Një njollë e papritur ka fuqinë të të prishë gjithë mbrëmjen. Ti je veshur dhe për 5 minuta do dalësh, por sheh që fustani u bë me krem pudër dhe o Zot!
Mos përhapni panik! Më mirë mësoni gjithë gjërat më të çuditshme që mund t’ju vjnë në ndihmë për të hequr njollat.
1. Ëmbëlsues artificial
Nëse mbi veshjen tuaj pikon vaj, përdorni menjëherë ëmbëlsuesin artificial. Sheqeri diabetik do të ndihmojë që vaji të mos absorbojë më tepër në to. Kështu që një me vete duhet gjithnjë!
2. Qumështi
Për te hequr njollat e bojës nga rrobat me ngjyrë një dush me qumësht do të zgjidhë punë. Lereni rrobën në të gjatë natës dhe të nesërmen njollat janë zhdukur.
3. Pasta e dhëmbëve
Këmisha e preferuar u bë me bojë dhe thjesht të vjen për të qarë kur e sheh! Merrni pak pastë dhëmbësh dhe provojeni me të. Në fillim lyejeni njollën dhe lëreni për pak. Pasi ta shpëlani me ujë do të shihni që njolla as që duket më.
4. Buka
Merrni pjesën e butë të bukës dhe fërkoni njollat me të. Pastaj lani veshjen. Buka është gjithashtuu e mirë edhe për njollat që lë buzëkuqi.
5. Shkumë-rrojë
Shkuma e rrojes mund të heqë edhe salcën e domates. Përhapeni atë kudo në pjesën e njollave dhe lëreni derisa të thahet. Pastaj mund ta lani normalisht.
6. Coca-Cola
Mund të ndodh në çdo moment. Ti papritur vritesh dhe nga plaga nis të del gjak. Besojeni ose jo, shenjat e gjakut në rroba hiqen fare lëhtë nëse i lyeni ato me kola. Brenda natës do të jeni zhdukur. Duket çmenduri, por funksionon.