Anabelizim

6 videoklipe shqiptare që guxuan me skenat e nxehta!

6 videoklipe shqiptare që guxuan me skenat e nxehta!

Enca publikoi 2 ditë më parë videoklipin e saj të ri dhe me të drejtë u konsiderua si një ndër klipet më erotike të muzikës shqiptare.

6 videoklipe shqiptare që guxuan me skenat e nxehta!

Por përpara Encës, këngëtarë të tjerë kanë guxuar me skenat e nxehta, përkëdheljet, zhveshjet, momentet ‘hot’. Në një kohë kur shumica e videoklipeve bëheshin në studio të mbyllura, ja maksimumi nëpër parqe, rrëzë një peme ose duke ecur në rrugë, këta këngëtarë guxuan me skenat e nxehta.

Do të niste me Adelina Ismajlin, e cila në këngën “Sajzeza” në bashkëpunim me Elita 5 do të shfaqej me një veshje ekstravagante. Me truporen e zezë dhe me dekolte të theksuar, getat rrjetë, rripin në bel dhe flokët gërsheta të holla Adelina do të thyente çdo rregull për videoklipet shqiptare, strikte deri atëherë.

Adelina në Kosovë, ndërsa në Shqipëri do të eksperimentonte Çiljeta, e cila në këngën “Tequila” ndërronte para pasqyrës sa një veshje një tjetër teksa këndonte “Do të marr dhe një tekila, dhimbja të më kalojë”.

Do të rikthehemi edhe njëherë tek klipet e artistëve shqiptarë të Kosovës. Grupi Etnon në bashkëpunim me vokalistin e grupit NRG Band sollën këngën “Nany”. Një videoklip i mbushur me vajza që kërcenin me lëvizje provokuese ndërsa djemtë kishin një qëllim – "T’u kërkonin edhe pak seks".

Me të njëjtat skena do të vinte edhe kënga “Hey”, e prezantuar për herë të parë në Top Fest 2006.

Tjetër videoklip që bëri bujë ishte ai i “Chupa-Chupa”. Zaimina dhe Kastro mund të konsiderohen pa frikë si dy njerëz që s’i kanë me qejf videoklipet-standarde.

Pa frikë po e fusim në këtë listë edhe këngën “Më merr”. Skenat provokuese nisin me Sonin në vaskë dhe arrijnë kulmin në çastet kur këndon reperi Agon Amiga.

Sot, videoklipe të tilla janë si bukë me djathë; i sheh sapo hap televizorin apo YouTube-in dhe nuk përbëjnë më çudi. Por vite më parë, kur skena të tilla konsideroheshin tabu, këta këngëtarë guxuan t'i bënin pjesë të këngëve të tyre!

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb