Health

6 arsye pse periodat ju vijnë më herët se zakonisht

6 arsye pse periodat ju vijnë më herët se zakonisht

Kur ke cikël të rregullt menstrual, ardhja e periodave më herët se zakonisht bëhet diçka shqetësuese. Në këtë rast frika e ndonjë çrregullsie apo shtatëzanie është ajo që shoqëron pjesën më të madhe të femrave. Sipas specialistëve ka një sërë arsyesh të cilat shkaktojnë ardhjen e parakohshme të menstruacioneve. Më poshtë po rendisim vetëm 6 nga këto arsye:

Dieta

Çrregullsitë në ciklin menstrual kur ju ndiqni një dietë janë të pritshme. Fakti që trupi juaj ka ndryshuar mënyrën e të ushqyerit bën që sistemi juaj i riprodhimit të ndryshojë edhe ai zakonet e tij.

Medikamentet

Nëse po merrni medikamente mjekësore atëherë me shumë mundësi ju do të pësoni edhe një farë çrregullsie të ciklit tuaj menstrual. Specialistët tregojnë se medikamentet mjekësore kanë tendencën për të holluar gjakun dhe kjo bën që menstruacionet tuaja të vijnë më herët seç e keni parashikuar.

Stresi

Stresi është një faktor kyç ndikues në ciklin menstrual. Stresi ndikon në luhatjen e hormoneve dhe rrjedhimisht edhe në çrregullimin e ciklit.

Pilula e emergjencës

Nëse disa ditë para periodave vendosni që të merrni pilulën e emergjencës, atëherë me shumë mundësi periodat do t’ju vijë më herët. Trupi juaj pas marrjes së këtij medikamenti ka tendencën për të nxjerrë jashtë tij çdo gjë të huaj.

Menopauza

Sigurisht që hyrja në menopauzë shoqërohet me çrregullime të ciklit. Ardhja e periodave më shpejt apo më vonë ndodh si pasojë e këtyre çrregullimeve.

Burimi: Hellogiggles

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb