Metropolitan

Ç’na duhet feminizmi, kur nuk dimë të sillemi me njëra-tjetrën.

Ç’na duhet feminizmi, kur nuk dimë të sillemi me

U zgjova sot si pa alarm dhe thashë po shtyj edhe pak kohë në krevat duke lexuar çfarë nuk kisha patur kohë të lexoja këtë javë. Ç’mu desh, se padashje rizgjova “kuçedrën” brenda meje, nëse do të quaj të gjithë atë zemërim të akumuluar prej kaq kohësh, nga retorika që përdorin në shtyp gratë publike ndaj njëra-tjetrës.

E fundit, ishte një postim i avokates së shtetit Alma Bejte Hicka e cila në reagimin e saj ndaj një shkrimi të koleges sime Mira Kazhani, e ndjeu me patjetër të nevojshme që të theksonte faktin që Mira s’ka nga të kuptojë ca gjëra për barazinë e grave mes burrave, sepse “duket që s’ka sjellë jetë kjo” dhe në fund duke përdorur të njëjtën tendencë, vijon të thotë se s’mund të vazhdojë më gjatë të flasë për detyrimet e një çifti në familje sepse “bukoset Mira a.k.a. gruaja pa fëmijë.”

Unë kam dy fëmijë e personalisht nuk u ndjeva e ofenduar nga shkrimi i Mirës, edhe pse nuk mund të them se ishte shkrimi më i mirë i saj, pasi dukej që i kishte rënë shkurt argumentave.

Por atje nëpër rreshta, dalloja të njëjtin argument që edhe shumë feministe, edhe shumë nga ato “qëniet hibride” që avokatja e shtetit i paska shumë siklet, si e vetë-deklaruara feministja transgjinore Camille Paglia pohojnë: Që po i zhvasim burrat nga maskiliniteti dhe po u kërkojmë më shumë sesa u takon nga natyra.

Por gjithsesi, kjo nuk është arsyeja pse  “kuçedra” brenda meje ka kaq kohë që fryn flakë e unë mundohem t’i hedh ujë, e zhgënjyer nga mungesa e një retorike frymëzuese në diskutime mes grash publike.

Por fatkeqësisht nuk jam e gatuar të hesht për shumë gjatë dhe marr seriozisht çdo sjellje publike nga njerëz publikë pavarësisht se sa “të çmendur”, “budallenj”, “histerikë” “sipërfaqësorë” apo “pa nivel” mund t’u duken të tjerëve.

Aq më tepër kur shoh se si vijon brutalisht një serial diskutimesh sipërfaqësore -diskutim është fjalë e madhe, por nuk dua ta quaj as “sherr” si tituj portalesh –  të cilat qëllimisht ose prej padijes anashkalojnë thelbin dhe përfundojnë në disa përcaktime që na kthejnë në pikën 0, duke i mëshuar (nga vetë këto gra) harbutërisht faktit që një grua matet vetëm me aparencën dhe funksionin e mitrës.

Feminizmi, kjo fjalë që na qarkullon nëpër media e diskutime panelesh, është për këto gra si avokado apo sushi: diçka e huaj, e modës dhe interesante për t’u fotografuar në instagram.

Por nga e gjithë eksperienca ime në debate dhe ajo çfarë lexoj, kuptoj që diskutimet feministe as nuk na kanë hyrë në lëkurë, për ne feminizmi është ende mish i huaj, përderisa në rastin më të parë, përdorim ndaj njëra-tjetrës armët që historia e feja ka përdorur për të na mbajtur inferiore ndaj gjinisë mashkull.

Trishtimi im më i madh është se sa herë përfshihem në një debat publik, asnjëherë nuk marr në kthim një replikë që do të më interesonte ta zhvilloja në një diskutim konstruktiv dhe frytsjellës jo vetëm për të dyja palët e përfshira, por edhe për lexuesit.

Më kanë sharë publikisht e nëpër telefona gra të njohura se s’kam gjini, se s’duhet të dalë e të tregojë fytyrën time në ekrane, se s’jam model i mirë për gratë, se s‘jam nënë shembullore, se shaj me fjalë të pista, se nuk e dua burrin, se jam shtrigë, se kam pasur puçrra, se jam depresive dhe fatkeqësia në të gjithë këto “sulme” qëndron në faktin se “akuzuesja” pa dallim niveli intelektual apo klasor, ka qënë e paaftë të kuptojë faktin që këto nuk janë sulme ndaj meje, por ndaj vetes së saj. Logjika e përdorur për t’u larguar nga thelbi i debatit, të çon automatikisht në një vend të errët brenda këtyre vajzave e grave, ku vlerën e vetes si femër e masin me standarte sipërfaqësore, duke refuzuar të kuptojnë që përtej një fytyre, një mitre, një gjendjeje civile, zien një eksperiencë jetësore e mbushur me opinione, njohuri, pasione, zhgënjime, emocione, gabime, të cilat formojnë individin dhe bëjnë që ofendimet standarte fizike apo biologjike, të mos përbëjnë sens.

Nuk jam përgjigjur kurrë këtyre sulmeve sepse nuk kam ditur se si dhe as nuk ja kam ndjerë nevojën, për aq kohë sa thelbi i argumenteve të mia nuk kishte asnjë lloj pikë-takimi me përcaktimet e tyre ndaj meje.
E nisa me veten, por siç thashë pak më sipër, kam gjithë këto kohë që përpiqem të gjej një debat të rafinuar, të lexoj një retorikë interesante midis dy grave publike, që mbështetet tërësisht në argumente të cilat rrotullohen rreth një argumenti kryesor të parashtruar.

Mira Kazhani sjell një argument në mbrojtje të burrave, avokatja e shtetit ja kthen “Ti s’di gjë se s’ke fëmijë” a thua se ato që kanë fëmijë, dinë absolutisht gjithçka mbi sjelljet tona shoqërore.

Këngëtarja Rosela Gjylbegu shprehet se nuk i pëlqen Enca dhe Enca ja kthen se Rosela i duket si gjyshe, a thua se mosha na përcakton suksesin! Por nga ana tjetër, nuk mund ta mbrojë deri në fund Roselën, kur një kritikë ndaj gjykimit të Olti Currit e banalizon në një përcaktim fizik “balenë”, a thua se të shëndoshët nuk duhet të flasin.

Ilda Beljeri kishte të gjithë mundësinë e një retorike interesante ndaj sulmit të Mustafa Nanos për veshjen e saj, por u trishtova kur postoi komentin e një anonimi që përmendte të kaluarën “fshatare” të Muç Nanos, a thua se të lindurit jashtë kryeqytetit, nuk kanë opinion mbi pamjen femërore. Që natyrisht më shtyu të pyes veten: “Çfarë parametrash socialë duhet të ketë një njeri që të gjykojë veshjen e dikujt tjetër?” Pra, sërish përgjigja nuk qëndronte tek thelbi, por tek sipërfaqja.

Nuk guxon të thuash diçka për pamjen e Bleona Qeretit, e cila dukshmërisht në karrierën e saj i jep prioritet veshjeve tejet ekspozuese dhe del në televizionin kombëtar Klan (Zonë e Lirë) vetëm për të vërtetuar që ka vithe natyrale, sepse përgjigja e saj më shumë se fyese, është e dëshpëruar, pasi u kthen reston e akuzave për “dashnorë” -që ajo ka mbajtur mbi supe përgjatë shumë viteve- dhe të cilat në vend që t’i luftojë, i përforcon duke i përdorur si armë ndaj vajzave të tjera.

Një feministe si Sevim Arbana, zbuti tonet e saj në Top Show ndaj përcaktimit “buzëviçe” që ajo kishte bërë ndaj vajzave që dalin me buzë të mbledhura në foto, për të shpjeguar atë që ajo duhet ta shpjegonte me elokuencën e një intelektualeje në Facebook-un e saj, e jo të turbullonte edhe më, ujërat tashmë të ndotura të mllefit e ofendimeve që femrat bëjnë ndaj njëra-tjetrës.

Dhe së fundmi, edhe unë (për të disatën herë) u zura ngushtë, kur një shkrim i imi për memorjen e shkurtër të këtij populli që i jepte “mijëra likes” një fotoje të të vesë së një udhëheqësi mercenar si Enver Hoxha, postuar në instagramin e nuses së familjes Hoxha, Rezarta Shkurta, u pasua nga një replikë që niste me martesën time dhe faktin që unë nuk doja burrin. Si mund të replikoja ndaj një komenti për jetën time private pa kurrfarë lidhjeje me historinë e 3 milionë shqiptarëve?

Dietologia Blerina Bombaj krijoi një kaos të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale pas publikimit të regjimit të ri ushqimor nëpër kopshte, të hartuar nga vetë ajo, por ajo që më neveriti, ishin komente grash të cilat vlerësonin punën e Bombaj si dietologe, në bazë të parametrave të saj fizikë. Më gjeni ju lutem lidhjen mes një tipari të fytyrës (që këtyre grave nuk u pëlqente) dhe tërshërës!

Debati mes grave publike është aq i mjerë, saqë kur shoh ndonjë replikë interesante si ajo e Ema Andreas ndaj regjisorit Genti Kame që e shau “kurvë e Edi Ramës” entuziasmohem dhe madje, dëshpërimisht, fantazoj që të përfshihem edhe unë në një debat me Emën, nëse ajo do t’i qëndronte asaj lloj replike që përmbahej tek diskutimi thelbësor .

Nuk kanë faj mediat që klasifikojnë çdo “përplasje” mendimesh mes grave publike si “sherre” sepse fatkeqësisht në mos të dyja, një palë do ta çoj diskutimin në llojin e lajmeve të JOQ “Shikoni si zihen gocat gjimnaziste në rrugë!”

Në këtë aspekt, unë sërish argumentoj që në Shqipëri nuk ka feminizëm, nuk ka asnjë lloj qasjeje ndaj feminizmit, nuk ka asnjë lloj përpjekjeje dhe dëshire për t’u vetë-identifikuar si Grua dhe jo si Objekt dhe për t’iu kthyer feministes anti-feministe time të preferuar, Camille Paglia, edhe unë besoj se gratë publike në këtë vend (por edhe gratë jo-publike) duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të kuptojnë që janë mendimet dhe përcaktimet që kanë për veten, shkaku dhe pasoja dhe nuk është faji i burrave.

Nëse një grua ankohet se gjykohet për veshjen, trupin, zgjedhjet e saj seksuale, se në këtë vend mungojnë gra të mençura apo debati konstruktiv dhe me të njëjtën armë paragjykimi sulmon të tjerat, atëherë ajo meriton përshtypjen që të tjerët kanë për të dhe shoqërinë së cilës i përket.

Unë e para nuk dua të asociohem me këto lloj grash, nuk dua të dalë në mbrojtje të tyre dhe nuk dua të përfaqësohem nga to. Më mjaftojnë të gjitha ato vajza e gra të panjohura që më frymëzojnë çdo ditë me mendimet e tyre brilante dhe lirinë e tyre individuale.

 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Dalina Buzi
Kryeredaktore

REELS

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?