Anabelizim

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin fëmijën homoseksual?

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Homoseksualiteti është një temë e cila në vendin tonë për fat të keq ende konsiderohet si tabu. Nëse do të jetonim diku tjetër me siguri as që do të na kishte shkuar ndër mend të bënim një artikull të këtij lloji. Ç’do të bënin shqiptarët nëse fëmijën do ta kishin homoseksual?

Tre ditë më parë ne në Anabel publikuam një sondazh lidhur me këtë pyetje dhe t’ju themi të drejtën rezultati na befasoi.

Duke menduar se kjo temë është ende një tabu, kujtuam se prindërit shqiptarë do t’i përgjigjeshin negativisht të gjitha pyetjeve, por ne na vjen mirë që nuk ka ndodhur ashtu.

Kur i kemi pyetur se si do të reagonin nëse djali i tyre do t’i thoshte se është gay, pjesa dërrmuese e votuesve në sondazh kanë votuar alternativën e tretë. 45% e njerëzve urojnë që asnjëherë të mos i vërë Zoti në një pozitë të tillë. Mos ka të bëjë kjo me faktin që atyre u pëlqen të fshihen pas gishtit? Ashtu duket, pasi ky lloj qëndrimi tregon frikën që ata kanë kundrejt një ndodhie të tillë. E megjithatë vlen të përmendet fakti që kjo alternativë nuk ka dominuar me një përqindje shumë të lartë. 17% e votuesve shprehen se do ta përkrahnin djalin e tyre në një situatë të tillë ndërsa 38% kanë tereguar se do të përpiqeshin ta kuptonin.

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Diferenca e ulët midis votave në alternativat e pyetjes së parë shpjegohet disi në pyetjen e dytë. Ajo që na bën shumë përshtypje është fakti që kur i kemi pyetur nëse njohin apo jo njerëz homoseksualë përqindjet mes Po-së dhe Jo-së janë të njejta. 45% e votuesve shprehen se njohin njerëz homoseksualë ndërsa 45% janë shprehur se nuk njohin. 10%-shi i ngelur përbëhet nga individë të cilët mendojnë se nuk i lidh asgjë me ata njerëz. Pra mesa duket homoseksualiteti nuk është diçka në dukje e largët e cila vazhdon të mbetet tabu për shqiptarët.

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Në pyetjen e tretë të sondazhit kemi pyetur se çfarë do bënin shqiptarët nëse vajza e tyre do t’u thoshte se është lesbike. Ajo që na pëlqen është fakti që nje pjesë e konsiderueshme e votuesve kanë zgjedhur alternativën e përpjekjes për ta kuptuar. 55% e votuesve do të përpiqeshin ta kuptonin vajzën e tyre nëse kjo e fundit do t’u tregonte se ka prirje homoseksuale. Kjo tregon se ndoshta shqiptarët e kanë më të lehtë të pranojnë homoseksualitetin e një femre sesa të një mashkulli. Megjithëse mes vajzës dhe djalit diferenca në zgjedhjen e alternativës së përkrahjes është vetëm 1%. 18%  e votuesve janë shprehur se do ta përkrahnin homoseksualitetin e vajzës së tyre ndërsa 26 % janë shprehur se në një rast të tillë do t’i kishin gjetur të bijës një burrë që të mblidhte mendjen. Mesa duket të qenit homoseksual nga shumë shqiptarë konsiderohet ende si diçka e cila relative, e cila mund të zgjidhet dhe të ndryshohet. 

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Ndërsa në pyetjet e fundit të sondazhit jemi përpjekur të kuptojmë se çfarë mendojnë shqiptarët lidhur me diskutimin e homosekualitetit tek fëmijët.

Në pyetjen e parë 59% e votuesve janë shprehur se do t’i flasin së shpejti fëmijës së tyre rreth homosekualitetit ndërsa 16% kanë treguar se një fëmijë duhet të mësojë rreth tij në mënyrë që të jetë i lirë të zgjedhë.( Me fjalën zgjedhje nuk kuptojmë zgjedhjen e preferencës seksuale duke marrë parasysh që ajo mund të jetë e lindur ose jo. Me fjalën zgjedhje nënkuptojmë qëndrimin që ky fëmijë ka dëshirë të mbajë kundrejt homoseksualitetit.) Këtu marrim parasysh edhe fëmjët të atij 29%-shi votuesish i cili ka vendosur të mos i flasë fëmijëve rreth homosekualitetit. Një fëmijë apo i ri nuk ka si ta njohë qëndrimin e tij seksual nëse nuk i flitet për të.  

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Së fundmi, nisur edhe nga debatet që kanë lindur rreth faktit që homoseksualiteti po diskutohet në shkolla, jemi përpjekur të nxjerrim mendimin që kanë shqiptarët lidhur me këtë.  45% e shqiptarëve mendojnë se në shkolla u duhet folur patjetër fëmijëve për homosekualitetin. Kësaj shifre i shohet edhe ai 23%- ësh votuesish të cilët e shohin si të nevojshëm diskutimin rreth homoseksualitetit në shkollë pasi nëse prindërit vetë nuk i flasin dikush duhet t’i flasë fëmijës rreth tij.

E megjithatë një 32%-ësh votuesish mendojnë se në shkolla duhen mësuar gjëra të tjera dhe se bisedat rreth homoseksualitetit nuk lidhen me njohuritë që duhen marrë në shkollë.

Ç’do të bënin shqiptarët nëse do ta kishin

Mesa duket homoseksualiteti në vendin tonë nuk është më një temë e cila duhet diskutuar si tabu. Duhet të jemi të vetëdijshëm që disa gjëra shndërrohen në tabu vetëm nga bisedat e shpeshta dhe mënyra e trajtimit të tyre. Nëse një gjë duhet trajtuar si normale atëherë normaliteti fillon tek mostrajtimi si diçka e pazakontë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️