Horoscope

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja ç’thonë yjet

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Gëzuar sezonin e dashit! Me ardhjen e pranverës edhe jeta juaj do të marrë një farë lulëzimi. Shijoni çdo moment të saj dhe shihni çfarë ju pret në javën që sapo kemi hyrë.

Dashi

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Zyrtarisht keni hyrë në muajin tuaj. Bëni gati që tani qirinjtë e dtëlindjes, pasi kjo periudhë ka për të qenë mjaft dinamike. Pozitiviteti dhe energjia që ju karakterizon do të dalë në pah më shumë se kurrë në këtë javë. Shijoni çfaë t’ju dalë përpara dhe mos pyesni për asgjë tjetër.

Demi

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Në këtë javë do të vini re një lloj pasigurie emocionale, por e gjitha do të kalojë shumë spejt. Falë këmbënguljes tuaj dhe dëshirës për perfeksion do të arrini të mbaroni në kohë punët që deri tani jua janë dukur si të vështira. Kjo javë është idealja për t’i kushtuar pak vëmendje njerëzve të dashur, kështu që mos hezitoni.

Binjakët

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Arti i të folurit ka për të qenë pikërisht arma që do t’ju duhet këtë javë. Kjo për shkak se do ta gjeni veten të përfshirë në debate. Mos ju jepni rëndësi, parësorja është që ju të arrini qëllimet tuaja pa u penguar nga askush dhe asgjë.

Gaforrja

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Ana financiare është e vetmja gjë të cilën këtë javë do ta shihni si problem. Megjithatë mos hezitoni t’i plotësoni vetes kënaqësitë e vogla. E mira është të keni kujdes me shpenzimet të cilat dalin jashtë buxhetit tuaj, pasi deri në fund të kësaj jave do të kaloni një periudhë të vështirë financiare.

Luani

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Kjo mbase ka për të qenë e hëna më e bukur që keni kaluar këtë fillim viti. Kjo do t’ju bëjë që të gjithë javën ta shihni me një sy më pozitiv dhe të shijoni çdo gjë që ajo ofron. Kujdesuni për njerëzit e dashur dhe kaloni më shumë kohë me ta.

Virgjëresha

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Prej disa kohësh e keni lënë pas dore veten tuaj. Këtë javë përfitoni nga rasti dhe merrni kohë për vete. Reflektoni, çlodhuni dhe përpiquni të bëni çdo gjë e cila ju bën të ndihëni mirë. Mbani mend që mirëqenia juaj është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit që ju duan.

Peshorja

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Kjo javë ka për të qenë për ju java e shoqërisë. Nuk ka për t’ju penguar asgjë që të dëfreheni me miqtë tuaj. Një njeri i lumtur është ai që është i rrethuar nga miq të mirë, kështu që mos e kaloni pa e mbajtur mend këtë shprehje.

Akrepi

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Kjo javë ka për të qenë një javë tejet intensive në aspektin e punës. Kujdesuni që të bëni mirë të gjitha gjërat të cilat eprorët ju kërkojnë pasi ky është çelësi i një karriere të suksesshme. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni asgjë që t’ju ngadalësojë ritmin e jetës.

Shigjetari

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Të menduarit është arma juaj më e fortë. Këtë javë do t’ju duhet ta përdorni logjikën për të zgjidhur diçka shumë delikate. Besojini vetes tuaj dhe aftësive që keni.

Bricjapi

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Sot një çështje financiare do t’ju shkaktojë shumë stres. Me kalimin e ditës do të kalojë edhe kjo situatë kështu që mos e shtrengoni aspak veten në raportin financiar.

Ujori

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Këtë javë do të sqaroni me veten tuaj disa situata që deri më tani ju janë dukur të dyshimta. Shfrytëzoni kohn për të bërë diçka ndryshe me partnerin tuaj. Udhëtimet dhe relaksi nuk kanë vrarë asnjëherë askënd.

Peshqit

Çfarë do të ndodhë me ju gjatë kësaj jave? Ja

Rutina e kësaj jave do të përmbyset disi nga mesi i saj. Mbase aktivitetet që lidhen me punën tuaj do t’jua mundësojnë këtë. Përpiquni të investoni energji në atë që bëni pasi koha e humbur është shumë e çmuar.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.