qe ka raste dhe me te deshperuara se i veti! Gabimi me i madh i jetes time ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse nje kalvar i gjate gabimesh qe kam bere qe nga mosha 13 vjec kur fillova lidhjen e pare e deri me sot.Kam nje defekt ne karakter qe po mundohem shum ta largoj,fillimisht kur lidhem me nje mashkull ai dashurohet pas meje pas tipit t cilter e t sinqerte,gjithcka mir muajt e pare pastaj un shkatrroj gjthcka sepse jam shume e ngjitur ! Dua mszh dhe telefonata ne cdo sekond,jam xheloze e cmendur,e semure dhe jau nxij jeten meshkujve.Ata me durojne sa me durojne dhe pastaj zihemi keq e ndahemi.Keshtu me ndodhi dhe me djalin e vetem qe desha vertete ne jete dhe me la para nje muaji.Ai me ka dashur me gjith shpirt po un e prisha gjithcka me kte tip idjot qe kam,qe atehere as nuk e kam kerkuar as me ka kerkuar.Po lutem qe te qetesohet e te me kthehet sepse ishte vetem faji im.
Letra 20
Dua te tregoj per dashurine e madhe te motres time qe ndoshta sot e lexon kete sts,nuk i dihet..Une i them qe eshte plehre gjths... Ajo 17 vjece,ai 28.. E dashuroi shume shpejt,pa e kuptuar as vet se si... E donte aq shume saqe gjithe naten fliste vetem sesi e mendonte te ardhmen prane tij..Motra ime eshte akoma ne gjimnaz,meson shume,ka talente dhe eshte njeri i vecante... E kane vleresuar me mijera persona por zemra e saj zgjodhi ate te gabuarin.. Dolen disa here bashke..Ai i kishte kerkuar shume here dicka me teper se thjesht takimet dhe puthjet por ajo nuk eshte dhe aq naive..Dhe ne fund doli se pati te drejte qe mendonte se hapin e fundit duhet ta linte per me vone... Pedagogu(profesioni i tij) ishte teper i zene dhe nuk gjente me kohen as per nje mesazh te shkurter..Ajo mendoi se do te ishte me mire ti jepte fund..E do Anabel aq shume saqe cdo nate e degjoj tek qan fshehtas per te mos u kuptuar,por e bind veten tani se nuk duhet ta degjoj me zemren.. Vazhdon te shkruaj pafund per te,dhe gjithkush vlereson shkrimet e saj pa e kuptuar se qendron historia e saj pas tyre..
Letra 21
Gabimi im. Do me haje shpirtin gjithe jeten. Dashurova dike. Ishte i sapoardhur ke pallati perball. Nuk do e harroj kurre ate shikimin e pare, nuk them qe ishte dashuri, po ishte dicka shume e forte, me ishin bere faqet kuq, dhe ndjeva sikur kisha temperatur. Nuk isha ndjere kurre keshtu per dike ne vetem nje shikim. Ditet kalonin ai nuk mi ndante syte. Por nuk ishim dhe aq afer, dhe kisha pak frike ne fakt. Nje dite nuk durova me dhe ika tek shkalla e tij, i dija dhe oraret kur dilte, pas pak minutash si e humbur ndjej disa duar qe me mbulojne syte dhe nje puthje ne qafe. U drodha. Dhe sdi se si u gjenda para buzeveve te tij. Nuk ishte thjeshte puthje, nuk e dija me ku isha. Ashtu dite pas dite po dashurohesha. Magjia u prish kur nje djale 5 vjec i thirri 'babi' E gjithe bota mu shemb, po dridhesha si histerike dhe nuk dalloja asgje, pashe qe me ishin lagur faqet, me vuri re dhe mu afrua. Nuk e dija i thashe dhe u zhduka nga aty. Dashuroja plehren me te madhe qe ekziston. Urreja veten dite pas dite, ate nuk mundesha. Ende nuk mundem. Me mjafton ta shikoj dhe harroj kush eshte. Tani nuk kam fare kontakt. E shoh qe sillet si adoleshent, e ndjej me do. Gruaja e tij me sheh shume, me vone kuptova qe dhe vellai i tij emigrant me pelqente, ai terbohej. Te them te drejten, gruan do e luftoja, dhe vellain e tij emigrant, por jo nje femije. Jam gati ne depresion, nuk di si te largohem.
Letra 22
Tema e sotme me nxiti te te shkruaj per here te pare dicka qe nuk ia kam then askujt deri me sot pasi eshte dicka qe me prek jashte mase e une kurre nuk qaj ne sy te te tjereve, dicka qe me mundon pavaresisht se kane kaluar 6 vite. Si nje pjese e mire e baballareve shqiptare edhe babai im u detyrua prej kushteve ekonomike te largohej ne emigracion me ardhjen e demokracise, pak pas lindjes time. Keshtu, femijeria ime ka kaluar pa prezencen e vazhdueshme te babit, por qe sa here vinte me llastonte pa mase, me mbushte me dashuri sa per gjithe periudhen qe s'e kisha pare, isha e vogla e babit. Por cdo here, bashke me gezimin per ardhjen e tij, vinte dhe shqetesimi e merzitja prej sherreve te vazhdueshme me mamin, te cilat sollen edhe divorcin e tyre. Pas divorcit babin e takoja edhe me rralle. Nje dite, duke dale nga shkolla (isha ne gjimnaz ne ate periudhe), shoh qe babi po me priste tek dera. Kishte ardhur pa pritur nga shteti ku emigronte, por nuk do rrinte gjate e te nesermen do duhej te kthehej, keshtu qe me thote te dilnim qe te rrinte ca me mua para se te ikte. Ne ate periudhe isha e merzitur me te per faktin qe s'e pata kurre prane aq sa doja e tashme do e takoja edhe me rralle, e nevrikosur me te pasi e konsideroja fajtorin kryesor per divorcit, pavaresisht se vendimin e mori mami (tani qe jam me e rritur kuptoj qe ne prishjen e asaj marredhenieje nuk kishte fajtor, thjesht ishin dy njerez qe nuk perputheshin). Prandaj i thashe se kisha per te mesuar, skisha kohe te dilja e duhej te kthehesha ne shtepi. Sdo e harroj kurre si u pre ne fytyre, e megjithate, nuk kundershtoi, me tha me shume butesi "mire" e me takoi shume i mallengjyer. U ndieva keq ne ate moment sepse vura re qe u prek, por tashme i kisha thene jo. Ahh sikur ta dija qe ajo do te ishte hera e fundit qe do e takoja. Pas pak kohesh, babi iu nenshtrua nje operacioni i cili me pas pati komplikacione dhe beri qe ai te humbte jeten. Liberalizimi i vizave ende nuk kishte ndodhur e nuk munda ti qendroj prane as ne spital ne momentet e fundit. E keshtu, pa pritur humba babain, nje njeri kaq te pazevendesueshem, qe e doja aq shume por qe nuk munda tia thoja aq sa duhej. Menyra se si e trajtova heren e fundit qe e takova, fakti qe nuk ndenja me gjate me te vazhdojne te me mundojne edhe sot,qaj sa here e kujtoj (si tani qe po shkruaj). Tani me kot i kerkoj falje e i them qe e dua e se me ka marre malli, kur e kisha aty, kur erdhi te me takonte, i thashe qe s'kisha kohe. Ky eshte gabimi me i madh i jetes time, te cilin nuk do mundem kurre tia fal vetes. Jeta sjell kaq te papritura, por kurre sduhet te harrojme pasurine me me vlere qe ajo na fal, ndjenjat. Prandaj shprehuani sa me shume njerezve te dashur ate qe ndjeni per ta qe sot, neser mund te jete teper vone. Seshte se kerkoj ndonje mendim, e sa per sharje, mos u lodhni sepse e kam share mjaftueshem veten deri me sot per kete. Thjesht doja ta ndaja me ju kete histori pasi kisha nevoje te shprehesha diku por gjithashtu duke shpresuar qe te mos e perserisin te tjere, pasi me besoni, dhemb shume.
Letra 23
Lexova qe po flisnit per gabimet!!! Epo une sdo dija nga ta nisja deri ne momentin qe pash emrin e tij midis komenteve! Kur them emrin e tij nuk e kam fjalen per emrin e princit te kalter por te baltes qe me shkaterroj jeten! Gabimi me i madh ishte qe nuk e denoncova kur ai me rrembeu vellain,apo kur tentoi te me perdhunonte,apo kur me goditiste qe te kryente marrdhenie me mua! Gabimi me i madh ishte qe sot jetoj me frike nga nje mashkull qe tregoi burreri me nje femer!
Letra 24
Mendoj se gabimet qe kam bere dhe ktu besoj se shume njerez te tjere me kuptojne te kjo pjese, jane si pasoje e besimit. Dikur kam besuar shume, diku pak, po thuaj aty me jane rrotulluar te gjitha. Mendoj se nuk mund te quhet gabim dicka derisa te prek e te ndryshon aq sa te mos e njohesh me veten e ai zhgenjim qe ke pasur te te beje nje person e palumtur. Si cdo vajze kisha dhe une historine time te pare te dashurise. Ishte e vecante, shpirterore me shume se fizike, ishte shoku im ne rradhe te pare, mund ti thoja cdo gje, donte te dinte cdo gje, ishte mbeshtetje,ishte cdo gje 2 vjet ndejtem bashke, 2 vjet e pak E di sa e lumtur isha? Shume. Shkelqeja si te thuash. Pastaj nuk shkelqeja me, ndryshova. Ndryshova se ndryshoi dhe ai. Nje dite ai nuk ishte me shoku im, ishte vetem nje i dashur qe me kerkonte llogari e behej xheloz. Kerkoja arsye po arsyeja ishte se ai mendonte se beja ato ca bente ai. Mendonte se nese une dilja do ndodhte dicka, po ne te vertete ishte ai qe bente dicka. E keshtu nje dite te bukur mbas 1 viti e gjysme bashke ai u lidh me ish te dashuren. Kerkova shpjegim e me tha qe ishte lidhur kot se i vinte gjynah se kishte qen i pari per te dhe qe nuk e linte dot e qe me donte. E un cbera? E besova sigurisht, mblodha forcat dhe nuk hoqa dore, bile si e dashuruar qe isha i cova edhe msg asaj qe ishte lidhur, i thashe qe nuk do hiqja dore. Ai kenaqej. Mendonte se me kishte ne dore. E me kishte ne ate moment. Sa budallaqe e!! U ndane ata qe thua ti e u kthye te une. E keshtu ai me idene se une do i falja cdo gje qe bente filloi te flirtonte prape, u lidh edhe me nje goce tjeter, me la 2 here si te thuash e une e fala prape. Mu desh kohe ne fakt te ndergjegjsohesha. Te kuptoja qe gjeja me e rendsishme ne nje maredhenie nuk eshte dashuria, po besimi. Te kuptoja qe para cdo gjeje isha une e jo ai. Fundja nuk kisha krijuar familje, e kisha dhe e kam jeten perpara. Mu desh kohe te kuptoja qe ai nuk ja vlente per dike si une e para se gjithash kisha detyra ndaj vetes time. Fundja duhet ti jepja vetes vendin qe meritoja, jo te pranoja te isha zgjedhja e dyte sa here atij i jepej nje mundsi tjeter per nje te dashur. Mu desh kohe te kuptoja qe kisha besuar shume te dikush qe nuk e meritonte besimin tim. E keshtu i dashe fund, me mirekuptim. E tani eshte aty duke u munduar te kthehem edhe njehere me ate, thote se nuk do gje tjeter vec meje ne jete. Po si mund ta besoj? Cdo gje qe perjetova me te eshte arsyeja per cdo kompleks timin pas tij, cdo mosbesim apo pasiguri qe kam. Kam frike te bie ne dashuri prape. Kam frike te besoj. Po te pakten i pashe anen pozitive. Mesova se duhet te isha me sy hapur, se besimi eshte gjeja me e rendesishme e nuk i falet cdo kujt , po me e rendesishmja mesova te dua e te respektoj veten time. Nuk e ben njeri me mire se une gjithsesi. Sikur u clirova pak qe shkruajta:p ps:po e postove me ruaj anonimatin
Letra 25
Mirembrema Anabel..tema e sontme qenka me beri te shkruaj edhe une disa fjale...te gjithe jemi njerez dhe te gjithe gabojme...kam 2 vite lidhje me nje djale,e dua shume,por si cdo dashuri edhe kjo e jona e mori goditjen e saj...per te mbajtur ne jete kete lidhje kam hequr te zite e ullirit...kundershtova te gjithe,familjen se nuk e pranonin lidhjem tone..pavarsisht gjithckaje ne vazhdonim bashke....ai ishte i pari ne jeten time dhe atij i fala gjithcka,por xhelozia nuk na la te qete..ai ishte shume xheloz,per gjithcka...para disa javesh patem nje debat aq te forte sa perfunduam deri ne ofendime,qe nga ajo dite i kemi shkeputur te gjitha kontaktet....ndihem aq e shkaterruar sa nuk di cte bej.nuk e di cili ishte gabimi me i madh,qe u lidha me te apo qe u ndava?plz anonym
Letra 26
Une bej shpesh gabime, ai cdokush. I bej ndonjehere 3-4here te njejtat sa per te qene e sigurt. Atehere, deri tani gabimi im me i madh eshte se lashe shkollen pas dore dhe tani nk po di si t'i mbyll se nk kam nerva. Do sakrifikoj e do e ndjek kete vit normalisht, por me eshte bere stress me vete shkolla. Asgje nk mund te bej, sps jam varur ndaj saj, e prap shpesh e gjej veten duke lexuar nje paragraf 12minuta rresht, ose duke mbyllur nje loje te candy crush, edhe pse nk kam qene e fixuar ndonjehere. Kam dale nga vetja! Kam tere jeten studente e shkelqyer. Studjoj super dege, jam ekonomikisht shume mire, bej c'te dua, por kam ngec te shkolla. Edhe jooo, nk dua ta marr me leke, por nk po m vjen vullneti e deshira per te mesuar. Me del gjithnje nje pune ose loje perpara, ose histori te Anabeli, ose ndonje koment qe i duhet bere like. Jam seriozisht super e stressuar nga kjo gje! Dikush te me tregoje nje menyre per te me rikthyer deshiren te lexoj libraaaat e shkolles. Ndonje fallxhore or smthg. Anonim t'lutem!
Letra 27
Pershendetje Anabel,po te shkruaj historin time por te lutem Anonim.ne moshen 17vjece me prezantuan nje djale qe kishte qene njeher i martuar dhe ishte ndare,mbas 1viti njohje me te fejohem dhe mbas 5muajve fejes martohemi per tu bashkuar sepse ai jetonte ne itali.Mirepo kur vajta atije gjerat sishin si i kisha menduar cdo dite grindeshim e mbas 4vjeteve ndahemi.ku un kthehem ne shqiperi dhe ai vazhdoj ne itali kaluan 6muaj te ndare por un vazhdoja ta doja po njesoj dhe ai vjen e me takon mbas 6muajve rrim bashke 1jave dhe me thot qe smund te bashkoheshim kete gje vazhdoj ta bej disa here tani u ben gati 1vite e gjyse qe jemi ndare ai erdhi ne gushte prindrit kete her me vune kusht qe nese e takoja dhe njeher sdo i kisha me dyert e hapuar tek ata por un si degjova e takova dhe kete her dhe mbas 2javeve qe ndejtem bashke ai perseri tha te njejten gje qe smund te jemi bashke e. Qe un te shikoj jeten.tani i humba te gjithe per kete dashuri skam me asgje as familjen time.per cfar vlejti kjo dashuri ime?
Letra 28
Tema eshte gabimi .. Ne fakt une bej pothuajse perdit gabime. Mbaj mend qe 3 gabimet e fundit kane qen fatal..Kane qen 3 udhetime ne 4 muaj nga njeri Cep i botes ne tjetrin per nje *dashuri * te ciles po ti frysh djeg ende. Une e doja edhe pse nuk e pranoja ne asnje momement por Si torollake qe jam teorikisht e mohoja , praktikisht e pranoja qe e doja. Arrita Deri ne ate pike sa mbi ate svija as familjen Ne Fakt une per te isha nje Aventure te cilen e kuptova shume vone . Atehere kur pa asnje shpjegim lidhja mbaroi , atehere kur mardhenia me prindrit ishte ne gremine , atehere kur duhet te Ktheja 2000€ borxhin per pushimet e Mia te fundit...atehere e kuptoja qe endesha me nje valixhe nga nje aeroport ne tjetrin Si nje idiote e lumturuar per dy sy qe Sme kishin Pare asnjehere ashtu Si une i shihja.. Ai ka nje lidhje tani edhe une ....Ajo qe me intereson te di a ka ndonje torollake Apo torollak si puna ime qe kan bere nga keto gabimet e embla? Une nuk jam penduar Ajo qe me vret me shume eshte qe i kam veshur atij njeriu me shume vlera sesa realisht ka ...per mua vazhdon te mbetet nje burracak qe nuk ka guxim ti Thote gjerat hapur.. 1/1000 e historise thjesht me shani se i mirepres . Manushaqja
Letra 29
Anabel Une mendoj se te gjitha keto vajza me keto histori qe ne fund te fundit nuk lejne ndonje njeri te rritur me goje hapur, nuk jane per tu share me urrejtje si individe sepse, ne fund te fundit jo te gjithe kane pasur te njejtat mundesi edukimi: familjar, shkollor, shoqeror... Asnje prind nuk do qe vajza te dale e perdale apo tradhtare ose djali rrugac por, menyra se si e transmetojne mesazhin nxjerr nje "produkt" ndryshe. Dua te them qe, mvjen keq per te gjithe te penduarit sonte. Mendoj se ata qe kane demtuar te tjeret e shajne veten "me mire" se kushdo. Une torturoj veten per gjera qe i kam bere vetes. Per shkak te menyres si me kane mesuar, se dhe une me menjen bosh si gjithe bebet e tjera kam ardh ne jete. 'Ja mi A', i thashe vetes, 'shyqyr ske demtu njeri'. Po e them se, me te vertete ankohemi si per te ushqyer veten me drame ndonjehere... Po ja ka dhe kshu momentesh qe ste prish pune mungesa stresit... hehe, Naten e mire.
Letra 30
Pershendetje Anabel, Kjo eshte hera e pare qe ju shkruaj. Me pelqeu shume tema dhe doja te ndaja me ju ate qe une e quaj gabimin me te madh te jetes sime. Jam nje vajze gati 22 vjec dhe e lidhur prej 2 vjet e gjysem me njeriun me te cilin dua te kaloj jeten. Para se te njihja kete person qe me shpetoi jeten ju tregoj historine time qe shkaterroi dhe hodhi ne plehra 3 vjet te jetes sime e qe mund te me kishte shkaterruar edhe jeten . Isha 16 vjec kur u futa ne nje website ku mund te chatoje me persona te ndryshem nga gjithe bota. Prinderit sapo kishin vene internetin ne shtepi dhe sdinin gje cfare beja. Si fillim kisha shume qejf te praktikoja anglishten dhe nuk u futa per te njohur seriozisht njerez. Por me kalimin e kohes u bera kurioze dhe njoha nje djale rreth 8 vjet me te madh se une te cilit me mirbesim i dhashe emailin tim e u njohem. Ai jetonte ne nje tjeter kontinent e nuk ishte shqiptar. Duke folur dite per dite u fiksova me te. Ai me kontrollonte jeten, cdo levizje, nuk guxoja te beja asgje pa marre leje, edhe pse ai nuk ishte aty , ishte si nje fantazem qe me ndiqte mbrapa. Nuk shijoja asnje moment, nuk merrja pjese ne asnje feste gjate gjimnazit, nuk dilja dot mbas ores 4 mbasdite as me motren time. Nuk me linte ndergjegjia ime ta genjeja. Isha shume e sinqerte dhe ne mendjen time prej te papjekure e doja dhe packa se ireale, ishte lidhja ime e pare. Me premtonte se do vinte ne Shqiperi ,por per 3 vjet nuk erdhi kurre. Nje dite me tha qe do vinte sa per te me marre dhe sdo ta shihja kurre familjen time. U tmerrova por nuk dija ti thoja jo sepse mbi te gjitha e kisha shume frike. Isha e semure , cdo gje e shihja me negativitet, kisha depression, ankth, pagjumesi. Familjes si thashe gje kurre. Nese me pelqente dikush nuk guxoja ti afrohesha as per ti folur sepse nuk mundesha ta ''tradhetoja'' personin qe ''doja'' por qe kurre nuk erdhi. Si perfundim arrita te shkeputesha nga e gjithe kjo kur njoha personin e jetes sime i cili eshte i vetmi qe e di kete histori e me hapi syte dhe me largoi nga ai manjak e genjeshtar internet. Sot me ka bere femren me te lumtur. Si perfundim dua tiu them Kujdes!! Kontrolloni femijet me cfare merren para kompjuterit. Mbase nese do kishin kuptuar gje prinderit e mi do te me ndihmonin. Une pata fat, por mund te mos isha ketu ku jam sot po te kisha ndjekur koken time prej kalamani gjate asaj kohe. Ai nuk erdhi kurre dhe per kete i jam teper mirenjohese….. pyetja eshte po nese do vinte???!! Ju lutem nese e poston ANONIM.
Letra 31
Prsh miq historia ime nis para 5 vete be kur un ndodhesha ne shkollen isha 19 vjece ku njoha gabimin me te madhe te jetes time ai vazhdonte shkollen per juridik ishte nje djal qe e mbante vetem dhe pse nga ekonomia nuk ishte mir. . Isha e verbuar e doja aq shum sa bera cdo gje per ate njeri i fal dhe tradhtin largohesha pa u interesuar se prindit e mi mund te shqetesoheshin ne shkollen nuk po shkoja mir ai nuk po me kushtonte rendisi dilte me shoqet duke u munduar tme genjente. ..filloi te pinte dhe ajo cka me beri ta largoj nga zemra ishte nje tradhti e dyte.kot nuk thon mos e fal se do e bej serisht dhe ja ku ndodhi per sé dyten her, vendosa ti jap fund dhe I dhash fund, tani jam e fejuar me nje njeri qe mben te lumtur cdo second te jetes time
Letra 32
Pershendetje jam perseri une..lusiana.. Tema e kesaj nate me solli ne mend disa kujtime te nje periudhe tashme 3 vjecare por do i bie shum shkurt mos kini frike.. Gabimi me i madh i jetes time??? Hehhhh..Shkurt bukur paster e pa gabime : Besim tej normave kundrejt disa personave qe nuk e kan merituar.. E di e di te gjitheve u ka ndodhur ne mos nje, dy here..Kam besuar shum per te marre nje asgje te madhe ne fund. Do te thoni qe kam qen naive dhe se i kam lejuar te sillen ashtu me mua..Po e pranoj kam qen naive dhe po i kam lejuar te sillen ashtu..Pas asaj qe ndodhi me Armelen kisha nevoje per nje shpatull ku te mbeshtetesha..Ne ato kohe shum veta mu afruan e me dhane "mbeshtetjen" e tyre dhe duke qen ne ate gjendje mendoja ose me sakte shpresoja qe ato fjalet e tipit "na ke ne..mos u merzit se ne jemi ktu per ty" etj etj te ishin te sinqerta por ndodhi qe jo..Madje disa prej tyre edhe me premtuan qe do t'me qendronin prane..Por ato u larguan me shpejt se tingulli i fjales "Te premtoj" erdhi tek veshet e mi..U lendova kte nuk e mohoj por ama arrita te kuptoj qe ashtu si monedha edhe njeriu ka dy ane..Ka dy karaktere..Nejse..Besoj se keto jane gjera qe ju i dini dhe qe tashme disa prej jush i kane te mesuara permendesh..Perkrahjen me te une madhe e gjeta tek familja ime dhe falenderoj Zotin qe i kam prane..Ata kurre nuk te braktisin.. Njerez te mire, askujt mos i besoni me shume se vete vetes tuaj..Une kaq di t'ju them..!! Zoti jua dhente fatin ashtu sic e keni dhe zemren..!! Ju uroj shendet..!!
Letra 33
Pershendetje Anabel. Doja te tregoja dhe un per gabimin me te madh te jetes sime. Gjithcka nisi ne muajin shkurt kur un u njoha me nje djale, ne menyre virtuale. ishim nga i njejti qytet, nje nder arsyet pse vendosem te takoheshim. ne takimin e par gjithcka shkoi sic duhet. pas dy muajsh qe ishim lidhur lindin mosmarrveshjet e para, ai me thoshte qe nuk i kushtoja shum rendsi, qe e lija pas dore. nje dite vendosem qe te ndaheshim, dhe vendosem qe ti thonim njeri tjetrit lamtumiren ne sy. te nesermen takohemi. shkojme ne nje vend jasht qytetit, ashtu sic benim gjithmon. nuk e di se cguxim pata ate dite, e ndjeja qe dicka e keqe do ndodhte. kur mberrijm atje ulemi ne nje qoshe ku asnje nuk na shikonte dhe ai qe me thot un sdua te ndahem kurr nga ty, un te dua pran gjat gjith jetes time e gjera te tilla. pas disa minutash ai mundohet te me puthe dhe donte te vazhdonte me tej dhe gjithcka tjeter e vazhdoi me dhune sepse un nuk doja. ishte dita me e tmerrshme e jetes sime, gabimi me i madh i imi ishte qe besoja tek ai dhe mendoja qe sdo ndodhte asgje ne kete menyre. qe prej asaj dite u ndava me te. nuk pata as guximin ta denoncoja ne polici ate maskara. qe nga ajo dit un bashk me maman time e vuajm kete gje.
Letra 34
Letra 35
Po shkruaj per te paren her nje leter tek Anabel, pavarsisht se i kam lexuar thuajse te gjitha. Ishte kjo tem e cila me ngacmoi duke me kthyer pas ne kohe. Gabimi jetes time filloi ne mbarim te vitit te dyt, gjimnaz, ku njoha ''mashkullin tim'' te par ne te gjitha kuptimet. Ishte dashuri me shikim te par. Qe ne fillimet tona dicka nuk me linte te qet, kam perdorur thonjezat tek fjala mashkullin tim pasi nuk ishte vetem i imi. Zbulova qe kishte lidhje serioze paralelisht me lidhje me mua po ashtu serioze, pasi djali e kishte ber lidhjen serioze si tek familja e saj dhe tek e imja. Saktesisht kishte 3 vite e gjysem me ate vajzen dhe 2 e pak me mua. Nuk besoj se ka nevoj ta them me fjal cfar kalova kur e kuptova te gjith kte, per me teper mu ngjit ish-ja e tij me strategjin per te me ber ''shoqe'' dhe tme nxirrte jasht loje. Nuk ishte e nevoja ta bente kte pasi un u largova nga ai trekendesh. Dashuria thone eshte e verber, por njeriu duhet te pranoj te verteten. Gabimi im ishte vura zemren para arsyes! Anonim
Letra 36
Gabimi me I madh I jetes time ...! ...para 1 viti u njohem rastesisht me nje djale ishim me pushime bashke me miket e mia. Na ofroi nje kafe bashkerisht , dukej djele i sjellshem , jetonte ne Greqi. Qe ne fillim ai me simpatizoi mua , une nuk pata ndonje terheqje ndaj tij ... Kur u ndame me kerkoi numrin e tel , u ndjeva ne siklet se te them te drejten nuk me terhoqi dhe skisha mendje per njohje..., por duke qene se u soll mire me ne per respekt ja dhashe. Me telefonon direkt , e keshtu me fton te nesermen , pasnesermen etj , une refuzoja ta takoja saqe i shkruata qe sjam e interesuar te te njoh . Ky ne nxehje e siper kishte thyer nr e tij. Dhe keshtu ne skishm me kontakte... Pas disa javesh takon rastesisht miket e mia qe ishim bashke kur e njohem , ishin ulur dikustuar dhe kishin shkembyer nr serisht....fati donte qe ne te takoheshim serisht me thote... Duke qene se miket e mia i kishin premtuar nje takim me mua u realizua.., ai sillej mjaft mire dhe dukej i interesuar.. Keshtu vijoj njohja jone , dilnim vazhdimisht dhe mua dalengadale po fillonte te me pelqente . Iku ne Greqi dhe me beri ftese te shkoja andej nja nje jave ne menyre qe te vijonim pushimet dhe te kishim kohe me teper per njeri-tjetrin. Me shume medyshje vendosa te shkoja..., atje kaluam mjaft bukur , cdo sekonde bashke dhe ai ishte momenti ku ne u dashuruam. U ktheva ne shqiperi pas 10 ditesh dhe lidhja jone vijoni ne distance me telefonata dhe mesazhe. Pas dy muajsh ai kthehet ne shqiperi dhe aty lidhja jone u be me intensive , sapo mbaronim punen rrinim bashke , me pak fjale ishim bere cift per zili... Lidhja ishte aq intensive saqe mua sme linte te dyshoja...,pervecse instiktivisht behesha keq per te kaluaren e tij kur tregonte historite vecanarisht per njeren.. Madje bashlejetuam per rreth 7 muaj , ishim shume mire bashke ndjenja nuk mungonte pervec ndonje keqkuptimi te vogel qe mund te kishim bashke(gjera normale).. Me pak fjale lidhja dukej tejet premtuese dhe serioze..., kur nje dite te bukur pas nje debati ne telefon ai mban inat dhe nuk vjen ne shpi e keshtu vijuam me inate gati 2 jave...me pak fjale ai ishte terhequr dhe donte te ftohej... Une spo kuptoja asgje , i lutesha per shpjegim...por hic thoshte ti je nevrike dhe nuk shtyhet me , une insistoja pasi nuk ishte argument ky ! Nje nate e ftoj per darke dhe pasi pime pak , e duke insistuar dhe provokuar arrita ti njerr dicka...dicka qe me ra si bombe (tani po shkruaj me gjakteftohtesi pasi e kalova ate faze) ....i cili me thote qe ka nje femi...(jashte martese sipas tij) Pas shume debatesh e kaperceva disi ,por serisht nuk isha e bindur ..me pas me thote qe e ema e femijes nuk eshte e martur (sic me tha) por do vinte gjate veres per shkak te femijes dhe te qendronte tek shtepija e tij....,kete se kapeceva dot...e mbytur ne lot e hidherim per dy dite rrjesht beja pyetje pa fund por shume pak pergjigje merja... E cte merja ? Ai me shmangej ne menyre qe te mos me lendonte )sipas tij) , dhe pak nga pak arrita te nxirrja realitetin qe ai ate e kishte grua (ndonese jo me dasem , por jetonte te shpija e tij , kishte femije ) , mirepo kur ky jetonte jashte ajo jetonte ne shqiperi dhe kur keta vendosen te bashkoheshin jashte per punet e tija ju desh te kthehej atji ketu dhe keshtu ajo mbeti gjate vitit andej pasi kishin gocen ne kopesht dhe u kthye tani kur mbaroi shkolla... Nderkohe ky beri jeten e tij ketu me mua dhe me ushqeu shume shpresa...., pas investigimeve te mia ne FB marr vesh qe ai kishte jo nje por 2 femije , kjo ishte nje tjeter goditje... Ai me kerkon falje dhe thote qe ndjehet shume keq nga e gjithe kjo , nuk doja thote por me ty rashe ne dashuri dhe smund ta thoja..., dhe nga ana tjeter thote qe me gruan jam pothuajse i ndare thjesht femijet na bashkojne . Tani pas nje viti tiq e mos e keput , flit mos flit , ai ka filluar te insistoje per te vazhduar me mua thote do martohemi bashke , por une nuk dua , jam ftohur E para nuk di ne ja vlen edhe sikur te thote te verteten dhe e dyta se di a mund ti besoj me ? Jam shume konfuze...., e di qe secili do thote budallaqe shif jeten tende ate dua dhe une , por ndjej akoma per ate njeri... Mendoj qe nuk meritoj nje gje te tille , por fati qenka ironik.... Ju falenderoj per vemendjen dhe kohen qe harxhuat duke lexuar historine time.!
Letra 37
Pershendetje do doja nese e publikoni anonim. Gabimi me i madh i imi eshte se jam dashuruar me nusen e nje shoku .. Nuk e percjell dot kte gje .. Ajo nuk e ka problem fare .. Ndersa ai me thot shok e un u bera mbi 3 vjet qe shkoj me nusen e tij .. Nuk esht goce tille eshte shum e mire ndaj e dua por ashtu erdhi situata . Ne nentor do martoen kan dssmen . Se di ndonjeher them me mire mos martoen te shpetoim te tre.
Letra 38
Mirmbrema !!! Po ju tregoj historine time shkurtimisht ku perfshihet & gabimi me i madh i jetes time qe kam ber per kto 21 vjet .. Ahhh & dichka moos i jepni shm gojes & t beni si moralista se as1 ne kte jett nuk eshte PERFEKT jan rrethanat e jetes qe dashje padashje t shtyjne te gaboshh!!!! Isha 17vjeche & kisha 1 vit e lidhur me 1 djale , ishte lidhja ime e par kalova cdo gje me te & e doja marrezishttt , ishte ai tipi i chunave t bukur me motorr , tatto , i cmendur mbas shpejtesis & me 1 jet t zhurmshme & shm femra qe i shkonin nga mbrapa , mendoja se do ja dilja mendoja se kishte ndryshuar per mua , & se ishte i sinqert kur betohej qe isha e vetmja femer qe donte vertet ne kte jett me premtoi qe kishte hequr dore nga cdo cmenduri qe e rrethonte per mua .. & i besova , nk shihja asgje t chuditshme , derisa 1 nate teksa ai po flinte i gjej ne cel msg pafundd me llloj-lloj femrash , lloj -lloj fjalesh & ne ato momente nk e doja me veten time , e urreva me gjith shpirtt kuptova qe cdo sakrific e ber per te nuk ja kishte vlejtur .. Doja ta lendojaa , doja ta beja te vuante aty ku i dhimte m shm sic beri ai me mua , Dhe e tradhtova , po po e tradhtova me ... Shokun e ngushte !!! Nk pendohem aspak ishte dicka ne nerva e siper , e meritonte te perjetonte 1 tradhti te 2fishtt nga femra qe donte & shoku qe ishte rritur ;))
Letra 39
Pershendetje Anabel jam nje vajze 17 vjec. Kur isha 16 vjec u takova me nje djale 2 vjet me te madh i cili ishte shqiptar dhe jetonte jashte shtetit, le te themi qe u dashuruam dhe u lidhem. Gjithcka shkonte shume mire ai vinte ketej here pas here rrinim goxha kohe bashke. Muajin qe do te benim nje vit lidhje, marr vesh se ai kishte nje lidhje tjeter andej prej 2 muajsh. Gabimi im ketu? Shkova me ate pasi kishim rreth 4 muaj lidhje vetem nga frika e largesise, dmth per te pasur dicka me shume qe te na lidhte, por si perfundim ajo qe bera me gjithe shpirt, nuk sherbeu per asgje, ai mbeti po i njejti. Nuk e quaj gabim jete se jam akoma e vogel por nje gabim momenti i pamenduar mire, e quaj nje gabim i cili, te pakten, me mesoi shume gjera, me beri me te forte dhe me beri ti dalloj me mire njerezit.
Letra 40
Pershendetje! Tema e sotme me intrigon shume dhe faqja juaj me jep besim te rrefej dicka qe nuk e kam treguar kurre nen petkun e anonimatit sigurisht. Gabimi im me i madh ishte kur njoha te dashuren e vellait. Atehere isha 19 vjec. Vellai u lidh me te dhe qendruan perreth dy vjet. Ishte nje vajze e bukur, e zgjuar dhe e kendshme. Vellai e donte shume dhe ma kishte rrefyer kete gje. Ne shoqeroheshim te tre dhe kalonim bukur. Nje dite rastesisht shihemi te nje lokal. Ajo ishte me shoqen e saj ndersa une me shoket e mi. E shikoja vazhdimisht dhe prita sa vajti e tualet. Pa e kuptuar, instiktet mashkullore i mposhten instiktet vellazerore dhe e ndoqa nga pas. Pa i folur fare, e ngjita ne mur dhe e putha. Ma ktheu. Lame takim ne hotel dhe shkova me te. E vuajta shume. Nuk flija dot dhe e bukura ishte qe nuk ndalova. Takoheshim here pas here ne hotel. Sot ajo eshte e fejuara e vellait tim. Kemi nje vit qe nuk takohemi me. Nuk e di c'qe ajo qe jetova. Pasion mbase ose s'e di. Di qe me pushtoi te terin. S'jam penduar edhe pse e di qe gabova. Anonim te lutem!
Letra 41
Pershendetje! Tema e sotme na I ben te nevojshem anonimitetin.. Para 7 vitesh sapo kisha mbyllur nje lidhje 1 vjecare, te paren per mua ne cdo gje... Nje nga keto ditet e zymta qe vijuan fill pas ndarjes ne lokalin ku pinim kafen cdo dite me shoqet afer univ me pa per here te pare personi te cilit po ja ve "fajin" sot. Une as qe e kisha vene re fare. Pas rreth nje muaji me shume mundim me gjen nr e tel.Ai ishte nga veriu por qe puna e solli ne jug. Me thote se kerkon A, dmth mua... Qe smund te me harroje qe diten qe me pa, qe dinte shume gjera per mua, shume te dhena (puna ja lejonte te bente kerkime per ke te donte).Por duke qene se isha e lenduar as ja vura veshin por I thashe te me lente rehat se nuk kisha deshire per asgje ne jete, aq me pak per nje qe as e kisha idene kush ishte. Per muaj me rralle nuk ka rreshtur nga poezite e dedikimet ne mengjes sa hapja syte, ne dreke ne darke, cdo sekonde. E tek une lindi interesimi. Dreqi e mori si spo lodhet ky njeri. I thash:-Vetem se ke harxhuar kaq kohe duke ma dedikuar mua po pranoj te ta njoh surratin. Kafen e pare e piva jo me nje njeri qe se kisha njohur kurre por me nje njeri me te cilin mund te flisja si me nje shok te ngushte. U ndame si dy shok. Mirepo sms dhe telefonatat nuk rreshten kurre. Keshtu qe zgjoi ndjenjat tek une.Ai ikte vinte me takonte por vetem shok. pas 1 vit e gjysem jemi puthur. E une kolisa mbas asaj puthjes, pas atyre puthjeve te zjarrta sa here vinte. Enderroja cdo gje per te, cdo gje me te. Ajo qe me cudiste ishte se sa here vinte kerkonte te shiheshim ne darke, ose ne vende jo me shume njerez gje qe per te cilen as une qe isha goce se vrisja mendjen jo me ai! Keshtu nisa ta provokoj, nuk binte pre lehte por aq shume e kam acaruar e merzitur me sms vetem qe ti nxirrja dicka. Dhe ja ku shperthen -Isha gati te lija gruan dhe dy femijet, isha gati ti jepja jete dashurise sone qe cdo dite po ma ha shpirtin por ja qe kokefortesia jote ndoshta po e shkaterron cdo gje! Por skam per te te lene kollaj. Vetem vdekja me ndan me ty. e une do bej cdo gje per te mos te humbur.do vras do djeg do shkaterroj vetem mos te degjoj nga ty qe me harron. I them se po, cdo gje mbaroi. Mos u bej merak se skam per te te harruar kurre. Do te kujtoj gjithmone por vetem ashtu si te njoha une, jo ai qe je ne te vertet. Dhe te them te drejten nuk doja ta harroja. Ishte personi me pozitiv ne jeten time por jo i destinuar te qendronte aty!Vec zoti e di sa kam qare kur mendoja se dashur pa dashur mund te isha futur ne familjen e dikujt tjeter. Pas lamtumires mbylla cdo kontakt me te mgjth ai cdohere e gjente nr dhe me drg sms nje fjale, nje fraze nje shaka qe e kishim thene dikur, per te me kujtuar qe sme kish harruar e une nga ana tjeter mbaja e mbaj mend cdo bisede cdo sms me detaje kur e kemi derguar ku kemi qene, te gjitha te regjistruara ne koken time te shkrete. Kam 3 vjet e martuar madje jam bere dhe mami. kam nje martese ne te cilen s'me mungon gje. Gabimi??? Para nje viti komunikova per disa muaj me sms me personin ne fjale thjesht per nostalgji asgje tjeter, dhe skam fol me. I tregoj te rejat per jeten time e ai per te tijen. Qe ne zemren e tij jam ende une. kujtuam cdo pjese te atyre viteve. Jam e lumtur qe ajo gje perfundoi para se te niste, qe nuk u zhvillua kurre e ngeli vec me puthje e ndjenja njerezore... Me vret ndergjeja sa here e shikoj mashkullin e jetes sime ne sy, babain e femijes tim. Me duket tradhetia me e madhe qe mund ti kem bere. I theva besimin (edhe pse ai se di) e tani me vret cdo dite ndergjegja si arrita ta rikujtoja ate gje me burrin ne krahe. Mund edhe te me gjykoni. Ate po bej dhe une me veten! Faleminderit Anabel!
Letra 42
Gabimi me i madh i jetes??? Ehhhhh sa me dhemb...akoma edhe pas 8 vjetesh dhemb po njesoj...!!!! Mos me keqkuptoni....ndarja me te nuk me beri piken e pershtypjes....tradhetia e "shoqes" me shkaterroi!!! Nuk e doja...por per inat te vetes, te fatit e per inat te te "gjitheve"u fejova me te!! Per te gjithe ishte habia me e madhe...per mua JO!!! Ishte shpetimi nga e shkuara, shpetimi nga tmerri qe kisha perjetu deri ne ate moment, mendoja vertete se ishte shpetimi im nga gjithcka, shperimi nga humbja e nje dashurie te madhe, shpetimi nga kujtimet qe me vrisnin, shpetimin nga Dashuria e jetes time... Jetoja me "shoqen" time te ngushte ne ate periudhe...me ate shoqe qe dinte dhimbjen time, dashurine time...jetoja me ate qe e quaja moter... Jetoja me ate "shoqe" qe mu desh muaj lufte per te bindur ish-in tim qe nuk ishte e perdala qe une nuk duhej te dilja as ke dera.... Jetoja me ate "shoqe" qe mu desh muaj te tera shpjegimesh kundrejt sime meje qe kurre nuk u bind se ajo ishte shoqja besnike qe une kisha nevoje.... Jetoja me ate "shoqe" qe duhej te perballesha me gjithe shoqerine per te kundershtuar faktin se ajo ishte jo korrekte kundrejt meje!!! Jetoja me ate "shoqe" qe perfudimisht e gjeta ne krevat me ish te fejuarin tim!!! A ka me zhgenjim??? A ka me tmerr ??? Nuk besoj...e megjithate thelle, shume thelle e justifikoj!!! E justifikoj por kurre nuk mund ta fal. Nuk do mundem kurre ta fal per pabesine por gjithe jeten do e falenderoj qe me shpetoi nga Gabimi me i madh i jetes time. Nuk besoj se do mundesh ta lexosh vete kete shkrim por shpresoj qe dikush te ta trasmetoje!!! "Dollani"...sinqerisht faleminderit!!!!