Anabelizim

4 lokale në Tiranë ku mblidhen të gjithë njerëzit më 'cool'

4 lokale në Tiranë ku mblidhen të gjithë njerëzit

Tirana është metropoli në të cilin jetojmë. Një vend plot gjallëri dhe skuta për tu eksploruar. Në këtë shkrim jemi përpjekur t’ju sjellim në vëmendje 4 lokale që kanë bërë më të larmishme jetën e natës së kryeqytetit shqiptar. Me një koncept të ri për atë që ofron një kafene, bar apo pub këto 4 skuta kanë arritur që të bëjnë bashkë kulturën me dëfrimin.

 

1. I pozicionuar afër Piramidës “Komiteti” është një ndër këto vende. Me një arredim i cili shumëkujt do t’i kujtonte shtëpinë e vjetër, hapsira e Komitetit është një copëz nostalgjie në Tiranën që po ndryshon dita- ditës. Si do t’ju dukej që shoots-at me tekila t’i zëvendësoni me raki shqiptare? Raki, verë shqiptare dhe biseda miqësore të cilat thyejnë tabu-të. “Komiteti” më shumë se një lokal është një skutë kulturore për këdo që kërkon të njohë më mirë Tiranën dhe Shqipërinë.

 

Të dehun nga rakia dhe dashnia....?

A post shared by Komiteti Kafe Muzeum (@komiteti_kafe_muzeum) on

2. E keni menduar ndonjëherë sa kulturë të larmishme kemi ne si popull? Pikërisht për këtë arsye duam t’ju propozojmë një vend i cili ka arritur të bëjë bashkë një miks kulturash. Muzikë fantastike live, stand up comedies dhe çdo gjë tjetër që ju ka dashur zemra mund ta gjeni tek “Tulla”. E pozicionuar në rrugën Hiqmet Delvina, Tulla është një tjetër skutë e cila nuk duhet kurrësesi t’ju shpëtojë pa u vizituar.

3. Nëse jeni të apasionuar pas muzikës Jazz dhe letërsisë, “Hemingway Bar Tirana” duhet patjetër të shndërrohet në cepin tuaj metropolitan të preferuar. Një mal me evente, muzikë të mirë dhe mbi të gjitha letërsi kanë arritur ta bëjnë këtë vend të dallueshëm dhe të preferuar. Afër qendrës së Tiranës, ky bar është një qoshe perfekte nëse jeni një shpirt i lirë.

4. I katërti në këtë listë është "Destil". Përveçse një vend në të cilin mund të kaloni kohën tuaj të lirë është edhe një hapësirë e denjë për të shijuar aktivitete kulturore. I fokusuar tek arti pamor por jo vetëm, Destil arrin t’i ofrojë vizitorëve një kohë të kaluar ndryshe. Ekspozita pikture, netë Live dhe mbi të gjitha rehatllëk. I pozicionuar afër “Liceut Artistik”, Destil është një tjetër vend që duhet ta vizitoni për të njohur më mirë Tiranën.

 

Sahaja Yoga #meditationevening

A post shared by Destil Hostel (@destilhostel) on

Pra nëse po mendoni të dilni këtë fundjavë këto 4 skuta janë idealet.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb