Njerëzit janë të ndryshëm, jemi dakord, por kur vjen puna tek format e grindjeve me të dashurin, ne vajzat nuk ndryshojmë aq shumë. Është një formulë, disa shprehje që nuk mungojnë asnjëherë në asnjë zënkë dhe kur ai i dëgjon, përfshihet nga një afsh i nxehtë, ethe dhe djersë të ftohta dhe e di mirë se është në telashe.
Fillojmë me të parën, pyetjen që e bën viktimën të dojë të futet nën dhe:
S’kam asgjë!
Ai e di që ti ke diçka. Ti s’ke thënë dy fjalë gjithë natën, nuk qesh me shakatë e tij dhe përfiton nga çdo rast për të thumbuar pa mëshirë. Ai e nuhat këtë, përpiqet ta shmangë pyetjen ‘çfarë ke’ se e di mirë që e ke diçka dhe do bëhesh histerike, por ti s’ja jep këtë kënaqësi. Dhe thua të përhershmen. ‘Asgjë s’kam, ça mund të kem? Ke bërë gjë ti që të mërzitem unë?’ Por ai këmbëngul që të tregohesh e sinqertë dhe aty vjen bomba e radhës.
E di si është puna?
Ai mund ta dijë, mund të mos e dijë dhe ç’është e vërteta mund edhe të mos dojë ta dijë. Por thënë kjo shprehje ne kemi bërë gati listën e ankesave dhe nuk do të ndalojmë derisa të shfrymë të gjithë inatin e akumuluar. Ai bën gabimin e tmerrshëm…justifikohet.
Po ti seriozisht e ke?
Ku e gjeti guximin ky të kthejë fjalë? Ti i prisje këto kundërpërgjigje dhe s’e ke aspak problem t’i hedhësh poshtë. Si buka me djathë, do ta bësh të pendohet që ngriti krye.
Ty të lumtë! S’ke faj fare ti, të gjitha fajet i kam unë
Kjo shprehje e ndrydh kundërshtarin dhe e bën të tulatet nga frika se ti ke thurur një plan dashakeq. Ai e di që ti s’mendon se ke faj për çështjen në fjalë. Ajo po përpiqet të thotë që ka faj se të do, ka faj se të beson dhe të kushton ty të gjithë kohën dhe energjitë e saj. Ky është gabimi i saj më i madh, dashuria.
Bëj ça të duash!
Ai e di shumë mirë që s’mund të bëjë ç’të dojë. Zemër do dal me çunat në darkë. Ti me qetësinë më të madhe i thua ‘bëj ça të duash’, po mos e dhëntë Zoti të dalë, se me ty s’ka shaka. Ose një ‘bëj ça të duash’ në mes të një sherri do të ishte vrastar. Kur ti i thua që të bëjë ç’të dojë, ai do mendojë se ti heq dorë nga kjo lidhje, nga kjo dashuri dhe s’të intereson më çfarë ndodh me të.
Aman se s’kam nerva
S’ke nerva? Ti e hape këtë diskutim, ti ishe shumë entuziaste për t’u zënë. Ty s’të zinte gjumi në darkë se mendoje me çfarë argumentash do ta shkatërroje të nesërmen. Dhe pasi kë thënë gjithçka, thua se s’ke më nerva?
Aaa ok pra, e paskam pas unë gabim!
Sigurisht që ti s’mendon se e ke gabim. Është një tjetër taktikë. Duke marrë përsipër fajin ti je e mira në këtë lidhje. Pasi i ke thënë atij 1000 të zeza dhe e ke fajësuar për të gjitha gjërat që s’kanë funksionuar në lidhjen tuaj ti merr përsipër fajin. Ata janë kaq të brishtë sa ulin kokën menjëherë pas kësaj dhe dorëzohen. ‘Jo ti ke të drejtë, fajin e kam unë. Po ti e di që të dua dhe s’dua të zihemi.’
;) toke shoqe.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.