Nëse ndonjëherë keni menduar se xhelozia është normale në një lidhje, keni të drejtë. Nuk jeni dhe aq të çmendur sa ju thonë. Ekspertë të lidhjes thonë se nëse je qënie humane ke qenë se s’bën njëherë xhelozë në jetën tënde.
Por gjithçka ka masë. Nëse vazhdimisht je ajo që i nis ti sherret sepse ish-i i të dashurit tënd vazhdon t’i pëlqejë fotot e tij të Instagram-it, bëni kujdes. Lidhja juaj është në fije të perit nëse vazhdoni me këtë ritëm.
Para se xhelozia të shkatërrojë gjithçka bëni mirë të kujtoni këto 7 gjëra.
1. Qetësohuni
Para se të nisni një krizë xhelozie, merrni frymë thellë. Xhelozia ndonjëherë është një miks i komplikuar ndjesish që vijnë nga perceptimet që bëjmë ne rreth sjelljes së partnerit. Në vend që të krijosh skenare në kokën tënde, bëj një dush, një shëtitje ose fli gjumë. Pasi t’i kesh bërë të gjitha këto, bisedo me të dhe thuaji çfarë ke. Me qëtësi!
2. Kujdes me ofendimet!
Një zënkë mund të degradojë shumë lehtë, por ç’vlerë ka? Në vend që të ofendoni njëri- tjetrin, më mirë thuaja troç që je mërzitur për flirtet e tij mbrëmjen e kaluar.
3. Vendos disa kufij në sjellje
Nëse i dashuri jot ka një nevojë të pashëndetshme për vëmendje nga të tjerët dhe kjo po të lëndon, bën mirë t’i vendosësh pikat mbi ‘i’. Xhelozia nuk do të çoj asgjëkundi.
4. Shiko veten në pasqyrë!
Në të shumtën e rasteve, xhelozia është problemi jot- nuk është faji i asaj koleges që e uroi atë për ditëlindje në Facebook. Çfarë do të thotë që je xheloz? Që nuk ndihesh e bukur mjaftueshëm, apo e aftë sa duhet? Ndonjëherë padashur xhelozia lidhet me vetëbesimin e ulët, kështu që kujtohuni pak kush jeni.
5. Mos lejo që eksperiencat e vjetra të dëmtojnë lidhjen aktuale
Nëse dikur të kanë tradhtuar s’do të thotë që pasojat duhet t’i vuajë i dashuri aktual.
6. Mos e lër frikën të fitojë.
Xhelozia lidhet gjithashtu me frikën e humbjes. Kujtojini vetes çfarë ka bërë ai për ty dhe sa herë e ke ndjerë që të do.
7. Jepi vetes pak dashuri
Të themi të vërtetën xhelozia është ndjesia më e keqe në botë. Duajeni pak më shumë veten. Merruni me të, bëjini disa komplimente në ditë dhe kujtoni që po vjen vera. Ai trup s’bëhet me magji.
Kush ka kohë për xhelozira?
Burimi: Women’s Health